Ndryshimet klimatike janё një problem global me ndikim të madh kudo në botë. Për të zbutur pasojat dhe për tё ndihmuar përshtatjen me ndryshimet klimatike, duhet që secili prej nesh të japë kontributin e tij.
Nё vijim disa mёnyra qё ndikojnë pozitivisht në mjedis dhe pёr rrjedhojë zvogëlojnë pasojat e ndryshimit klimёs.
1.Konsumi i pakёt i mishit dhe i nënprodukteve të qumështit
Shmangia e mishit dhe bulmetrave është një nga mënyrat më të mira për të reduktuar ndikimin tonё në mjedis. Studimet sugjerojnë se një dietë me bazë bimore është më e mirë për shëndetin. Ndaj, zgjidhni prodhime të freskëta, sezonale që rriten në vend, me qëllim qё tё kontribuoni në reduktimin e emetimeve të karbonit nga transporti, ruajtja pas vjeljes apo edhe ruajtja në frigorifer për një kohë të gjatë.
2. Shmang udhëtimet ajrore
Nëse u duhet tё merrni avionin pёr qëllime pune, në vend të kësaj, takimet mund t’i realizoni online. Nёse duhet tё udhёtoni brenda vendit ose kontinentit, mund të përdorni trenin ose mund të shihni mundësinë e përdorimit të makinës elektrike. Nё rast se fluturimi është i pashmangshëm, paguani dicka më shumë për tё kompensuar ndotjen nga karboni. Gjithashtu, zgjidhni klasin ekonomik të fluturimit, sepse një pasagjer në klasin e biznesit, mesatarisht ka një gjurmë karboni tre herë më të lartë, krahasuar me atë që udhëton në atë ekonomik.
3. Shmang sa tё mundesh lëvizjet me makinë
Në vend që të përdorёsh makinën, mund të ecёsh ose mund të përdorёsh biçikletën, sepse përveçse ndihmon në mirëqenien mendore dhe fizike, kursen edhe para. Për udhëtime më të gjata, përdor transport publik.
4. Redukto përdorimin e energjisë dhe shpenzimet e tepërta
Ndryshimet e vogla të sjelljeve brenda shtëpisë ndihmojnë nё përdorimin e matur tё energjisë, të cilat, ulin jo vetëm gjurmën e karbonit por dhe shpenzimin pёr energjinë. Për shembull ti mund të:
• Fikёsh dritat dhe pajisjet kur nuk ke nevojë për to;
• Zëvendësosh llambat, me ato LED ose drita të tjera me konsum tё ulёt energjie.
5. Mbro hapësirat e gjelbra
Hapësirat e gjelbra, të tilla si parqet dhe kopshtet, janë të rëndësishme. Ato thithin dioksidin e karbonit, që ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit. Kështu që mbill sa më shumë pemë, apo krijo hapësirën tёnde të gjelbër, pse jo edhe duke vendosur vazo me lule në ballkon ose në parvazin e dritares tёnde.
.
6. Zvogëlo konsumin e tepёrt dhe mbetjet
Çdo gjë që ne përdorim si konsumatorë ka gjurmë karboni. Për këtë arsye, duhet të evitojmë sendet njëpërdorimshme dhe të përpiqemi të mos blejmë më shumë se ç’na nevojitet.
Nё përditshmëri duhet tё udhëhiqemi nga parimi “Redukto, Riciklo dhe Ripërdor” si dhe t’u “dhurojmë” sendeve të padëshiruara një jetë të re, duke i dhënë për bamirësi ose duke i shitur.
Gjithashtu ёshtё shumë e rëndësishme të mos e shpërdorojmë ushqimin, por reduktojmë konsumin e tepërt duke ndjekur udhëzimet qё përmban paketimi.
.