Friday, May 9, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pishat e buta mesdhetare në bregdetin Adriatik kërcënohen nga llojet aliene

28/02/2025
në Natyra
A A
0
Pishat e buta mesdhetare në bregdetin Adriatik kërcënohen nga llojet aliene

Një insekt i quajtur breshkëza e pishës së butë, po dëmton me shpejtësi pishat e buta përgjatë bregdetit në vendin tonë. Ngrohja e klimës, ka ndihmuar që ky insekt të shfaqet së fundmi edhe në Shqipëri, me rastin e parë të regjistruar në një kompleks turistik  në Qerret të Kavajës në vitin 2023. Njohja e pakët dhe mungesa e masave për ta luftuar këtë dëmtonjës ka rritur shqetësimin e banorëve të zonës dhe operatorëve turistikë për ndikimet negative që mund të ketë tharrja e këtij brezi pyjor. Ndryshimet klimatike po krijojnë kushte gjithnjë e më të favorshme për zhvillimin dhe përhapjen e këtyre llojeve invasive në gjithë Mesdheun dhe në vendin tonë.

Një insekt invaziv që po kërcënon seriozisht pishat mesdhetare është zbuluar për herë të parë në vendin tonë, gjatë një studimi të kryer në tetor 2023 ku shkencëtarët identifikuan një infestim të rëndë të shkaktuar nga breshkëza e pishës së butë (Toumeyella parvicornis). I njohur për dëmet e rënda që shkakton, ky insekt me origjinë nga Amerika e Veriut po përhapet  me shpejtësi në Evropë si një ndër speciet invazive me zgjerimin e përhapjes më të shpejtë. Shqipëria bëhet kështu vendi i tretë evropian ku konfirmohet prania e tij, pas zbulimit në Itali në 2014 dhe më pas në Francë në 2021.

Mënyra se si ky dëmtues shkatërron pemët është veçanërisht problematike. Nëpërmjet aktivitetit të tij të të ushqyerit, insekti shkakton tharje të pishave dhe, në rastet e infestimeve të rënda, mund të çojë në vdekjen e plotë të pemëve, siç është vërejtur tashmë në vendet fqinje.

Simptomat e infestimit përfshijnë praninë e një lëngu ngjitës të njohur si “vesa e mjaltit” dhe shfaqjen e mykut të zi mbi pishat dhe ndërtesat përreth. Ekspertët kryen vëzhgime në terren në tetor 2023 dhe përmes analizave të detajuara, konfirmuan praninë e insektit. Për të siguruar identifikimin, kërkuesit shkencorë krahasuan ADN-në e individëve të kapur në vendin tonë me ato nga Italia dhe Kanadaja, duke konfirmuar një përputhje të lartë.

Ky insekt ka karakteristika të veçanta: femrat janë të rrumbullakëta, me ngjyrë të kuqërremtë dhe pika të errëta, ndërsa meshkujt, të cilët shihen rrallë, kanë flatra. Ushqyerja e nimfave dhe femrave të rritura në degëzat e pishave shkakton tharjen e degëve.

Zbulimi i këtij dëmtuesi në Shqipëri shton shqetësimet për dëmtimin që po shkakton dhe nevojën urgjente për mbrojtjen e pishave mesdhetare, të cilat luajnë një rol jetik në ekosistemet natyrore përgjatë bregdetit Adriatik dhe kanë rëndësi të madhe për peizazhin dhe mjedisin natyror të vendit. Ky zbulim është alarm për të gjithë rajonin mesdhetar, meqë këto pisha kanë rëndësi të madhe ekologjike dhe ekonomike për këtë zonë. Ndryshimet klimatike ndihmojnë në përhapjen e llojeve invasive, duke e bërë luftimin e tyre shumë të vështirë.

Ka prova të shumta shkencore që tregojnë ndikimin e ndryshimeve klimatike në dinamikën e popullatave të insekteve, duke çuar në shpërthime të tilla që përbëjnë shqetësim për ekologjinë dhe menaxhimin e pyjeve ose të ekosistemeve natyrore në pergjithësi. Qartazi, problemet me insektet dëmtonjës pritet të jenë më të shpeshta dhe më serioze në klimat më të ngrohta, pasi temperatura ndikon fuqishëm në fiziologjinë dhe rritjen e insekteve. Përveç temperaturës, ata favorizohen edhe nga faktorë të tjerë, siç janë armiqtë natyrorë, të cilët mungojnë ose nuk janë efektivë për kontrollin e popullatave të këtyre dëmtonjësve.

shprehet, Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Shumica e pishave mesdhetare shqiptare, veçanërisht ato të llojit Pinus pinea, u mbollën gjatë viteve 1960-1970 si barriera mbrojtëse kundër erozionit detar në bregdet dhe për të mbrojtur tokat bujqësore. Ky brez pyjor rreth 200 km i gjatë shtrihet nga Velipoja deri në Vlorë.

Pas vitit 1990, aktivitetet antropogjene dhe turistike, kryesisht ndërtimi për qëllime turistike dhe shfrytësimi gjatë sezonit veror, kanë çuar në fragmentimin, rrallimin dhe zvogëlimin e këtij brezi pyjor me P. pinea. Futja së fundi e insektit T. parvicornis mund të përshpejtojë degradimin e tij në sipërfaqe mjaft të gjera.

Cikli jetësor dhe morfologjia e T. parvicornis

Vezët e T. parvicornis janë të vogla, me formë vezake dhe ngjyrë rozë. Femrat kalojnë nëpër tre faza nimfash, përpara se të arrijnë fazën e të rriturës. Femrat e pjekura janë të formës ovale ose të zgjatur, me gjatësi prej 3.5–5 mm dhe gjerësi 3.0–4.0 mm. Trupi i tyre ka ngjyrë kafe të kuqërremtë dhe është i mbushur me njolla më të errëta. Këto femra kanë dy forma morfologjike të dallueshme, që varen nga vendi ku ndodhen në bimë: një formë që ndodhet në degë dhe një formë tjetër që jeton në gjethet e pishës.

Meshkujt kalojnë nëpër dy faza nimfash, që pasohen nga fazat e parapupës, pupës dhe asaj të  rriturës. Meshkujt adultë janë me ngjyrë kafe dhe kanë flatra të bardhë. Në rajonet me dimra të ftohtë, T. parvicornis dimëron si femër e re dhe e fekonduar, duke siguruar vazhdimësinë e ciklit jetësor të këtij dëmtuesi.

Përhapja

Nimfat lëvizëse mund të kalojnë nga pemët e infektuara tek pishat ngjitur ose mund të transportohen nga era. Po ashtu, ato mund të përhapen nga kafshë të tjera, si shpendë dhe insekte, ose nga mjete të mekanizuara. Në Kampania (Itali), përhapja e shpejtë e këtij dëmtuesi është ndihmuar nga prania e pishave përgjatë rrugëve kryesore. Përhapja mund të ndodhë edhe nga transporti i bimëve të infektuara për mbjellje, degëve të prera, siç janë pemët decorative të Krishtlindjeve.

Rreziqet e mundshme

Pishat janë të përhapura gjerësisht dhe janë një burim i rëndësishëm për mjedisin dhe pejsazhin. Kur ky insekt prek pishat, mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme, duke përfshirë tharjen e degëve dhe zhvillimin e mykut të zi që ul vlerën estetike të bimëve. Kontrolli kimik i T. parvicornis është i vështirë, veçanërisht në mjediset e gjera pyjore ose zonat urbane.

Masa e luftimit dhe të kontrollit

Në zonat e prekuara, duhen marrë masa për të frenuar përhapjen e T. parvicornis duke kryer inspektime të rregullta për të identifikuar zonat e infektuara, shkatërrimin e bimëve të infektuara, ndaluar transportin e bimëve jashtë zonës së prekur dhe kontrollin e dëmtuesve në mënyra të përshtatshme.

Ekspertët po theksojnë nevojën urgjente për veprime efektive menaxhimi në shkallë të gjerë në të gjithë zonën e Ballkanit. Studimi tregon se masat për zbulimin e hershëm dhe strategjitë për kontrollin e këtij kërcënimi duhet të merren menjëherë për të parandaluar përhapjen e tij.

Burimi:

Dr. Ramiz METALIAJ, pedagog pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës

Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

https://www.researchgate.net/publication/380169934_First_report_of_Toumeyella_parvicornis_Cockerell_Hemiptera_Coccidae_in_Albania_and_its_potential_diffusion_in_the_coastal_area_of_the_Balkans

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Financial Times: “Një shkretëtirë Himalaje”, peisazhet e egra të Shqipërisë, destinacioni i shumë turistëve

Financial Times: “Një shkretëtirë Himalaje”, peisazhet e egra të Shqipërisë, destinacioni i shumë turistëve

“Ka një shkretëtirë Himalaje”, në pragun e Evropës, ku peisazhet e egra të Shqipërisë u izoluan nga bota gjatë një...

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike është bërë një çështje e ngutshme dhe urgjente duke pasur parasysh shpejtësinë alarmante me të cilën...

Postimi pasardhes
Temperaturat arrijnë deri në 2.7°C mbi mesataren në verilindje dhe juglindje të vendit

Temperaturat arrijnë deri në 2.7°C mbi mesataren në verilindje dhe juglindje të vendit

Nxehtësia ekstreme mund t’ju plakë po aq shpejt sa një zakon duhani

Nxehtësia ekstreme mund t'ju plakë po aq shpejt sa një zakon duhani

Monitorimi 2024-2025: Vlerat e ndotjes në Tiranë tejkalojnë  normat e lejuara

Monitorimi 2024-2025: Vlerat e ndotjes në Tiranë tejkalojnë  normat e lejuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al