E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Hollimi i shtresës së Ozonit dhe lidhja me ndryshimet klimatike

20 Shtator, 2021
në Kuriozitete
A A
0
Hollimi i shtresës së Ozonit dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Protokolli i Montrealit- duke na mbajtur ne, ushqimin dhe vaksinat të freskët!

Kjo është tema e Ditës Botërore të Ozonit e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit, e cila festohet çdo vit më 16 shtator.

Ozoni është një element thelbësor për jetën në planetin tonë, por së fundi problemet e lidhura me të, po rriten çdo ditë e më shumë.
Fenomeni i hollimit të shtresës së ozonit, përveç të tjerash, ndikon negativisht në përpjekjet që bota po bën për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Çfarë është Ozoni dhe pse është kaq i rëndësishëm?

Ozoni është një gaz i përbërë nga tre atome oksigjeni (O3). Natyrshëm gjendet në sasi të vogla (gjurmë) në atmosferën e sipërme (stratosferë).
Në atmosferën e poshtme (troposferë) afër sipërfaqes së Tokës, ozoni krijohet nga reaksionet kimike midis ndotësve të ajrit, te cilët vijnë nga shkarkimi i automjeteve, avujt e benzinës etj. Ndërkohë që në nivelin e tokës, përqendrimet e larta të tij, janë toksike si për njerëzit ashtu edhe për bimët.

Nëntëdhjetë përqind e ozonit në atmosferë gjendet në stratosferë, shtresa e atmosferës midis 10 dhe 50 kilometra lartësi. Niveli natyror i tij në stratosferë është rezultat i një ekuilibri midis dritës së diellit që krijon ozonin dhe reaksioneve kimike që e shkatërrojnë atë. Ozoni krijohet kur oksigjeni që thithim O2, ndahet nga drita e diellit në atome të vetme oksigjeni. Atomet e vetme të oksigjenit mund të bashkohen përsëri për të formuar O2, ose mund të bashkohen me molekulat O2 për të formuar ozonin (O3).
Ozoni shkatërrohet kur reagon me molekulat që përmbajnë azot, hidrogjen, klor ose brom. Disa nga këto molekula ndodhen natyrshëm në atmosferë, por njerëzit kanë krijuar të tjera. Masa totale e ozonit në stratosferë është rreth 3 miliardë tonë. Kjo mund të duket shumë, por është vetëm 0.00006 % e atmosferës.

Çfarë po ndodh me shtresën e Ozonit?

Nivelet e rritura të gazeve të prodhuara nga njeriu si CFC -të (kloro-fluoro-karbonet), kanë çuar në hollimin e shtresës së ozonit. Në këtë mënyrë është dëmtuar ekuilibri natyror i ozonit, duke çuar në uljen e nivelit të ozonit stratosferik, i cili e mbron tokën nga depërtimi i rrezeve ultraviolet të diellit. Ky fenomen, është më shumë i dukshëm në një rajon, mbi Antarktidë, që ndodh në fillim të pranverës së Hemisferës Jugore (gusht-tetor).

Konfirmimi shkencor i shterimit të shtresës së ozonit e shtyu komunitetin ndërkombëtar të vendoste një mekanizëm për bashkëpunimin për të ndërmarrë veprime për të mbrojtur shtresën e ozonit. Kjo u zyrtarizua në Konventën e Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, e cila u miratua dhe u nënshkrua nga 28 vende, më 22 mars 1985. Në shtator të vitit 1987, kjo çoi në hartimin e Protokollit të Montrealit mbi Substancat që shterojnë Shtresën e Ozonit. Më tej, në vitin 1994, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 16 shtatorin Ditën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Shtresës së Ozonit, duke përkujtuar datën e nënshkrimit, në vitin 1987.

Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Ozonit është “Protokolli i Montrealit – duke na mbajtur të ftohtë, ushqimin dhe vaksinat tona”.
António Guterres, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, thekson se, “Protokolli i Montrealit na tregon se duke vepruar së bashku, çdo gjë është e mundur. Ky protokoll është një dokument që ndikon në zbutjen ndryshimeve klimatike dhe ndihmon në rritjen e eficiencë së energjisë në sektorin e ftohjes, që kontribuon në sigurinë ushqimore.
Prandaj, le të veprojmë tani për të ngadalësuar ndryshimet klimatike, për të ushqyer të uriturit e botës dhe për të mbrojtur planetin nga i cili varemi të gjithë.”/ Nasa;

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Breshkat e detit të pranishme në bregdetin shqiptar prej ngritjes së temperaturave

Breshkat e detit të pranishme në bregdetin shqiptar prej ngritjes së temperaturave

MEDASSET – Shoqata Mesdhetare për Ruajtjen e Breshkave të Detit Sfondi i përgjithshëmBreshkat e detit nuk janë një specie tipike...

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Indonezia u zotua në samitin e fundit të klimës COP26 se emetimet e saj të gazeve serrë do të arrijnë...

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel për fizikë, për punën që gjeti rregull në “kaosin” në dukje, duke ndihmuar në shpjegimin...

Postimi pasardhes
Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al