E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Orkideja “e zhdukur”, gjendet në një çati të gjelbër në Londër

19 Korrik, 2021
në Kuriozitete
A A
0
Orkideja “e zhdukur”, gjendet në një çati të gjelbër në Londër

Një lloj i rrallë orkidésh që konsiderohej e zhdukur në Mbretërinë e Bashkuar, u zbulua kohët e fundit në çatinë e një ndërtese biznesi në qytetin e Londrës.

Serapias parviflora, e njohur edhe si orkidé me lule të vogla në formë gjuhëze, u gjet në një kopsht, i cili ndodhet në çatinë e katit të 11-të bankës japoneze Nomura. Zakonisht kjo bimë, lulëzon në pellgun e Mesdheut dhe në bregdetin atlantik të Francës, Spanjës dhe Portugalisë. Kjo ёshtë hera e dytё që ajo gjendet në Mbretërinë e Bashkuar. Individёt e fundit të saj, (para zhdukjes) u gjetën në vitin 1989, në Cornwall, por disa vite më vonë, në 2009, kjo popullatë u zhduk si rezultat i keq përdorimit të tokës. Kështu që, popullata prej 15 bimësh që ndodhet aktualisht në Londër besohet të jetë e vetmja në Mbretërinë e Bashkuar.

One of the small-flowered tongue orchids in Nomura’s garden
Foto nga Nomura; Serapias parviflora

Këto bimë rriten rreth 30 cm dhe zakonisht kanë nga 3 deri në 12 lule të vogla, ngjyrë portokalli.

Mark Paterson, menaxheri i kopshtit, ishte personi që zbuloi këtë specie, gjatë një kontrolli mujor rutinë.

Nuk dihet se si mbërritën këto orkidé, shprehet Paterson. Por një mundësi mund të jetë nga transporti i farave nëpërmjet erës, kjo për arsye se farat e tyre janë jashtëzakonisht të vogla dhe mund të udhëtojnë përmes erës në distanca të mëdha. Është e mundur që bimë të tilla të egzistojnë në një rajon tjetër të kontinentit dhe erërat jugore mund t’i kenë sjellë farat e tyre këtu në kryeqytet.

Ose, mundësia tjetër, është se farat mund të kenë qenë në tokën që u përdor për krijmin e kopshtit, më shumë se një dekadë më parë. Arsyeja që kjo bimë u shfaq në këtë moment, duhet të jenë, kushtet jo të favorshme të mjedisit që kanë mbizotëruar gjatë viteve.

Majk Uoller, një ekolog dhe bashkë-autor i “Orkidétë e Britanisë” tha:-“Të gjesh koloninë e dytë të kësaj lloj orkidéje në Britani është emocionuese në vetvete, por t’i gjesh ato në një çati të gjelbër në qytetin e Londrës është e jashtëzakonshme. Kjo është një dëshmi e qartë se me durim dhe me dedikim, edhe vendet më të pamundura mund të bëhen strehë për shumë specie të egra apo të rralla të botës.”

Por, pavarësisht ngazëllimit tё pёrgjithshёm për këtë zbulim, disa botanistë ndihen të shqetësuar për këto specie që vijnë nga vende me klimë më të ngrohtë, ndёrsa rritja e temperaturave vijon. Ata shpjegojnë se megjithёse një ngjarje shumë interesante ёshtё dukuri qё ka një lidhje të thellë me ndryshimet klimatike dhe veçanërisht me përshtatshmërinë ndaj tyre.

Serapias parviflora është një nga shumë bimët mesdhetare, që po kolonizojnë Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë popullatën e tyre. Një fenomen i cili tregon se si natyra dhe përbërësit e saj po reagojnë ndaj këtyre ndryshimeve në mjedis.

E ndёrsa bota e natyrёs sё gjallё po reagon me shpejtësi ndaj presionit të ndryshimeve klimatike, ne njerëzit, mbetemi kryesisht të pavetëdijshëm për to./ The Guardian

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Breshkat e detit të pranishme në bregdetin shqiptar prej ngritjes së temperaturave

Breshkat e detit të pranishme në bregdetin shqiptar prej ngritjes së temperaturave

MEDASSET – Shoqata Mesdhetare për Ruajtjen e Breshkave të Detit Sfondi i përgjithshëmBreshkat e detit nuk janë një specie tipike...

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Indonezia u zotua në samitin e fundit të klimës COP26 se emetimet e saj të gazeve serrë do të arrijnë...

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel për fizikë, për punën që gjeti rregull në “kaosin” në dukje, duke ndihmuar në shpjegimin...

Postimi pasardhes
Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

Mbjellja e pemëve, zbut ndikimin e ndryshimeve klimatike

Mbjellja e pemëve, zbut ndikimin e ndryshimeve klimatike

Bimësia pyjore e vendit tonë në rrezik zhdukje, prej ndryshimeve klimatike

Bimësia pyjore e vendit tonë në rrezik zhdukje, prej ndryshimeve klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al