Wednesday, May 14, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Parashikimi i përmbytjeve në Shqipëri përmes aplikimit të Modelimit Hidrologjik

24/11/2021
në Emergjenca klimatike
A A
0
Parashikimi i përmbytjeve në Shqipëri përmes aplikimit të Modelimit Hidrologjik

Përmbytja ështe një fenomen i përsëritur në Shqipëri, i cili shkaktohet kryesisht si pasojë e kushteve ekstreme hidro-meteorologjike, që vitet e fundit kanë ardhur duke u përkeqësuar për shkak të ndryshimeve klimatike

Shqipëria, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, është më e prekura nga fenomene të tilla natyrore dhe vlerësohet vend me risk të lartë.

Dëmet më të mëdha të shkaktuara në vitet e fundit janë nga përmbytjet, vecanërisht si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve në kohë të shkurtër, ku mund të përmendim, vitet 2002 dhe 2010 me përmbytjet në zonën e nën Shkodrës dhe 2015-2016, në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosë.

Figura 1. Përmbytjet në Shkodër (2010)

Megjithëse Shqipëria është e pasur me burime ujore shpërndarja e reshjeve vjetore nuk është e njëtrajtshme gjatë gjithë vitit, pasi 20% e totalit të reshjeve bie në periudhën e verës. Ky fakt dikton nevojën për ujitje gjatë kësaj periudhe dhe garantimin e kullimit, rrjedhimisht mbrojtje nga përmbytjet gjatë periudhës së dimrit.
Lëvizjet demografike dhe zhvillimi I pakontrolluar urban i dekadave të fundit ka rritur ndjeshëm rrezikun ndaj këtij fenomeni. Niveli i ulët i ndërgjegjësimit dhe mungesa e sistemeve të paralajmërimit te hershëm zvogëlojnë mundësinë e reagimit në kohë reale, për minimizimin e pasojave.

Zonat më të rrezikuara, nga përmbytjet lumore, shtrihen kryesisht në ultësirën perëndimore të vendit.

Mungesa e studimeve, matjeve dhe buletineve periodike dhe  për periudhën e pas viteve 1990 lidhur me plotat dhe sasinë e reshjeve, vështirëson parashikimin dhe modelimin hidrologjik të zonave me cënueshmëri ndaj përmbytjeve.

Historikisht, parashikimet hidrologjike të vendit tonë, janë bazuar në vëzhgimet e pjesës së sipërme të lumenjve. Metodë e cila nuk siguron kohë të mjaftueshme për menaxhimin e përmbytjeve, sepse përmbytjet në ultësira janë të shpejta, për shkak të pjerrësisë së madhe dhe gjatësisë së shkurtër të lumenjve.

Për të parashikuar përmbytjet, dekadën e fundit janë përdorur teknika më të përparuara, përfshi modelimin hidrologjik.

Edhe ky studim bazohet në përdorimin e modelimit hidrologjik, për parashikimin e përmbytjeve në ultësirën perëndimore të Shqipërisë, me synim minimizimin e pasojave.

Modeli hidrologjik i zgjedhur është ai i HEC-HMS, i cili përmes të dhënave që lidhen me reshjet dhe elementë tё tjerë, ndihmon në ndërtimin e hidrografit të prurjeve (një grafik që tregon shpejtësinë e rrjedhës së ujit në lidhje me kohën, nga një pikë e caktuar e lumit) nga shtratet e lumenjve, deri në mbërritjen e tyre në rrjedhën e poshtme të pellgut.

Modeli është përdorur për pellgjet e lumenjve Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman, dhe Vjosë. Për secilin prej tyre, është ndërtuar një model i veçantë, që përqas pellgun lumor ndaj modelit meteorologjik, që bazohet në përdorimin e softit HEC-DSS dhe të dhënat meteorologjike të viteve 1990-2018.

Validimi i modelit, është kryer duke shfrytëzuar të dhënat hidrologjike tё periudhёs 1991-2008-tё.
Studimi i bën një zbatim të plotë metodës HEC-HSM për llogaritjen e bilancit ujor. Kjo metodë u jep përparësi kontrolleve cilësore të plotave, përmes optimizimit tërësor dhe të pjesëshëm.

Modeli hidrologjik i përdorur, është aplikuar në fazën e parashikimit dinamik të modelimit, për të bërë të mundur parashikimin e përmbytjeve.
Si input kryesor, për zgjatjen në kohë të periudhës që parashikohet, është aplikimi i modelit meteorologjik ICON-EU, i cili ofron një kohështrirje 5 (pesё) ditore, të parashikimit të përmbytjeve. Aplikimi i modelit dinamik, përdor mjete që janë në dispozicion të parashikimit aktual si: ICON -EU, vëzhgimet satelitore, dhe kombinimet me rrjetin tokësor të stacioneve, duke e bërë përdorimin në përditshmëri të modelit HEC-HSM, shumë më të lehtë.

Analiza e këtyre modelimeve hidrologjike dhe rezultatet e përftuara treguan se rreziku i përmbytjeve nga lumenjtë e marrë në studim, ndryshon në varësi të baseneve.

Në lumin Ishëm, stacioni Ura Gjole, rezulton se rreziku i përmbytjeve në basen rritet me rritjen e intensitetit të reshjeve.

Figura 2. Shembull i stacioneve të përdorura për krijimin e modelit meteorologjik në modelet HEC-HMS të lumenjve (Mat dhe Ishëm-Erzen)

Për stacionin Erzen-Ndroq, rreziku nga përmbytjet rritet paralelisht me intensitetin e reshjeve, por nuk ndikohet nga faktori i akumulimit të reshjeve. Një sjellje tipike kjo, e përmbytjeve që shkaktojnë lumenjtë e vegjël.

Rreziku i përmbytjes për degën e Shkumbinit, rezulton të rritet në zonën e Papër-ës, si rezultat i bashkimit të prurjeve nga pjesa e mesme e basenit. Gjithashtu, kemi raste të ndarjes së plotë të dy degëve të sipërme të Rapunit dhe Librazhdit, pjesët e poshtme të të cilave, nuk paraqesin probleme me përmbytjet.

Baseni i Semanit, dega Osum e Urës Vajgurore, preket shpesh nga përmbytjet e stuhive. Rreziku i përmbytjes në këtë basen, rritet në ato raste kur kemi vërshime të ujit nga Osumi dhe Devolli.

Figura 3. Shembull i aplikimit të modeleve HEC-HMS në basenet e lumenjve Vjosa dhe Seman

Ndërsa për sa i përket lumit Vjosa, degët më të rëndësishme janë Drinos dhe dega e Përmetit. Por për shkak të pranisë së karstit, kryesisht në degën e Drinosit, modelimi hidrologjik ndërlikohet.

Vërejmë se për ndërtimin e modelit hidrologjik, që i shërben modelimit për planifikimin hidrologjik, janë përdorur pothuajse të gjitha stacionet që operojnë në Shqipëri, duke përjashtuar vetëm një numër të vogël stacionesh, të cilat paraqitën anomali të rëndësishme në vlera, në krahasim me stacionet e tjera (kryesisht vlera shumë të vogla reshjesh jo normale). Megjithatë, përdorimi i kësaj metode, rezultoi të ishte i suksesshëm në parashikimin e përmbytjeve.
Përmbytjet për shkak të ndryshimeve klimatike, janë bërë mjaft të shpeshta në Shqipëri. Për këtë arsye përdorimi i modeleve hidrologjike është forma e duhur për parashikimin e tyre, ndaj rreziku i dëmtimit nga ky fenomen mund të zvogëlohet, nëse veprohet në kohën e duhur.

Autor: Dr-Ing. Klodian Zaimi

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes
Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Bujqësia e Ballkanit Perëndimor nën ndikimin e ndryshimeve klimatike

Bujqësia e Ballkanit Perëndimor nën ndikimin e ndryshimeve klimatike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al