E enjte, 2 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shqipëria nën “presionin” e ndryshimeve klimatike

31 Mars, 2022
në Emergjenca klimatike
A A
0
Shqipëria nën “presionin” e ndryshimeve klimatike


Ndryshimet klimatike me valët e të nxehtit parashikohet të ndikojnë jetën e më shumë se 420 milionë njerëzve në gjithë botën. Po ashtu, mbi 80 milionë njerëz do të prekeshin nga uria. Për shkak të ndryshimeve klimatike, shumë vende do të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Sëmundjet do të shtohen dhe shumë lloje bimësh e kafshësh do të zhduken. Këto janë vetëm disa nga sfidat, me të cilat do të përballet bota nëse nuk do të merren masa për të frenuar ndryshimet klimatike.

Në raportin më të fundit të OKB-së për klimën, raportohet se bota po shkon drejt një “perspektive katastrofike”, dhe se ngrohja globale kërcënon botën me humbje masive të jetëve njerëzore”.

Ekspertët e mjedisit e krahasojnë ngrohjen e klimës me pandeminë e COVID-19, pasi është një dukuri që zgjat në kohë dhe prek gjithë njerëzimin në mbarë globin. Madje, ndikimet e saj pritet të shtrihen edhe në të ardhmen.

Përveç ekspertëve, të gjithë tashmë e kemi vënë re ndryshimin që ka pësuar klima. Një banor i qytetit të Kukësit shprehet se klima në Shqipëri ka ndryshuar shumë gjatë dekadave të fundit. Madje, ai e krahason situatën aktuale me atë të viteve ’50 apo ’80, periudha këto kur dimri ishte shumë më i ashpër dhe trashësia e dëborës arrinte deri në një metër e gjysmë. Ndërsa, këtë vit, reshjet e dëborës kanë qenë të pakta, duke shënuar një ndër dimrat më të butë të dekadave të fundit.

Eksperti i mjedisit, z. Mihallaq Qirjo shpjegon se Shqipëria është një ndër vendet evropiane më të rrezikuara nga pasojat e ndryshimeve klimatike. Më të prekurat janë komunitetet me vendodhje pranë lumenjve (zona e Shkodrës, apo Vjosa, etj.), ndonëse të gjithë lumenjtë e Shqipërisë janë prekur nga përmbytjet, në zona të caktuara.

Dalja e lumit Erzen nga shtrati (Dhjetor, 2021)

Është vërejtur po ashtu, prania e thatësirave të zgjatura gjatë stinës së verës, për shkak të mungesës së reshjeve. Ndërsa e kundërta ndodh në stinën e vjeshtës dhe të dimrit, ku reshjet e shumta shkaktojnë përmbytje. Nga statistikat më të fundit në vend, rezulton se këto fenomene kanë prekur jetën e rreth 560 mijë njerëzve (Ministria e Mjedisit).

Bujqësia është ndër sektorët më të prekur nga ndryshimi i klimës. Fermerët përballen me probleme të shumta sepse thatësira e verës ndikon drejtpërsëdrejti në prodhimet e bujqësore, për rrjedhojë në jetën e gjithsecilit prej nesh; kjo e manifestuar me rritjen çmimeve, pamundësinë për të furnizuar nevojën për produkte bujqësore dhe blegtorale.

Përveç ndikimit në zinxhirin e furnizimit ushqimor, ndryshimi i klimës ndikon edhe në shëndet.
Vitet e fundit është shtuar numri i sëmundjeve kardiovaskulare, për rrjedhojë edhe i vdekjeve për shkaqe kardiake dhe respiratore. Sëmundjet e tjera infektive apo gripi stinor janë të pranishme gjatë gjithë vitit,  për shkak të shkallës së lartë të përhapjes së tyre tek njerëzit.

Ndikimi i klimës manifestohet edhe në ekonomi, pasi rritja e çmimit të energjisë apo ujit ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e çdo familjeje shqiptare. Kjo situatë con në nevojën që të ndërmerren masa për reduktimin e pasojave.

Marrëveshja e Parisit është një ndër nismat që bashkoi 191 vende nga e gjithë bota, në përpjekjen për të kufizuar rritjen e temperaturës me 1,5°C, në krahasim me periudhën para-industriale. Samiti i COP26, i mbajtur në nëntor të vitit 2021, nxiti shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, të caktonin objektivat për reduktimin e shkarkimeve në atmosferë. Shqipëria premtoi në Samit, se do të ulë me 20.9% shkarkimet e gazeve serë – kryesisht nga sektori i transportit, apo menaxhimi i mbetjeve. Kjo, për faktin se industria në vendin tonë është e vogël dhe nuk ka shumë shkarkime.

Samiti COP26 (Nëntor 2021)

Ndërkohë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) në bashkëpunim me një sërë institucionesh vendore dhe organizatash ndërkombëtare kanë realizuar kërkime, të cilat janë reflektuar dhe në dokumentin kombëtar të përcaktuar dhe në “Planin Kombëtar për Energjinë dhe Klimën” të miratuar së fundi. Gjithashtu, MTM raporton rregullisht pranë Konventës Kuadër të Ndryshimeve Klimatike dhe aktualisht është duke hartuar Komunikimin e Katërt Kombëtar.

Bazuar në deklarimin në nivel vendesh të objektivave kombëtare, një Raport i OKB-së ka arritur në përfundimin se në fund të kësaj dekade, sasia e shkarkimeve të gazeve serë do të jetë 16% më e lartë se në vitin 2010. Ndërkohë, projeksionet e skenarëve të ndryshëm lidhur me ndryshimet klimatike parashikojnë një rritje me 1-1.3°C të temperaturave deri në 2029, teksa rritja e tyre deri në 2100 pritet të arrijë në vlerat e 1.3-4.4°C, që më së shumti do të ndihet gjatë stinës së verës, me një rritje që mund të arrijë në vlëerën, diku të 5.8 °C.

Ekspertët pohojnë se raporti i OKB-së i referohet rritjes me 2,7°C të temperaturave, e cila ka të bëjë me atë çka vendet kanë premtuar vullnetarisht si kontrubute për uljen e shkarkimeve. Nëse vendet do të arrijnë të ulin shkarkimet në nivelin e premtuar, temperatura mesatare në nivel global do të rritet me 2.7°C, ndërkohë që opinioni publik dhe ekspertët shpresojnë që rritja të mos e tejkalojë vlerën e 1,5°C. Diferenca mes rritjes 2.7 të parashikuar dhe asaj 1.5 të synuar ka të bëjë me përmbushjen nga vendet të detyrimit shtesë për uljen e mëtejshme të shkarkimeve, përndryshe efektet mund të jenë katastrofike. Për shembull, problematikat që pritet të pasojnë, mund të lidhen me ujin e pijshëm. Meqë me rritjen e temperaturave një pjesë e mirë e ujit avullon, do të kemi thatësira dhe erozion të shtuar bregdetar, pasi rritja e nivelit të detit, ndikon në rritjen e shkallës së erozionit, sigurinë ushqimore, etj. Mundet gjithashtu të kemi problematika të shtuara me zjarret, si p.sh gjatë verës së 2021-it, ku pati shpërthime të zjarreve në Shqipëri, por dhe në vende të tjera të botës. Rritja e temperaturës intensifikon ato që quhen situata ekstreme të motit, p.sh rrebeshe të mëdha që sjellin përmbytje, apo periudha shumë të nxehta që sjellin problematika në ushqim ose shëndet.

Një gazetar bullgar i çështjeve mjedisore përmend injorimin e pasojave të ngrohjes globale nga ana e vendimarrësve dhe politikanëve, i cili është një tjetër problem madhor – për shkak të rezistencës dhe pamundësisë për të vepruar në përballjen e kësaj sfide, edhe nga ana e industrive. Njerëzit duhet të kuptojnë se jeta duhet të ndryshojë. Ne duhet të heqim dorë prej disa të mirave materiale, të cilat i përfitojmë nga natyra dhe shfrytëzimi i tepërt i saj. Shoqëritë e vendeve të zhvilluara dhe ato në zhvillim duhet të ‘përmirësojnë trupin e tyre’. Kjo është sfida, por njëkohësisht dhe mundësia jonë. Ne duhet të zgjedhim materiale më pak ndotëse me marzh më të ulët konsumi, për zhvillimin e shoqërisë :- u shpreh gazetari.

Tashmë është vërtetuar se burimet më të mëdha të ndotjes, shkaktare të efektit serë janë qymyri, nafta dhe gazi, të cilat burojnë nga aktiviteti njerëzor dhe ekonomik. Pyetja e madhe që na lind është nëse qeveritë dhe industritë tona do të përshtaten dhe sjellin ndryshime, që do të bënin të mundur shmangien e pasojave katastrofike.

Në këtë drejtim Shqipëria ka arritur të hartojë dhe miratojë legjislacionin e duhur për mbrojtjen e mjedisit duke renditur edhe sektorët më Në këtë drejtim, Shqipëria ka arritur të hartojë dhe miratojë legjislacionin e duhur për mbrojtjen e mjedisit duke renditur edhe sektorët më kryesorë që duhet të marrin masa për të zvogëluar shkarkimin e gazeve serë. Këtu përfshihen:

  • Sektori i energjisë dhe transportit të cilët janë edhe ndotësit kryesorë
  • Bujqësia
  • Menaxhimi i mbetjeve
  • Industria
  • Përdorimi i tokës dhe pyjet.

Pyllëzimet janë ndër kontribuesit kryesorë në absorbimin e dyoksidit të karbonit. Një tjetër masë është përdorimi i makinave elektrike. Përmendim këtu flotën e autobusëve elektrikë në Tiranë. Ndërsa masat në proces përfshijnë edhe përkrahjen nga qeveria të prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme, si p.sh sistemet fotovoltaike. Ky është kuadri i masave me të cilat ne synojmë zvogëlimin me 20.9% të shkarkimeve deri në 2030 (Ministria e Mjedisit).

Gjithashtu ekspertët japin edhe sugjerime të tjera, si p.sh.:

  1. Rritja e sipërfaqeve të gjelbëra në qytete,
  2. Përmirësimi i termo-izolimit të banesave, i cili jo vetëm rrit cilësinë e jetesës së familjes brenda një banese, por ul edhe konsumin e energjisë;
  3. Trajtimi i mbetjeve dhe ulja e sasisë së mbetjeve që gjenerojmë në banesë apo në mjedisin e punës, zvogëlon sasinë e atyre mbetjeve që kur dekompozohen ndikojnë në rritjen e gazeve serë në atmosferë”, sugjeron ekperti i mjedisit M. Qirjo.
  4. Ndryshimi dhe zëvendësimi i llambave në shtëpi me llamba LED, që  kanë një konsum energjie 75% më  të vogël se llambat e zakonshme.
  5. Pastrimi i filtrave të kondicionerëve sepse kondicionerët me filtër të papastruar kanë nevojë për më shumë energji për të funksionuar si duhet.

Jeta në Tokë po ndryshon për shkak të klimës dhe ngrohjes globale. Nëse temperatura rritet më shumë se kufiri prej 1,5°C, sic parashikon Marrëveshja e Parisit, ndikimi në ekosisteme dhe jetën e njerëzve do ishte i pakthyeshëm /Report TV

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

2022: Rekordet e Temperaturave në Evropë dhe në Shkallë Globale

Kategorizimi i vendeve, sipas vlerave të shënuara në temperaturën e ajrit për vitin 2022 krahasimisht vlerave të regjistruara gjatë 1950-2022

COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

“Kriza klimatike është edhe krizë e të drejtave të fëmijëve pasi një në katër fëmijë në botë tashmë preket nga...

Valët e të nxehtit që ndikojnë në klimën dhe motin e Shqipërisë

Si pjesë e zonës mesdhetare, Shqipëria ka një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë...

Postimi pasardhes
Planifikimi hapësinor bazuar në metodat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike

Planifikimi hapësinor bazuar në metodat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Viti 2021, një ndër dhjetë vitet më të nxehta të dekadave të fundit

Viti 2021, një ndër dhjetë vitet më të nxehta të dekadave të fundit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al