Friday, May 9, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Tiranë

13/09/2021
në Politika
A A
0
Masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Tiranë

Klima dhe moti në botë po ndryshojnë çdo ditë e më shumë dhe vitet e fundit kjo dukuri ka marrë përmasa edhe më të mëdha. Temperaturat globale po vazhdojnë të rriten, shpërndarja e reshjeve të shiut po ndryshon në hapësirë dhe kohë, si dhe ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta.

Variacione të tilla të klimës ndikojnë në shumë sisteme natyrore, njerëzore apo ekonomike, duke lënë pasoja negative në to.

Tirana, si qendra më e madhe ekonomike, administrative, politike, sociale dhe kulturore e Shqipërisë, ka qenë subjekt i ndryshimit dhe rritjes së shpejtë në dy dekadat e fundit. Përveç ndryshimeve ekonomiko-sociale, kryeqyteti po përjeton ndryshime të mëdha edhe në klimë. Kohët e fundit, temperaturat janë rritur, e si rrjedhojë edhe dukuritë ekstreme të motit.

Ngjarje të tilla të motit duke i kombinuar me rritjen e shpejtë të zonave urbane dhe betonimin e tokës natyrore në qytet, janë shkaktarë të përmbytjeve në rritje, erozionit buzë lumenjve, trafikut të vonuar, rritjes së shpenzimeve për ftohje gjatë verës, rritjes së nevojës për shërbime shëndetësore dhe një nevojë urgjente për të bërë një planifikim “ të zgjuar” të qytetit.

Në një studim të viteve të fundit, janë vlerësuar ndikimet e ndryshimeve klimatike në sektorët e ndryshëm të qytetit si dhe përshkruhen disa veprime që duhen ndërmarrë për të menaxhuar këto rreziqe.

Studimi tregoi se valët e të nxehtit apo thatësira në verë, si dhe shirat e rrëmbyeshëm në dimër (përmbytjet) janë ngjarjet më të shpeshta të motit që shkaktojnë probleme në Tiranë.

Gjithashtu, rezultoi se sektorët më të prekur përfshinin;

  1. Shëndetin publik, si gjatë valëve të të nxehtit ashtu dhe gjatë shirave të rrëmbyer;
  2. Transportin, sidomos gjatë reshjeve të mëdha, shoqëruar me përmbytje;
  3. Furnizimin me ujë dhe kanalizimet gjatë valëve të nxehtit dhe thatësirave;
  4. Infrastrukturën sociale, gjatë valëve të nxehtit dhe thatësirave;
  5. Ndërtesat, gjatë nxehtësive dhe reshjeve;
  6. Hapësirat e gjelbra dhe biodiversiteti;
  7. Cilësinë e ajrit gjatë verës (nxehtësia përkeqëson ndikimet negative të trafikut të dendur) etj.


Në bazë të këtyre rezultateve, në vitin 2015 u hartua një raport për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Tiranë me ndihmën e GIS dhe Bashkisë së Tiranës.

Në raport përshkruhen disa nga masat e përshtatjes për çdo zonë të kryeqytetit të marrë në studim. Shumica e këtyre masave përfshijnë masa strukturore (pra strukturat e gjelbra, sistemin e ujit, strukturën urbane dhe projektimin e ndërtesave). Si dhe disa masa të tjera si për shembull, korridoret ekologjike (V-J & L-P), korridore për ventilimin e ajrit, zonat me hije me kënd të lartë për këmbësorët, sistemi i transportit miqësor ndaj mjedisit, rehabilitimi i brigjeve të lumenjve, parandalimin e përmbytjeve dhe habitate ekologjike që sigurojnë biodiversitet më të pasur.

Përveç masave strukturore të përmendura më sipër, Bashkia e Tiranës duhet gjithashtu të ndjekë masa jo-strukturore të tilla si fushatat e ndërgjegjësimit publik, bashkëpunimin midis departamenteve dhe ndarjen e informacionit, vëzhgim më të mirë të ngjarjeve ekstreme të motit dhe të përqafojë zhvillimet teknologjike, për të përballuar impaktet negative të ndryshimeve klimatike. Por, fatkeqësisht deri në ditët e sotme, masat e propozuara në raport, nuk janë zbatuar, por janë lënë në harresë.

Prof. Dr. Jamarbër Malltezi; Prof. Dr. Romeo Hanxhari

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Marrëveshja e Parisit braktiset sërisht nga ShBA-ja me rikthimin në pushtet të Trump-it

Presidenti Trump nënshkroi të hënën urdhrin ekzekutiv për tërheqjen e ShBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke rrezikuar përpjekjet...

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Ecuria e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE përgjatë vitit 2024

Në vitin 2024, Shqipëria u përfshi për herë të parë në Raportin e Komisionit për Shtetin e së Drejtës, ku...

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Përmes këtij projekt-akti forcohen masat administrative në legjislacion, e përkthyer kjo si rritje e vlerës së gjobave me 30% me...

Postimi pasardhes
Hollimi i shtresës së Ozonit dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Hollimi i shtresës së Ozonit dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al