E diel, 2 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Bashkimi Evropian publikon planin e ri të masave për ndryshimet klimatike

16 Dhjetor, 2021
në Politika
A A
0
Bashkimi Evropian publikon planin e ri të masave për ndryshimet klimatike

Bashkimi Evropian ka publikuar një draft propozimesh për ndryshimet klimatike të cilat synojnë t’a shndërrojnë deri në 2050, ekonominë e BE në një ekonomi pa karbon .

Në 14 korrik u prezantuan, një sërë projekt-propozimesh, për të cilat ende pritet miratimi nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe parlamentit të BE-së.

Projektet, përfshijnë plane për taksimin e karburantit të avionëve dhe ndalimin e shitjeve për mjetet me benzinë dhe naftë, brenda 20 viteve. Megjithatë, propozimet mund të kërkojnë vite negociatash.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehet se: – “Duke vepruar tani ne mund t’i bëjmë gjërat në një mënyrë tjetër…zgjidhni një mënyrë më të mirë, më të shëndetshme dhe më të begatë për të ardhmen. Është detyra e çdo brezi, për të siguruar mirëqenie, jo vetëm për brezin tonë, por edhe për fëmijët dhe nipërit tanë. Evropa është gati të udhëheqë procesin.”

Masat e propozuara, ka gjasa të rritin faturat e energjisë të familjeve si edhe të rrisin koston e fluturimeve në BE. Ndihma financiare do të jetë në dispozicion për njerëzit që të izolojnë dhe të bëjnë ndryshime të tjera afat-gjata në shtëpitë e tyre.

Pritet të ketë kundërshtime nga disa krerë të industrisë, të tillë si linjat ajrore dhe prodhuesit e makinave, si dhe nga vendet anëtare lindore të cilat mbështeten shumë në përdorimin e qymyrit në industri.

Diplomatët e BE-së theksojnë se, suksesi i paketës do të varet nga aftësia e BE për të vepruar në mënyrë realiste dhe të ndershme me shoqërinë, duke mos dëmtuar ekonominë. “Qëllimi – shprehen ata, është kalimi i ekonomisë në një stad të ri, jo ndalimi i saj “.

Masat që cilësohen si plani më ambicioz i BE për adresimin e ndryshimeve klimatike, njihen si paketa legjislative “Fit for 55” ( Të aftë për 55), sepse synojnë ta vendosin bllokun në rrugën e duhur, drejt përmbushjes së objektivit të saj, për reduktimin me 55% të shkarkimeve deri në 2030, , krahasuar me nivelet e 1990.

“Fit for 55” pritet të përballet me muaj negociatash, me vendet anëtare dhe jo-anëtare, me kujdesin që politikat e reja të mos rrisin kostot për konsumatorët.

Komisioni është i sigurt se në vend të turmave të protestuesve me jelek të verdhë nëpër rrugë, qytetarët do të jenë të gatshëm të paguajnë një çmim për ajër më të pastër, shkarkime më të ulëta dhe stil më të qëndrueshëm jetese. Ndërkohë që, pjesa tjetër e botës do i ndjekë me interes këto ndryshime./ BBC News

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Rrugët që BE-27 duhet të ndjekë për arritjen e objektivit e 1,5°C të Marrëveshjes së Parisit

Rrugët që BE-27 duhet të ndjekë për arritjen e objektivit e 1,5°C të Marrëveshjes së Parisit

Veprimi global për të përmbushur objektivin afatgjatë të temperaturës të Marrëveshjes së Parisit mbetet i pamjaftueshëm. Rritja e ambicieve për...

Gjykata Supreme e ShBA kufizon pushtetin e Biden për të reduktuar shkarkimet e gazeve serë në atmosferë

Gjykata Supreme e ShBA kufizon pushtetin e Biden për të reduktuar shkarkimet e gazeve serë në atmosferë

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ka humbur një pjesë të kompetencave të saj për të reduktuar shkarkimet e...

COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

Mbretëria e Bashkuar po mban një samit që shihet si vendimtar për vendosjen në kontroll të ndryshimeve klimatike. Takimi në...

Postimi pasardhes
Vlerësimi i ndikimit të përmbytjeve në rajonin e Shkodrës

Vlerësimi i ndikimit të përmbytjeve në rajonin e Shkodrës

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Komunën e Bushatit, Shkodër

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në Komunën e Bushatit, Shkodër

“Dita e Deficitit Ekologjik të Tokës – 29 korrik 2021

"Dita e Deficitit Ekologjik të Tokës - 29 korrik 2021

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al