Sunday, May 11, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

COP26: Ndikimi i avionëve private në ndryshimet klimatike?

04/11/2021
në Ndotja dhe shkarkimet
A A
0
COP26: Ndikimi i avionëve private në ndryshimet klimatike?

Ka pasur kritika për numrin e liderëve botërorë dhe delegatëve të tjerë që kanë udhëtuar në samitin COP26 me avion privat.

A ndikojnë ata në mjedis dhe ndryshimet klimatike – dhe a kishin liderët ndonjë zgjedhje?
Sa avion privat kanë ardhur në Glasgow?

Vëzhguesit e avionëve në aeroportin Prestwick në Ayrshire të Jugut kanë shijuar gamën e pazakontë të avionëve që mbërrijnë atje. Dhe nuk kanë qenë vetëm ata që kanë transportuar liderët – ka pasur aeroplanë mallrash që kanë mbërritur, duke transportuar helikopterë dhe automjete për autokolona.
Për shembull, Presidenti Biden ka në Glasgow një nga automjetet e tij të blinduara, të njohur si “Bisha“, të cilën e kishte edhe në Romë të dielën.

FlightRadar24, i cili gjurmon fluturimet, ka parë numrin e fluturimeve jokomerciale në aeroportet e Glasgow, Prestwick dhe Edinburgh që nga 27 tetori, përjashtuar ngarkesat, udhëtimet e rregullta ose lokale.
Nga vëshgimet e kryera është gjetur se ka pasur rreth 182 fluturime të tilla, që është rreth dyfishi i totalit për gjashtë ditët e mëparshme. Kjo përjashton disa fluturime kombëtare me çarter, siç është avioni i Presidentit Biden, Avioni i Forcave Ajrore.
Kompania e analitikës së aviacionit Cirium ka raportuar se kishte gjithsej 76 fluturime që përfshinin avion privat, ose fluturime VIP, që mbërrinin në Glasgow për katër ditë, deri në 1 nëntor.

  • Aeroportet ku mbërritën delegatët e botës

Cila është gjurma e karbonit e një udhëtimi me avion privat?

Fluturimet prodhojnë gaze serë – kryesisht dioksid karboni (CO2) – nga djegia e karburantit. Si rrjedhojë, ato kontribuojnë në ngrohjen globale.
Por udhëtimi me avion privat në përgjithësi shkarkon më shumë gaze serë për pasagjer sesa fluturimet komerciale.

Ka shumë modele të ndryshme të avionëve privatë, por Cessna Citation XLS – një nga më të njohurit – djeg mesatarisht 189 gallon (857 litra) karburant në orë.
Nëse do të merrnim parasysh udhëtimin nga Roma në Glasgow me një avion privat – një udhëtim që disa nga liderët e G20 bënë për të arritur në COP 26 – i cili zgjat rreth dy orë e 45 minuta, kërkonte 2,356 litra karburant avioni.

Departamenti për Biznesin, Energjinë dhe Strategjinë Industriale (BEIS) thotë se 2.52 kg dioksid karboni emetohen për çdo litër karburant të djegur të turbinës së aviacionit. Prandaj ky fluturim do të prodhonte 5.9 ton CO2.

Megjithatë, BEIS rekomandon që për të “kuptuar ndikimin maksimal në klimë” të fluturimeve, shifrat e emetimeve të CO2 duhet të shumëzohen me 1.9 për të pasqyruar efektin e emetimeve jo-CO2 të lëshuara nga avionët në lartësi të mëdha, të cilat, thonë shkencëtarët, rrisin efektin e ngrohjes.

Prandaj, emetimet totale për këtë fluturim do të ishin 11.3 ton ekuivalent CO2, dhe me një kapacitet prej nëntë pasagjerësh, çdo person do të jetë përgjegjës për 1.2 ton në udhëtimin e tij.
Megjithatë, nëse liderët tanë botërorë do të kishin vendosur të merrnin një fluturim komercial nga Roma në Glasgow, shkarkimet e tyre do të ishin një çerek ton secili. Edhe pse një fluturim komercial përdor më shumë karburant në orë, ai është në gjendje të fluturojë shumë më shumë pasagjerë sesa një avion privat dhe për këtë arsye prodhon më pak emetime për person.

“Një sasi e madhe karburanti përdoret gjatë ngritjes dhe uljes së një avioni, pa marrë parasysh sa njerëz keni në bord. Kështu që, një mënyrë transporti tashmë ndotëse (aviacioni komercial) bëhet edhe më keq, me përdorimin e avionëve privatë”, është shprehur një eksperte në dekarbonizimin e transportit në Universitetin e Oksfordit.
A

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Monitorimi 2024-2025: Vlerat e ndotjes në Tiranë tejkalojnë  normat e lejuara

Monitorimi 2024-2025: Vlerat e ndotjes në Tiranë tejkalojnë  normat e lejuara

Në Tiranë, monitorimi i cilësisë së ajrit, kryer nga Co-Plan, ka zbuluar përqendrime të larta të disa ndotësve kryesorë, që...

Mikro-pyjet: rregullues natyrorë të temperaturave në zonat urbane

Mikro-pyjet: rregullues natyrorë të temperaturave në zonat urbane

Qytetet tona janë të ndotura dhe të mbipopulluara, por mbjellja e pemëve në hapësira urbane zvogëlon ndotjen përmes përthithjes së...

Termocentrali i ri i Roskovecit pritet të shkarkojë ndotje 32 herë mbi normat e lejuara

Termocentrali i ri i Roskovecit pritet të shkarkojë ndotje 32 herë mbi normat e lejuara

Një analizë e thelluar e dokumentacionit mjedisor për termocentralin e ri 170 MW në Roskovec ka zbuluar manipulime shqetësuese në...

Postimi pasardhes
COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

Parashikimi i përmbytjeve në Shqipëri përmes aplikimit të Modelimit Hidrologjik

Parashikimi i përmbytjeve në Shqipëri përmes aplikimit të Modelimit Hidrologjik

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al