Mbretëria e Bashkuar po mban një samit që shihet si vendimtar për vendosjen në kontroll të ndryshimeve klimatike.
Takimi në Glasgow që do të mbahet nga data 31 tetor deri më 12 nëntor mund të çojë në ndryshime të mëdha në jetën tonë të përditshme.
Çfarë është COP26 dhe përse po ndodh?
Bota po ngrohet për shkak të shkarkimeve të lëndëve djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi natyror, të cilat vijnë nga veprimtari të ndryshme të njeriut.
Ngjarjet ekstreme të motit të lidhura me ndryshimet klimatike, duke përfshirë valët e nxehta, përmbytjet dhe zjarret në pyje po intensifikohen. Dekada e kaluar ishte më e ngrohta e regjistruar dhe qeveritë kanë pranuar se duhet të bashkëpunojnë të gjithë dhe sa më shpejt e mundur.
Vendet pjesëmarrëse në këtë takim, po hartojnë planet e tyre për reduktimin e shkarkimeve deri në vitin 2030.
Ata të gjithë ranë dakord në vitin 2015 për të bërë ndryshime dhe për të mbajtur ngrohjen globale nën 2C, referuar niveleve para industriale dhe tani të përpiqen të synojnë për 1.5 C, në mënyrë shmangien e një katastrofe klimatike.
Kjo është ajo që njihet si Marrëveshja e Parisit, në të cilën vendet u zotuan se të vazhdojnë të reduktojnë shkarkimet, deri në net zero deri në vitin 2050.
Çfarë do të vendoset në COP26?
Rreth 25,000 pjesëmarrës janë bashkuar në Glasgow, duke përfshirë udhëheqës botërorë, negociatorë dhe gazetarë. Dhjetëra mijëra aktivistë dhe biznese janë bërë pjesë gjithashtu duke organizuar evente apo protesta.
Shumica e vendeve do të përcaktojnë planet e tyre për të reduktuar shkarkimet përpara se të nisë takimi i nivelit të lartë.
Por gjatë këtyre dy javëve, do të ketë edhe shumë zhvillime të reja.
Për shembull, disa priten të jenë shumë teknike, duke përfshirë rregullat ende të nevojshme për të zbatuar Marrëveshjen e Parisit. Por disa të tjerë fokusohen në pika të tjera rëndësishme që përfshijnë:
- Kalimin sa më të shpejt në makina elektrike.
- Përshpejtimi i ndalimit të përdorimit të energjisë së qymyrit
- Prerja e sa më pak pemëve
- Mbrojtja e më shumë njerëzve nga ndikimet e ndryshimit të klimës, të tilla si financimi i sistemeve të mbrojtjes bregdetare.
Në fund të konferencës, pritet një formë deklarimi. Çdo vendi do t’i kërkohet të regjistrohet dhe ai do të përfshihet në angazhime të caktuara.
A ka të ngjarë të ketë pika që mund të pengojnë arritjen e një marrëveshjeje?
Po diskutohet shumë për para dhe drejtësi për klimën. Vendet në zhvillim priren të ndotin më pak për banorë dhe nuk janë përgjegjës për shumicën e emetimeve në të kaluarën.
Por ato përjetojnë disa nga efektet më të këqija të ndryshimit të klimës. Ata kanë nevojë për para për të ndihmuar reduktimin e emetimeve të tyre dhe për të përballuar ndryshimet klimatike. Kjo mund të nënkuptojë më shumë panele diellore në vendet që varen nga energjia e qymyrit dhe sisteme mbrojtjeje për përmbytjet.
Do të ketë gjithashtu një betejë mbi kompensimin për vendet në zhvillim të prekura nga ndryshimi i klimës. Në 2009, vendet e pasura premtuan 100bn (720 milion $) në vit për të ndihmuar vendet më të varfëra deri në 2020. Megjithatë, ky objektiv ende nuk është përmbushur dhe mund te zgjasë deri në vitin 2023.
Angazhimet e Kinës në COP26 do të jenë gjithashtu shumë të rëndësishme. Tashmë, një nga ndotësit më të mëdhenj në botë dhe ka investime në stacionet e qymyrit në të gjithë botën.
Shumë vëzhgues do të survejojnë se sa shpejt Kina dhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj të karburanteve fosile, do të jenë të gatshëm të zvogëlojnë varësinë e tyre ndaj tyre./ BBC NEWS