E enjte, 2 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

11 Tetor, 2021
në Ndotja dhe shkarkimet
A A
0
Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

Për tre vitet e fundit, standardet e reja të ndotjes së ajrit duhet të kishin sjellë reduktime në shkarkimet e dëmshme nga centralet e qymyrit anembanë Ballkanit Perëndimor. Por në vitin 2020, centralet e qymyrgurit në të gjithë rajonin, i shkelën në mënyrë flagrante këto kufizime ligjore.

Në 2020 pritej një rënie në shkarkimet e gazeve serë, për shkak të reduktimit të veprimtarisë ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Por jo në këtë rast. Për centralet e përfshira në Planet Kombëtare të Reduktimit të Shkarkimeve (NERP) të Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, shkarkimet u rritën në vend që të pakësoheshin.

Në vitin 2018 dhe 2019, uzinat e qymyrit që u përfshinë në NERP shkarkuan rreth gjashtë herë më shumë dyoksid sulfuri (SO2), ndërsa në vitin 2020, 6.4 herë më shumë.

Për rrjedhojë, vitin 2020, shkarkimet totale SO2 nga centralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor ishin 2.5 herë të larta, sa ato në të gjitha centralet e BE-s. Vetëm shkarkimet e oksideve të azotit (NOX) ishin ende nën nivelin e lejuar për vitin 2020.

Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova shkelën tavanet e tyre kombëtare, ndërkohë në të gjithë rajonin shkarkimet e oksideve të azotit janë rritur lehtë. Kufijtë e ndotjes për NOX vazhdojnë të ulen çdo vit, kështu që në vitet e ardhshme pritet të ketë më shumë shkelje nëse nuk ndërmerren masat e duhura.

Shkarkimet tej normave të lejuara të gazeve serë, ndikojnë në rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike dhe jo vetëm.

Ndikimi është i madh edhe në shëndet, duke shkaktuar pasoja të rënda në popullsinë e një vendi. Analizat matematikore, kanë treguar që numri i përgjithshëm i vdekjeve nga viti 2018 deri në vitin 2020 i shkaktuar vetëm nga tejkalimi i tavaneve të termocentraleve të Ballkanit Perëndimor ishte gati 12,000 (11,660). Më shumë se gjysma e tyre ndodhën në vendet e BE-së, rreth 7,000 vdekje, ndërsa në Ballkanin Perëndimor (përfshi Shqipërinë) rezultuan rreth 3,700 vdekje dhe 960 në rajone të tjera më të largëta.

Nisur nga këto statistika, Raporti i Bankwatch Network thekson se tani është nevoja më e madhe se kurrë, që qeveritë dhe shërbimet publike të pakësojnë ndotjen. Për shkak të mungesës së veprimit në kohë, masat që duhen marrë tani duhet të jenë drastike. Shëndeti i njerëzve apo ndryshimet klimatike, nuk mund të presin me vite derisa të mbyllen këto centrale apo të instalohen pajisjet e kontrollit të ndotjes.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

Shqipëria, ka marrë së fundi 2 anije me qera, të cilat do të vendosen në TriPortin e Vlorës dhe do...

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Aktivitetet bujqësore ndikojnë klimën kryesisht përmes shkarkimit të gazeve serë (gazeve të amonikaut CH3) . Bujqësia është sektori kryesor që...

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Ndotja e ajrit përvec se është shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike në botë, është përgjegjëse për vdekjet dhe sëmundjet e...

Postimi pasardhes
Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

COP26: Ndikimi i avionëve private në ndryshimet klimatike?

COP26: Ndikimi i avionëve private në ndryshimet klimatike?

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al