Sunday, June 22, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

19/05/2025
në Të reja
A A
0
Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

Në një kohë kur efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më problematike dhe ndotja e ajrit po kthehet në një kërcënim për shëndetin publik, përdorimi i makinave elektrike në Shqipëri paraqet një zgjidhje premtuese për mbrojtjen e mjedisit. Të dhënat e fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe kompanitë e karikimit tregojnë një rritje me 55% të këtij sektori për periudhën Janar-Mars 2025 dhe një ndikim të rëndësishëm në reduktimin e sharkimit të gazeve serë në më shumë se 2500-ton CO₂ në vit.

Situata aktuale e flotës elektrike në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njoftoi se në mars 2025 flota e mjeteve tërësisht elektrike në Shqipëri ka arritur në 7,358 automjete. Trendi pozitiv konfirmohet edhe nga të dhënat e regjistrimit të mjeteve të reja: 980 mjete tërësisht elektrike u regjistruan për herë të parë gjatë periudhës janar-mars 2025, një rritje mbresëlënëse prej 55% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-ës.

Më domethënëse është që 33% e të gjitha mjeteve të reja (me 0 km) të regjistruara gjatë këtij tremujori kanë qenë tërësisht elektrike, që tregon një ndryshim të qartë në preferencat e konsumatorëve shqiptarë drejt teknologjive më të pastra. Shifrat tregojnë një ndryshim të rëndësishëm në tregun automobilistik shqiptar: 73% e automjeteve të reja të regjistruara për herë të parë me 0 km janë elektrike ose hibride plug-in, me një rritje prej 36% krahasuar me janar-mars 2024.

Gjithashtu, 72.1% e autoveturave të regjistruara janë kategorizuar si Euro 5, në përputhje me standardet më të larta mjedisore, ndërsa vetëm 27.9% e mjeteve të regjistruara janë në standardin Euro 4. Rritja e përdorimit të automjeteve elektrike ka sjellë përfitime të konsiderueshme mjedisore. Sipas DPSHTRR-së, regjistrimi i mjeteve tërësisht elektrike gjatë tremujorit të parë të 2025-ës ka rezultuar në 1,293,600 kg më pak shkarkime CO për periudhën janar-mars.

Infrastruktura e karikimit në Shqipëri:

Një nga elementet thelbësorë për rritjen e përdorimit të automjeteve elektrike është disponueshmëria e pikave të karikimit. Të dhënat e fundit tregojnë një zhvillim të qëndrueshëm të kësaj infrastrukture në Shqipëri. Aktualisht, në vend numërohen mbi 150 pika karikimi të shpërndara në të gjithë territorin.

“Aktualisht, rrjeti ynë përfshin rreth 70 pika karikimi të vendosura në mënyrë strategjike në të gjithë Shqipërinë. Përveç tyre, ka edhe rreth 15 pika të tjera që menaxhohen nga kompani të tjera dhe mbi 50 të tjera të instaluara në mënyrë të pavarur. Pjesa më e madhe ndodhet në Tiranë, por kemi një numër të konsiderushëm edhe në qytete të mëdha si Vlorë, Shkodër, si dhe përgjatë autostradave.”

Thotë për Klima Sot Jon Kalaja, inxhinier elektrik pranë kompanisë iCharge.

Ekosistemin e karikuesve në Shqipëri e përbëjnë dy kategori kryesore: karikuesit e shpejtë (fast chargers – DC) dhe karikuesit e ngadaltë (slow chargers – AC). Pjesën më të madhe të tregut, rreth 75%, e zënë karikuesit e shpejtë, të cilët gjenden kryesisht në Tiranë dhe përgjatë autostradave. Këta karikues funksionojnë me fuqi që varion nga 30 deri në 160 kW, dhe mundësojnë mbushjen e baterisë në një kohë mesatare prej 30-60 minutash, në varësi të kapacitetit të automjetit dhe fuqisë së pajisjes. Kategorinë tjetër e përbëjnë karikuesit e ngadaltë, që operojnë me fuqi 7 deri në 22 kW dhe zënë rreth 25% të tregut. Këta zakonisht përdoren në banesa, biznese apo ambiente me qëndrime më afatgjata, duke kërkuar 3 deri në 6 orë për një karikim të plotë.

Përdorimi aktual i makinave elektrike në Shqipëri

Statistikat e fundit tregojnë një trend pozitiv në adoptimin e automjeteve elektrike në Shqipëri. Vetëm brenda periudhës shkurt-prill të këtij viti është regjistruar një rritje prej 17% në sesionet mujore të karikimit, që dëshmon një adoptim në rritje të teknologjisë së automjeteve elektrike.

”Aplikacioni ynë që mundëson aksesin në rrjetin e karikimit numëron afërsisht 4,900 përdorues aktivë, një shifër domethënëse për një teknologji relativisht të re në tregun tonë.”

Thotë për Klima Sot Julian Krekasi, menaxher shitjesh pranë kompanisë iCharger.

Ndikimi mjedisor i automjeteve elektrike në Shqipëri

Përdorimi i automjeteve elektrike ka një ndikim të matshëm në reduktimin e shkarkimeve të gazeve serë dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shqipëri. Krahasuar me automjetet konvencionale me djegie të brendshme, makinat elektrike ofrojnë një avantazh të konsiderueshëm në aspektin e shkarkimeve. Ndërsa një makinë me djegie të brendshme shkarkon mesatarisht 106.4 gram CO₂ për kilometër, një makinë elektrike, duke llogaritur shkarkimet nga prodhimi i energjisë elektrike që konsumon, lëshon vetëm 53.9 gram CO₂ për kilometër.

“Bazuar në përdorimin aktual të automjeteve elektrike që karikohen përmes pajisjeve tona, kontribuojmë në një ulje prej rreth 1,651.44 ton CO në vit dhe gjithashtu, shmangim rreth 2.9 ton okside azoti (NOₓ) dhe mbi 98 kilogramë grimca të imëta PM 2.5. Për ta përfytyruar më lehtë këtë ndikim, është e njëjtë me sasinë e dyoksidit të karbonit që thithin afërsisht 75,000 pemë brenda një viti, ose me nxjerrjen nga qarkullimi të rreth 350 automjeteve me motorë me djegie të brendshme.”

Thotë inxhinieri Jon Kalaja.

Përfitimet shtesë të automjeteve elektrike për mjedisin shqiptar

Përtej reduktimit të drejtpërdrejtë të shkarkimeve të CO, automjetet elektrike ofrojnë edhe përfitime të tjera mjedisore për Shqipërinë. Vendi ynë gëzon një pozitë të favorshme për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, veçanërisht nga hidrocentralet. Ky kombinim i energjisë së pastër me transportin elektrik maksimizon përfitimet mjedisore, duke krijuar një zinxhir vërtet të qëndrueshëm energjitik.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm është reduktimi i ndotjes akustike. Motorët elektrikë janë dukshëm më pak të zhurmshëm se motorët me djegie të brendshme, çka kontribuon në uljen e ndotjes nga zhurmat në zonat urbane, një problem në rritje veçanërisht në qytetet e mëdha si Tirana. Për më tepër, zëvendësimi i automjeteve të vjetra me motorë diesel me automjete elektrike ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së ajrit në zonat urbane, duke reduktuar grimcat e pluhurit dhe ndotësit e tjerë që kanë impakt të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve.

Sfidat dhe mundësitë për të ardhmen

Pavarësisht përparimeve të rëndësishme, zhvillimi i mëtejshëm i ekosistemit të automjeteve elektrike në Shqipëri përballet me disa sfida që duhen adresuar. Ndërsa 150 pika karikimi përfaqësojnë një fillim të mirë, dendësia e tyre ende mbetet e pamjaftueshme për të mbuluar gjithë territorin e vendit. Veçanërisht zonat rurale dhe qytetet e vogla kanë nevojë për investime të mëtejshme në infrastrukturë për të siguruar një mbulim të gjerë dhe të besueshëm.

Çmimi relativisht i lartë i automjeteve elektrike krahasuar me ato konvencionale mbetet gjithashtu një pengesë për shumë blerës potencialë. Megjithatë, është e rëndësishme të konsiderohen kostot operacionale më të ulëta që ofrojnë këto automjete në periudhë afatgjatë, duke përfshirë shpenzimet më të ulëta të mirëmbajtjes dhe koston më të ulët të “karburantit” (energjisë elektrike). Këto kursime afatgjata duhen marrë parasysh në analizën financiare të blerjes së një automjeti elektrik.

Një sfidë tjetër e rëndësishme është niveli i ndërgjegjësimit publik. Ekziston ende një boshllëk në informacionin që publiku disponon lidhur me përfitimet financiare dhe mjedisore të automjeteve elektrike. Kjo kërkon fushata informuese dhe edukative për të sqaruar avantazhet afatgjata të kësaj teknologjie.

Burimi:

Jon Kalaja, inxhinier elektrik pranë kompanisë iCharge.

#GREENDPSHTRRMARS2025.pdf

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

Rreziku i kreditit, një nga shtyllat kryesore të stabilitetit financiar, po ndikohet gjithnjë e më shpesh nga fenomene të tilla...

Analiza e reshjeve për muajin shtator 2024: Ndikimi i rritjes së temperaturës

Analiza e reshjeve për muajin shtator 2024: Ndikimi i rritjes së temperaturës

Në përgjithësi, muaji shtator është karakterizuar nga luhatjet më të mëdha të regjimit të resheve gjatë këtyre viteve të fundit....

Fuqia e erës dhe diellit në Ballkanin Perëndimor për një të ardhme të pastër

Fuqia e erës dhe diellit në Ballkanin Perëndimor për një të ardhme të pastër

● Rajoni i Ballkanit Perëndimor zotëron më shumë se 23 gigavat (GW) të kapacitetit diellor dhe të erës, shifër e...

Postimi pasardhes
Buletini mujor: Maj 2025

Buletini mujor: Maj 2025

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Stina e verës nuk do jetë sezoni i vetëm i preferuar për turizëm në Shqipëri

Stina e verës nuk do jetë sezoni i vetëm i preferuar për turizëm në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al