Wednesday, May 14, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Viti 2025 parashikohet si ndër tre vitet më të ngrohta në histori

29/01/2025
në Emergjenca klimatike
A A
0
Viti 2025 parashikohet si ndër tre vitet më të ngrohta në histori

Sipas parashikimeve, viti 2025 pritet të jetë një nga tri vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë për sa i përket temperaturës mesatare globale, duke u renditur pas viteve 2024 dhe 2023.

Parashikimet tregojnë se viti 2024 do të jetë viti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë, duke tejkaluar për herë të parë në histori pragun prej 1.5°C mbi nivelet para-industriale. Ky nivel vjen pas vitit 2023, i cili kishte thyer rekordin me një rritje prej 1.45°C dhe mbante deri tani titullin e vitit më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë

Rritja e përqendrimit të gazeve serë në atmosferë mbetet kontribuesi kryesor në ngrohjen globale. Temperaturat globale të viteve 2024 dhe 2023 janë ndikuar gjithashtu nga fenomeni natyror i klimës, i njohur si El Niño, ku ngrohtësia nga Oqeani Paqësor tropikal kontribuon në ngrohjen e atmosferës globale. Krahas këtyre, është vënë re se temperaturat e sipërfaqes së detit kanë qenë mbi mesataren historike në shumicën e oqeaneve të botës.

Tendenca e përgjithshme e temperaturës mesatare të sipërfaqes së detit në rajonin e Mesdheut për periudhën 1991-2020 ka pësuar rritje. Gjatë këtyre 30 viteve, temperatura mesatare e sipërfaqes së detit në të gjithë Mesdheun është rritur me +1,2°C.

Vlerat më të larta të temperaturës janë vënë re në rajonet e Mesdheut Lindor, veçanërisht në detet Jon dhe Egje, ku tendenca e rritjes ka arritur dhe madje ka tejkaluar 2°C gjatë 30 viteve të fundit.

Është interesante se temperaturat e larta globale të parashikuara për vitin 2025 do të ndodhin pavarësisht se Paqësori tropikal po kalon në një fazë La Niña, e cila normalisht shkakton kushte më të ftohta.

Normalisht, vitet si 2025 që nuk ndikohen nga efekti ngrohës i El Niños, pritet të jenë më të ftohta. Viti 2016, i cili ishte një vit me El Niño, mbante rekordin e vitit më të ngrohtë për temperaturën globale në atë kohë. Megjithatë, krahasuar me parashikimin tonë për 2025-ën, temperaturat e 2016-ës tani duken dukshëm më të ulëta.

Temperatura mesatare globale për vitin 2025 parashikohet të jetë ndërmjet 1.29°C dhe 1.53°C (me një vlerë mesatare prej 1.41°C) më e lartë se mesatarja e periudhës para-industriale (1850-1900). Si rrjedhojë, 2024 do të shënojë vitin e dymbëdhjetë me radhë ku temperaturat do të tejkalojnë me të paktën 1.0°C nivelet para-industriale.

”Viti 2025 edhe në vendin tonë pritet të jetë një vit i nxehtë me temperatura mesatare serish mbi normat shumëvjeçare. ”Në gjykimin tim, për shkak të pranisë së kushteve të dobëta të La Niña-s, të cilat janë aktualisht në veprim dhe parashikohen të zgjasin gjatë gjysmës së parë të vitit, viti 2025 do të jetë dukshëm më i freskët në krahasim me vitin 2024. Megjithatë, ka të ngjarë që ai të përfundojë si viti i tretë më i nxehtë në histori, duke ndjekur vitet 2024 dhe 2023, por duke qenë më i nxehtë se viti 2016.”

shprehet Dr. (K). Ing. Anira GJONI, eksperte mjedisi në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

Marrëveshja e Parisit zakonisht pranohet të referojë një mesatare afatgjatë prej 1.5°C, dhe jo një vit të veçantë. Një punim i udhëhequr nga Met Office, i botuar në revistën Nature, sugjeroi një mënyrë për të njohur menjëherë momentin kur kufiri mbrojtës i Marrëveshjes së Parisit është arritur.

Sipas një mesatare 20-vjeçare për të vlerësuar Nivelin Aktual të Ngrohjes Globale, i cili përditësohet rregullisht, ky nivel merr parasysh projeksionet e ardhshme klimatike dhe vëzhgimet e fundit të temperaturës globale të sipërfaqes, duke ofruar një vlerësim mesatar afatgjatë prej 1.3°C mbi periudhën para-industriale (1850-1900). Parashikimi ynë për vitin 2025 sugjeron se me shumë gjasa do të jetë viti i tretë radhazi që temperaturat pritet të tejkalojnë 1.3°C.

Fenomeni El Niño i viteve 2023/24 i ka dhënë një shtysë të përkohshme rritjes së temperaturës globale, duke shtuar një kulm mbi temperaturat tashmë në rritje që janë shkaktuar nga shkarkimet e vazhdueshme të gazeve serë ndër vite. Studiuesit e klimës po analizojnë gjithashtu faktorë të tjerë që mund të jenë përgjegjës për këtë rritje shtesë të temperaturave.

Burimi:

Msc. Ph.D. (c) Ing. Anira GJONI

https://www.metoffice.gov.uk/about-us/news-and-media/media-centre/weather-and-climate-news/2024/2025-global-temperature-outlook

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes
Termocentrali i ri i Roskovecit pritet të shkarkojë ndotje 32 herë mbi normat e lejuara

Termocentrali i ri i Roskovecit pritet të shkarkojë ndotje 32 herë mbi normat e lejuara

Janari 2025 thyhen parashikimet duke shënuar rekorde të reja temperature

Janari 2025 thyhen parashikimet duke shënuar rekorde të reja temperature

Mikro-pyjet: rregullues natyrorë të temperaturave në zonat urbane

Mikro-pyjet: rregullues natyrorë të temperaturave në zonat urbane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al