Saturday, June 7, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Nismat e Shqipërisë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

24/05/2021
në Politika
A A
0
Nismat e Shqipërisë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

Sipas Marrëveshjes së Parisit, Shqipëria u angazhua të reduktojë emetimet e saj të CO2 me 11,5%, krahasuar me skenarin bazë për periudhën 2016-2030, përcaktuar nё Komunikimin e I-rё kombëtar tё vendit lidhur me ndryshimet klimatike.

Në vitin 2019, Shqipëria u bё pjesë e nismës globale “NDC Partnership”, e cila synon të ndihmojё vendet të arrijnë qëllimet e tyre për klimën në rang kombëtar dhe të sigurojё se ndihma ndaj tyre, financiare dhe teknike të jetё sa më efikase. Nё tё njëjtin vit, qeveria miratoi Strategjinë Kombëtare të Ndryshimeve Klimatike, e cila përfaqëson strategjinë e zhvillimit me karbon të ulët, të vendit në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Parisit.

Megjithatë, vendit i duhet të miratojë një kuadër ligjor për klimën. Aktualisht ekziston një projekt-ligj për ndryshimet klimatike. Miratimi i ligjit dhe i VKM-sё qё propozon ngritjen e njё mekanizmi për mbikëqyrjen dhe raportimin e shkarkimeve të gazeve serë, është ende në pritje.

Ligji dhe vendimi do të vendosin kuadrin institucional dhe do të përmirësojnë rregullat për mbikëqyrjen, raportimin dhe verifikimin e emetimeve të gazeve serë, në nivel sektorësh/ burimesh në përputhje me Rregulloren e Mekanizmit tё Monitorimit.

Ndërsa projektligji përfshin dispozita qё lidhen me krijimin e një politike kombëtare për ndryshimet klimatike, atij i mungon referimi i veçantë për ngritjen e një sistemi qё bazohet nё parashikime, zhvillimi i tё cilit do duhet të jetë plotësisht në përputhje me Rregulloren e Mekanizmit të Mbikëqyrjes.

Ngritja e një sistemi kombëtar inventari për mbikëqyrjen dhe raportimin e emetimeve të gazeve serë në përputhje me Rregulloren e Mekanizmit të Monitorimit (BE) 525/2013 mungon ende, sikundër theksohet në raportin vjetor tё Sekretariatit tё BE pёr Energjinë.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Presidenti Trump nënshkroi të hënën urdhrin ekzekutiv për tërheqjen e ShBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke rrezikuar përpjekjet...

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Në vitin 2024, Shqipëria u përfshi për herë të parë në Raportin e Komisionit për Shtetin e së Drejtës, ku...

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Përmes këtij projekt-akti forcohen masat administrative në legjislacion, e përkthyer kjo si rritje e vlerës së gjobave me 30% me...

Postimi pasardhes
Gjashtë mënyra se si të përshtatemi me ndryshimet klimatike

Gjashtë mënyra se si të përshtatemi me ndryshimet klimatike

Roli i pyjeve në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ekonominë vendase

Roli i pyjeve në zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe ekonominë vendase

Njerëzit, shkaktarët kryesorë të përhapjes së patogjeneve

Njerëzit, shkaktarët kryesorë të përhapjes së patogjeneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al