E enjte, 2 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

15 Qershor, 2021
në Shëndeti
A A
0
Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

Ndryshimet klimatike dhe pasojat e tyre (valët e të nxehtit apo përmbytjet), pritet të shkaktojnë jo vetëm dëme në infrastrukturën e qyteteve, por edhe në shëndetin e popullatës.

Kjo përbën arsyen pse vlerësimi i shpërndarjes së zonave të gjelbra urbane merr një rëndësi të posaçme, pasi ndikon në përmirësimin e situatës lidhur me sipërfaqet e gjelbra urbane dhe sigurinë e shëndetit të qytetarëve, si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Një studim i kryer së fundi për qytetin e Tiranës, fokusohet ne dy çështje kryesore: a) përcaktimin e sipërfaqes së gjelbër dhe shpërndarjen e saj në Tiranë, si dhe b) në marrëdhënien mes hapësirave të gjelbra dhe treguesve shëndetësorë dhe mjedisorë.

Në këtë studim, vlerësohen sipërfaqet e mbuluara me gjelbërim në 11 njësi administrative të Tiranës, bazuar në foto të vitit 2015, siguruar nga ASIG (Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor). Gjithashtu, në të vlerësohet sipërfaqja totale e gjelbër dhe shpërndarja sipas njësive administrative në Tiranë, marrëdhënien mes hapësirës së gjelbër dhe vetëvrasjeve, si dhe zhurmat dhe ndotja e ajrit në distanca të ndryshme nga pikat e monitorimit.

Pas përllogaritjeve të kryera studiuesit arritën në disa përfundime.

Mbi 27% e sipërfaqes së qytetit të Tiranës është e mbuluar me gjelbërim, por shpërndarja e sipërfaqeve të gjelbra mes njësive administrative është heterogjene dhe në kufij që variojnë nga 15% deri 40%;

Studimi konstatoi se me rritjen e gjelbërimit zhurmat kishin një tendence të rënies apo zvogëlimit;

Po ashtu, u vu re se rritja e sipërfaqeve të gjelbra uli ndjeshëm sasinë e ndotjes në ajrit, me gjithë rritjen e distancës nga pikat e monitorimit.

Për sa i përket marrëdhënies midis gjelbërimit dhe normës së vetëvrasjeve në përgjithësi nuk u vërejtën tregues të rëndësishëm, me përjashtim të njësive administrative më të urbanizuara; megjithëse të dhënat e gjeneruara u bazuan vetëm në një kampion të limituar. Për këtë arsye, autorët rekomandojnë se nxjerrja e përfundimeve për këtë marrëdhënie duhet vlerësuar më me kujdes.

Studim analizon marrëdhënien dhe tendencat mes sipërfaqeve të gjelbra dhe treguesve të ndryshëm shëndetësorë dhe mjedisorë, të cilat mund të jenë tepër të dobishme për sa i përket planifikimit dhe menaxhimit më të mirë të hapësirave të gjelbra në të ardhmen.

Autor: Prof.Asoc.Dr. Zydi Teqja

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

COP27: Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

COP27: Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

Sipas gjetjeve të një botimi mjekësor- të publikuara në formë raporti - ndryshimet klimatike po ndikojnë rëndë në shëndetin e...

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Ndotja e ajrit përvec se është shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike në botë, është përgjegjëse për vdekjet dhe sëmundjet e...

Njerëzit, shkaktarët kryesorë të përhapjes së patogjeneve

Njerëzit, shkaktarët kryesorë të përhapjes së patogjeneve

Gjatё dhjetёvjeçarit tё fundit, Organizata Botёrore e Shёndetёsisё (OBSH) ka shpallur katёr herё gjendjen e emergjencёs globale. Patogjenёt qё shkaktojnё...

Postimi pasardhes
Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

Gjitarët në Shqipëri të rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Gjitarët në Shqipëri të rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al