Sunday, June 1, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Investimet për përshtatjen klimatike, shpëtojnë jetë dhe nxisin rritjen ekonomike

25/11/2024
në Ekonomia, Emergjenca klimatike
A A
0
Investimet për përshtatjen klimatike, shpëtojnë jetë dhe nxisin rritjen ekonomike

Shqipëria sipas Raportit të Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin për Shqipërinë, një nga vendet më të rrezikuara nga katastrofat natyrore në Europë, duhet të investojë 6 miliardë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbrojtur në mënyrë sa më efektive qytetarët dhe pronat nga rreziku në rritje i përballjes me fenomene klimatike, si përmbytjet, zjarret në pyje dhe rrëshqitjet e dheut. Sipas vlerësimeve konservative, në mungesë të masave proaktive, dëmet ekonomike të lidhura me klimën mund të arrijnë në 7% të PBB-së së Shqipërisë.

Gjithashtu, raporti thekson se investimet për përshtatjen klimatike nuk janë vetëm të domosdoshme, por mund të kontribuojnë edhe në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Studimet nga vende të ngjashme me Shqipërinë flasin se për çdo 1 euro të investuar në përpjekjet për përshtatjen klimatike, kthimi i investimit mund të arrijë deri në 10 euro, ku përfshihen humbjet më të pakta, mundësitë ekonomike dhe përfitimet sociale e mjedisore më të mëdha.

“Veprimet për ndryshimet klimatike çojnë drejt rritjes ekonomike të qendrueshme dhe të ardhmes më rezistente ndaj tyre. Ndërtimi i kësaj rezistence krijon mundësi më të mëdha për bizneset dhe njerëzit, nxit krijimin e vendeve të punës dhe mbështet rritje ekonomike afatgjatë,” tha Emanuel Salinas, Menaxher i Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë.

Raporti shtjellon edhe mënyrën e përshpejtimit të tranzicionit energjetik të Shqipërisë drejt emetimeve neto zero deri në vitin 2050 përmes investimeve në teknologjitë e erës, diellit dhe biomasës të pajisura me procesin e kapjes dhe ruajtjes së karbonit. Këto investime do të diversifikojnë sistemin energjetik, do të përmirësojnë efikasitetin, do të reduktojnë varësinë nga importet dhe do të elektrifikojnë transportin dhe sistemin e ngrohjes, duke forcuar këta sektorë të rinj të ekonomisë.

“Sektori privat do të luajë rol kryesor në financimin e tranzicionit të gjelbër në Shqipëri, ku parashikohet që 85% e investimeve të vijnë nga burime private,” tha Nicolas Marquier, Menaxher Rajonal i IFC-së për Ballkanin Perëndimor. “Për të tërhequr këto investime, Shqipëria ka nevojë për një mjedis rregullator mbështetës që promovon financat e gjelbra, duke përfshirë obligacionet e gjelbra dhe standarde ndërkombëtare të qendrueshme, ndërsa vendi zbut rreziqet që vijnë nga ndryshimet klimatike dhe hap mundësi të reja ekonomike.”

Raporti përshkruan edhe një udhërrëfyes të masave të nevojshme për kalimin e Shqipërisë drejt një modeli rritjeje të qëndrueshme dhe rezistente ndaj klimës. Kjo përfshin nevojën për investime të menjëhershme për zbutjen e ndikimit të katastrofave, zhvendosjen drejt energjisë së rinovueshme për dekarbonizimin afatgjatë, reformat në financat publike për të mbështetur nismat për klimën dhe nxitur investimet private, si dhe përmirësimin e kuadrit rregullator për të inkurajuar efikasitetin dhe inovacionin.

Në Shqipëri, Grupi i Bankës Botërore po punon me autoritetet përgjegjëse duke mbështetur projekte për ndërtimin e infrastrukturës së qendrueshme, përmirësimin e shërbimeve të furnizimit me ujë dhe të kanalizimeve dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të bujqësisë.

Burimi:

Raportit të Grupit të Bankës Botërore për Klimën dhe Zhvillimin për Shqipërinë

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria synon të arrijë objektivin ambicioz prej 54.4% të energjisë së rinovueshme deri në 2030, duke rritur gjithashtu synimet për...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
Buletini mujor: Nëntor 2024

Buletini mujor: Nëntor 2024

Moti agresiv, si të përballemi me përmbytjet?

Moti agresiv, si të përballemi me përmbytjet?

Temperaturat e larta rrisin hospitalizimin tek pacientët ortopedikë

Temperaturat e larta rrisin hospitalizimin tek pacientët ortopedikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al