Sunday, June 22, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

11/06/2025
në Emergjenca klimatike
A A
0
Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare “Climate Central”, “World Weather Attribution” dhe “Red Cross and Red Crescent Climate Centre”, Shqipëria konstatohet të ketë përjetuar një muaj më shumë (29 + ditë) me të nxehtë ekstrem për shkak të ndryshimeve klimatike.

Viti 2024 shënoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, duke thyer rekordin e atij të mëparshëm (2023). Gjithashtu, ky vit markoi herën e parë që temperaturat globale qëndruan qartësisht 1.5°C ose më shumë mbi mesataren para-industriale për të gjithë vitin kalendarik, ndërsa në vendin tonë ato shënuan vlerë 1.4°C mbi mesataren historike.

Çdo muaj nga janari deri në qershor 2024 theu rekorde historike nxehtësie, ndërsa pjesa tjetër e vitit mbeti vetëm pak më e freskët se periudha rekord korrik-dhjetor 2023. Viti 2025 filloi me një tjetër rekord për janarin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë dhe me sasinë më të ulët të akullit arktik që është parë gjatë stinës së dimrit në Hemisferën Veriore.

Viti 2024 shënoi një rekord të ri që nga periudha e matjeve të temperaturave për klimën dhe mbahet ndër vitet më të nxehta. Kjo ka dhënë një tendencë jo shumë optimiste për vitin 2025, i cili do të jetë gjithashtu i nxehtë. 

Prof. Asc. Dr. Mihallaq Qirjo

Kjo situatë nuk është as surprizuese dhe as aksidentale. Djegia e vazhdueshme e qymyrit, naftës dhe gazit ka çliruar dhe grumbulluar mjaftueshëm gaze serë për të ngrohur planetin me 1.3°C mesatarisht në pesë vitet e fundit, dhe me më shumë se 1.5°C vetëm gjatë vitit 2024 krahasuar me periudhën para-industriale.

Në vitin 2024, ashtu si në vitet e fundit, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu nxitën ngjarje ekstreme të motit, me intensitet të shtuar dhe më të shpeshta. Valët e të nxehtit u prekën në mënyrë dramatike.

Në dekadën e fundit, shkenca e meteorologjisë ka bërë përparime të ndjeshme në kuptimin e mënyrës se si ndryshimet klimatike ndikojnë te temperaturat ekstreme. Falë zhvillimeve në shkencën e atribuimit dhe modelimin klimatik, shkencëtarët tani mund të matin sasinë e të nxehtit që ndryshimet klimatike i kanë shtuar një ngjarjeje ekstreme dhe të parashikojnë se si valët e të nxehtit do të bëhen më të shpeshta nëse shkarkimet nuk ulen ndjeshëm.

Një nga gjetjet më të qëndrueshme të shkencës së atribuimit klimatik është se çdo valë të nxehti sot është bërë më e mundshme, më intensive dhe më jetëgjatë për shkak të kombustionit të lëndëve djegëse fosile. Në vitet e fundit, studiuesit kanë identifikuar shumë ngjarje fatale të të nxehtit ekstrem që do të kishin qenë praktikisht të pamundura pa ndikimin njerëzor në klimë.

Matjet të tilla realizohen ne nivel vendi nga institucionet përgjegjëse për monitorimin e klimës, siç është IGJEUM, por gjithashtu matje të tilla realizohen ne nivele rajonale në Evropë dhe global. Këto matje janë ndër avancimet më të mira dhe më të shpeshta që realizohen për të ndihmuar në njohjen e ndryshimeve të temperaturave, të cilat tashmë kanë kaluar mbi 1 gradë Celsius dhe, në vitet e fundit, kanë kaluar edhe mbi 1.5 gradë Celsius në nivel global dhe në zona të caktuara të vendit tonë.

Prof. Asc. Dr. Mihallaq Qirjo

Megjithëse përmbytjet dhe ciklonet shpesh mbizotërojnë në lajme, valët e të nxehtit konsiderohen ndoshta ngjarjet ekstreme më vdekjeprurëse. Mijëra vdekje raportohen çdo vit për shkak të të nxehtit ekstrem, ndërsa shumë të tjera nuk raportohen ose nuk njihen si të lidhura me të nxehtin.

“Ditët jashtëzakonisht të nxehta” – ditë gjatë të cilave temperatura maksimale është më e lartë se 90% e temperaturave të matura në atë vend gjatë periudhës 1991-2020 – kanë prekur edhe vendin tonë.

Në Shqipëri, numri i ditëve jashtëzakonisht të nxehta të matura është 76, që do të thotë se rreth një e pesta e ditëve të vitit të kaluar kanë qenë me temperatura ekstreme. Së bashku me vendet fqinje si Greqia, Italia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, Shqipëria renditet e dyta pas Greqisë që kanë regjistruar numrin më të lartë të ditëve me temperatura ekstremisht të nxehta.

Figura 1. Numri i ditëve me të nxehtë ekstrem (ditë kur temperaturat maksimale janë më të larta se 90% e temperaturave historike lokale) midis 1 majit 2024 dhe 1 majit 2025. Analiza e bazuar në të dhënat ECMWF ERA5 dhe sistemin e Indeksit të Ndryshimit Klimatik (CSI). Prodhuar më 6 maj 2025.

Studimi vlerëson se nga 76 ditët jashtëzakonisht të nxehta në Shqipëri, 29 prej tyre janë pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimatike. Kjo do të thotë se pothuajse një muaj i tërë me temperatura ekstreme nuk do të kishte ekzistuar nëse klima nuk do të ishte ndryshuar në mënyrë drastike në dekadat e fundit.

Rezultatet tregojnë se vetëm Islanda regjistroi një vit më të ftohtë se mesatarja globale. Në anën tjetër, vendet evropiane nga Balltiku deri në Ballkan shënuan devijimin më të madh në botë nga normat e mëparshme të temperaturës.

Si mund të mbrojmë veten

Pavarësisht sfidave të vazhdueshme, një sërë ndërhyrjesh janë treguar efektive në reduktimin e ndikimeve të të nxehtit ekstrem:

Në nivel individual, caktimi i aktiviteteve të lodhshme në orët më të freskëta të ditës, pushimet e shpeshta, qëndrimi i hidratuar mund të zvogëlojnë ndikimet.

Ndërsa përshtatja është edhe urgjente edhe e nevojshme, vetëm zbutja gjithëpërfshirëse përmes eliminimit gradual të karburanteve fosile do të kufizojë ashpërsinë e dëmeve të ardhshme. Pa reduktim të gjerë të shkarkimeve të gazeve serë, temperaturat globale do të vazhdojnë të rriten, duke rritur ashpërsinë dhe frekuencën e ngjarjeve të nxehtësisë ekstreme.

Masat e përshtatjes vetëm do të bëhen gjithnjë e më të pamjaftueshme për të mbrojtur komunitetet nga rreziqet në rritje. Investimi i menjëhershëm në kapacitetin përshtatës, veçanërisht në rajonet më të prekshme, duhet të bashkohet me përpjekje globale ambicioze për të reduktuar shkarkimet dhe për të stabilizuar sistemin klimatik.

Burimi:

Climate Change and the Escalation of Global Extreme Heat: Assessing and Addressing the Risks

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes
Stina e verës nuk do jetë sezoni i vetëm i preferuar për turizëm në Shqipëri

Stina e verës nuk do jetë sezoni i vetëm i preferuar për turizëm në Shqipëri

Buletini mujor: Qershor 2025

Buletini mujor: Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al