Thursday, July 3, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Objektivi i BE-së: Ulje 90% e shkarkimeve të gazeve serë deri në 2040

02/07/2025
në Politika
A A
0
Objektivi i BE-së: Ulje 90% e shkarkimeve të gazeve serë deri në 2040

Komisioni Evropian propozoi ndryshimin e Ligjit të BE-së për klimën, duke vendosur një objektiv të ri klimatik për vitin 2040: një ulje prej 90% të shkarkimit neto të gazeve serë krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Këtë javë, BE-ja tregoi se është në rrugën drejtë për të përmbushur objektivin për vitin 2030 që synon një ulje prej 55% të shkarkimeve të gazeve serë, duke ndëmarr një hap të rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe duke përcaktuar një objektiv të ri dhe tepër ambicioz për reduktimin e shkarkimit të gazeve serë me 90% deri në vitin 2040. Ky objektiv i ri përfaqëson një angazhim të fortë për dekarbonizimin e ekonomisë e shteteve anëtare të BE-së dhe krijimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Një element qendror është fleksibiliteti që komisioni do të marrë parasysh kur të hartojë instrumentet ligjore për të arritur objektivin e 2040-s. Këtu përfshihet një rol i kufizuar për kreditë ndërkombëtare cilësore duke filluar nga viti 2036, si dhe më shumë fleksibilitet ndërsektorial për të përmbushur objektivat në mënyrë të përballueshme dhe sociale.

Gjithashtu, u ra dakord për thjeshtimin e Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM), duke përjashtuar 90% të importuesve dhe duke ulur kështu barrën administrative për një zbatim më të thjeshtë. Ky thjeshtim është një hap i parë drejt një rishikimi më të gjerë të CBAM në fund të vitit, i cili do të shoqërohet me propozime legjislative për forcimin e këtij mekanizmi.

Propozimi thekson rëndësinë e përshpejtimit dhe forcimit të kushteve të duhura për të mbështetur objektivin e uljes 90%. Këto përfshijnë një industri konkurruese evropiane, një tranzicion të drejtë dhe një fushë loje të barabartë me partnerët ndërkombëtarë.

Konkretisht, një shtet anëtar mund të kompensojë performancën e dobët në sektorin e përdorimit të tokës me rezultate të mira në reduktimin e shkarkimeve nga mbetjet apo transporti.

Propozimi i Komisionit Evropian për objektivin klimatik 2040 shihet si një konfirmim i qartë i angazhimit të BE-së ndaj tranzicionit drejt energjisë së pastër. Ky objektiv u jep bizneseve dhe investitorëve një sinjal të fortë se dekarbonizimi nuk përbën më një kosto, por është një investim strategjik që forcon konkurrueshmërinë, siguron energjinë dhe nxit zhvillimin industrial në Evropë.

Në këtë kontekst, theksohet nevoja që komisioni të prezantojë sa më shpejt kornizën për periudhën pas vitit 2030, e cila do të shërbejë si udhërrëfyes për realizimin e këtij objektivi afatgjatë. Kjo kornizë duhet të përfshijë tre prioritete të qarta: zgjerimin e përdorimit të energjisë së rinovueshme, elektrifikimin e ekonomisë dhe rritjen e fleksibilitetit të sistemit energjetik.

Energjia diellore dhe ruajtja e energjisë konsiderohen si shtylla qendrore të këtij tranzicioni, duke qenë teknologjitë më të shkallëzueshme, më të përballueshme ekonomikisht dhe më të sigurta për të përmbushur objektivat e BE-së në dekadat e ardhshme.

Ky objektiv i ri përfaqëson një moment vendimtar për BE-në dhe tregon se Evropa mbetet lider në arenën ndërkombëtare të luftës kundër ndryshimeve klimatike, duke kombinuar ambicien mjedisore me realitetin ekonomik dhe shoqëror.

Me objektivin e propozuar për ulje 90%, BE-ja i dërgon një mesazh të qartë komunitetit ndërkombëtar, se do të vazhdojë në rrugën e saj përballë ndryshimeve klimatike, do të zbatojë Marrëveshjen e Parisit dhe do të vazhdojë të angazhohet me vendet partnere për reduktimin e shkarkimeve globale.

Para Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP30) që do të mbahet në Belém të Brazilit në nëntor, komisioni do të punojë me Presidencën e Këshillit për të finalizuar komunikimin e Kontributit të Përcaktuar Kombëtar të BE-së (NDC).

Propozimi i Komisionit për vendosjen e objektivit klimatik për vitin 2040 do t’i paraqitet tani Parlamentit Evropian dhe Këshillit për diskutim dhe miratim sipas procedurës legjislative të zakonshme.

Objektivi i ardhshëm klimatik i dakorduar i BE-së do të shërbejë gjithashtu si pikë reference për kornizën politike pas vitit 2030.

Ndryshimi që po ndërmerret dhe që pritet të arrijë edhe në Shqipëri në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian është shumë drastik. Gjatë periudhës së pandemisë, shkarkimet e gaveve serë u ulën vetëm me 25%, çka tregon sa radikal duhet të jetë ndryshimi për të arritur objektivat e vitit 2030, uljen e shkarkimeve në nivelin 55%, dhe deri në vitin 2040 me 90%, në mënyrë që në vitin 2050 ekonomia të jetë neutrale ndaj karbonit, pra të shkarkojë aq sa përthith.
Ky është një ndryshim i madh, të cilin e kemi parë edhe nga shembujt e vendeve të Evropës Veriore, që kanë vendosur afate të qarta kohore, deri në vitin 2030 apo 2035, për të zëvendësuar të gjithë flotën e automjeteve me makina elektrike, me synim që transporti, një nga sektorët më ndotës, të kalojë në një formë të gjelbër.
Gjithashtu, programet e mëdha të Bashkimit Evropian që përfshihen në Agjendën e Gjelbër synojnë përmirësimin e riciklimit, menaxhimin e mbetjeve, ndryshimin e industrisë drejt një tranzicioni të gjelbër, si dhe promovimin e alternativave të pastra.
Pra, ndryshimi është thelbësor dhe tashmë ka filluar të ndihet edhe në Shqipëri, qoftë nga operatorët industrialë, nga ndryshimet në legjislacion, apo nga përgatitjet që vendi duhet të bëjë për një përfshirje më të mirë në këtë proces.

Shprehet per Klima Sot Prof. Asc. Dr Mihallaq Qirjo, pedagog pranë Fakultetit te Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

Burimi:

EU’s Climate Law presents a new way to get to 2040

Prof.Asoc.Dr. Mihallaq Qirjo, pedagog pranë Fakultetit te Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Presidenti Trump nënshkroi të hënën urdhrin ekzekutiv për tërheqjen e ShBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke rrezikuar përpjekjet...

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Në vitin 2024, Shqipëria u përfshi për herë të parë në Raportin e Komisionit për Shtetin e së Drejtës, ku...

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Përmes këtij projekt-akti forcohen masat administrative në legjislacion, e përkthyer kjo si rritje e vlerës së gjobave me 30% me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al