Wednesday, May 14, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

24/12/2024
në Ekonomia, Emergjenca klimatike
A A
0
Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Plani Kombëtar i Rishikuar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2020-2030 është hedhur për konsultim publik, me qëllim harmonizimin e politikave klimatike të Shqipërisë me kuadrin rregullator dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ky hap synon të lehtësojë qasjen e vendit tonë në projektet e financuara nga BE-ja, duke mbështetur tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër dhe më të qëndrueshme.

Shqipëria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt dekarbonizimit me miratimin e Planit Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (PKEK) 2020-2030. Ky plan u finalizua pas një procesi përgatitor të nisur në vitin 2020 dhe u miratua me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 872, datë 29 dhjetor 2021.

PKEK-ja shërben si një zgjerim i Strategjisë Kombëtare të Energjisë, duke krijuar një kuadër të integruar politikash për të udhëhequr përpjekjet e vendit drejt reduktimit të emetimeve të karbonit deri në vitin 2030 dhe më tej. Kjo iniciativë është në përputhje me objektivat e Paktit të Gjelbër Evropian, duke konfirmuar angazhimin e Shqipërisë për një të ardhme të qëndrueshme dhe me ndikim të ulët në klimë.

Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) ka kaluar në një proces të rishikimit për t’u harmonizuar me rekomandimet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë (EnCS) dhe për të përmbushur objektivat e reja për vitin 2030.

Plani parashikon masa për reduktimin e gazrave serrë (GHG), rritjen e përqindjes së burimeve të rinovueshme të energjisë dhe përmirësimin e efiçencës së energjisë, si për konsumin final ashtu edhe atë primar. Objektivi për  reduktimin e shkarkimeve neto të gazeve serrë deri në vitin 2030 është një ulje prej 10.21% të sasisë MtCo2e të shkarkuar në vitin 1990.

Hartimi i Planit Kombëtar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) ka evidentuar nevojën për të pasur të dhëna të sakta dhe të qëndrueshme, veçanërisht në lidhje me ndryshimet klimatike.

Shqipëria, edhe pse nuk është pjesë e Shtojcës 1 të Konventës Kornizë të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (KKKBNK), ka hartuar një inventar të detajuar të shkarkimeve dhe përthithjeve të gazrave serrë (GES) që nga viti 1990. Ky inventar është përditësuar në kuadër të raportimeve të saj për ndryshimet klimatike dhe është përfshirë në raportin më të fundit, të titulluar “Raporti i parë dyvjeçar i përditësuar për Shqipërinë”.

Vendi ynë është kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nga 24 qershor 2014, ndërsa negociatat për anëtarësim nisën më 19 korrik 2022. Paralelisht, përmes Procesit të Berlinit, është nxitur bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor për të mbështetur integrimin e vendeve të rajonit në BE.

Në nëntor 2020, vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, nënshkruan Deklaratën e Sofjes mbi Paktin e Gjelbër, duke u angazhuar për një kontinent neutral ndaj karbonit deri në vitin 2050, në linjë me objektivat e Bashkimit Evropian.

Për të përmbushur këto angazhime, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në përafrimin e legjislacionit të saj me atë të BE-së, veçanërisht në fushat e ndryshimeve klimatike, mjedisit dhe energjisë.

Përparime të rëndësishme janë bërë në krijimin e një tregu të brendshëm energjie që mbështet sigurinë, efiçencën dhe mbrojtjen e mjedisit, përfshirë reduktimin e shkarkimeve të gazeve serrë (GES). Në këtë kuadër, Shqipëria ka pësuar zhvillime mjaft të rëndësishme për sa i përket tregut të energjisë elektrike.

Ndër masat kryesore, krijimi i Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX) në vitin 2020 dhe vënia e saj në punë më 12 prill 2023 shënoi një hap të rëndësishëm drejt integrimit të tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë dhe Kosovës, duke përmbushur një nga kërkesat e Paketës së Tretë të Energjisë.

Me ndryshimet e pritshme në ligjin kombëtar për ndryshimet klimatike, synohet harmonizimi i tij me Direktivën e përditësuar të Sistemit të Tregtimit të Emetimeve të BE-së (ETS). Kjo do të krijojë bazën ligjore të nevojshme për monitorimin, raportimin dhe verifikimin e emetimeve të gazrave serrë (MRVA).

Gjithashtu, aktet nënligjore do të përshtaten me rregulloret e BE-së për monitorimin dhe raportimin e emetimeve, si dhe për verifikimin e të dhënave, duke vendosur bazën për futjen e çmimit të karbonit.

Ndërkohë, strukturat institucionale për planifikimin dhe raportimin e politikave klimatike dhe energjetike janë ende në zhvillim. Janë planifikuar institucione të reja, si Agjencia për Burimet e Rinovueshme, Operatorët e Energjisë së Rinovueshme dhe të Gazit Natyror, si dhe Instituti Shkencor i Hidrokarbureve, të cilat duhet të bëhen funksionale në praktikë.

”Edhe pse planet për energji të pastër dhe legjislacioni që e mbështet atë duken optimistë, realiteti praktik në Shqipëri tregon një situatë të kundërt. Qeveria shqiptare ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me kompaninë SOCAR për ndërtimin e një sistemi shpërndarjeje gazi në qytetin e Korçës. Shqipëria, një vend që mbështetet kryesisht te hidrocentralet për energji elektrike, duket se është i vetmi në Evropë që po planifikon të investojë në lëndë djegëse fosile, ndërkohë që shumica e vendeve të tjera po punojnë për t’i eliminuar ato.

Është prej kohësh e qartë se ndërtimi i infrastrukturës për lëndët djegëse fosile duhet të ndalet nëse dëshirojmë të kufizojmë ndikimet shkatërruese të ndryshimeve klimatike. Nëse synohet dekarbonizimi i plotë deri në vitin 2050, fillimi i projekteve të reja për tubacione të karburanteve fosile dhe termocentrale është një hap i vonuar dhe kundërprodukt.

Për më tepër, gazifikimi në Ballkanin Perëndimor nuk ka kuptim ekonomik apo politik. Rajoni ka një varësi shumë më të ulët nga gazi në krahasim me Bashkimin Evropian. Serbia dhe Maqedonia e Veriut përdorin gaz kryesisht për ngrohje qendrore, por në përmasa shumë më të vogla se vendet e BE-së, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina e përdor atë kryesisht për ngrohjen e Sarajevës. Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova aktualisht nuk kanë gaz, pasi nuk janë të lidhur me rrjetet ndërkombëtare të gazit, pavarësisht se gazsjellësi Trans-Adriatik (TAP) kalon përmes Shqipërisë.

Në këtë kontekst, vazhdimi i projekteve të tilla është jo vetëm një hap prapa në përpjekjet për dekarbonizim, por edhe një vendim që nuk i përshtatet as logjikës ekonomike dhe as qëllimeve të politikave të qëndrueshme të energjisë.” Thotë Lavdosh Feruni, aktivist i Lëvizjes për Energjinë dhe Klimën

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria synon të arrijë objektivin ambicioz prej 54.4% të energjisë së rinovueshme deri në 2030, duke rritur gjithashtu synimet për...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

Ngritja e sistemeve shëndetësore të qëndrueshme ndaj sfidave klimatike

2024, Viti i Parë që kapërcen kufirin 1.5°C

2024, Viti i Parë që kapërcen kufirin 1.5°C

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al