Thursday, June 26, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndotja nga grimcat PM 2.5 ka rritur shkallën e vdekshmërisë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

20/02/2024
në Ndotja dhe shkarkimet, Shëndeti
A A
0
Ndotja nga grimcat PM 2.5 ka rritur shkallën e vdekshmërisë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Studimi më i fundit, i kryer nga Këshilli i Përbashkët Kërkimor në vendet e Ballkanit Perëndimor, nxjerr në pah faktin se shkalla e vdekshmërisë nga PM 2.5 në këto shtete është disa herë më e lartë se mesatarja Evropiane.

Krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, në Ballkanin Perëndimor, vdekshmëria nga ndotja e shkaktuar prej grimcave PM 2.5 është dy herë më e lartë. Në dhjetor 2023 në gazetën Environment International, u publikuan rezultatet e studimit të kryer nga Këshilli i Përbashkët Kërkimor i Bashkimit Europian në Ispra, Itali nga një grup ndërkombëtar kërkuesish nga Italia, Belgjika, Hollanda, Serbia dhe Shqipëria. Studiuesit bënë vlerësimet bazuar tek të dhënat e mbledhura në 26 qytete të rajonit. Sipas tyre ndotësit nuk njohin kufij, konfirmim ky i cili duhet parë me interes nga aktorët që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e situatës.

Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë deklaron se vlerat kanë qënë alarmante edhe në dy qytet pjesë e studimit, Elbasani dhe Durrës.

Rezultatet e këtij studimi sollën argumenta të rëndësishëm për studiuesit e Ballkanit Perëndimor në përzgjedhjen e prioriteteve për kërkim dhe veprim. Sikurse është përshkruar edhe në raport ndotja e ajrit pothuajse në të gjitha vendet e rajonit, ku janë bërë edhe matjet, është në nivele të larta. Vlerësohet se kostoja totale e pasojave shëndetsore është miliarde euro në vit.

Sipas të dhënave të vitit 2019, barra ekonomike e shkaktuar nga ndotja prej grimcave PM 2.5 në të 26 qytetet, pjesë e studimit varion nga 7.8 në 9 miliarde Euro. Duke qene se PBB (Produkti i Brendshëm Bruto) i parashikuar i vendeve të Ballkanit Perëndimor është rreth 100 miliardë Euro, kjo do të thotë që ndotja e shkaktuar në këto 26 qytete, ku jeton vetëm një e treta e popullsisë shkakton një barrë prej 8% në 9% të PBB-së së të gjithë rajonit.

Ndër pasojat shëndetësore të ndotjes së ajrit si tek fëmijët edhe tek të rritur janë azma, bronkiti, diabeti, kanceri i mushkrive duke shkuar deri në raste të humbjes së jetës. Bazuar tek studimi por edhe tek një deklarim i Agjensisë Evropiane të Mbrojtjes së Mjedisit, në vitin 2019 në Ballkanin Perëndimor shkalla e vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së shkaktuar nga grimcat PM 2.5 variojnë midis 137 dhe 158 vdekje për 100.000 banorë, vlerë e cila është dy herë më e lartë se vlerat mesatare të Bashkimit Evropian (69).

Njëkohësisht edhe vlerat e vdekshmërisë në Ballkanin Perëndimor si pasojë e ndotjes nga Ozoni dhe Dioksidi i Azotit (19 deri në 28 vdekje për 100000 banorë në vitin 2019) janë në mënyrë të frikshme më të larta se mesatarja Evropiane (4 deri në 9 raste për 100000 banorë).

Tabloja që sjell ky studim është totalisht ndryshe nga ajo e sjellë nga Agjensia Evropiane e Mbrojtjes së Mjedisit, e cila thotë se burimi kryesor i ndotjes nga PM 2.5 vjen prej mjediseve shtëpiake. Megjithatë kërkuesit në këtë studim vlerësojnë që 40% e barrës ekonomike nga ndotja vjen nga sektori i energjisë, me një mesatare kostoje për shëndetin prej 240 milion euro në vit për çdo qytet ku është bërë studimi. Mjediset shtëpiake dhe bujqësia kanë secila një peshë prej 20% të barrës ekonomike dhe pjesa tjetër e mbetur prej 20% vjen si pasojë e ndotjes nga trafiku, menaxhimi i mbetjeve dhe industria. Vlerësimi i barrës ekonomike për qytetet si pasojë e ndotjes është një e dhënë e rendësishme e cila orienton drejtimet në të cilat duhet të zhvillohen politikat dhe strategjitë e rëndësishme për një të ardhme të qëndrueshme.

REFERENCA

https://www-sciencedirect-com.translate.goog/science/article/pii/S0160412023006207?_x_tr_sl=sr&_x_tr_tl=en&_x_tr_hl=en&_x_tr_pto=sc#b0025

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Ndotja e ajrit dhe rritja e temperaturave janë shkaktarë të 4% të fataliteteve të të porsalindurve

Një studim ndërkombëtar tregon se ngrohja globale ka kontribuuar ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë neonatale në shumë vende të botës,...

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Marrëdhënia midis ngrohjes globale dhe çrregullimit të spektrit të autizmit

Çrregullimi i Spektrit të Autizmit (ASD) është një problem kompleks i zhvillimit nervor, shfaqja e të cilit është shtuar në...

Monitorimi 2024-2025: Vlerat e ndotjes në Tiranë tejkalojnë  normat e lejuara

Monitorimi 2024-2025: Vlerat e ndotjes në Tiranë tejkalojnë  normat e lejuara

Në Tiranë, monitorimi i cilësisë së ajrit, kryer nga Co-Plan, ka zbuluar përqendrime të larta të disa ndotësve kryesorë, që...

Postimi pasardhes
Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Shkurti drejt thyerjes së rekordeve të temperaturave më të ngrohta në vend dhe Botë

Shkurti drejt thyerjes së rekordeve të temperaturave më të ngrohta në vend dhe Botë

Buletini mujor: Shkurt 2024

Buletini mujor: Shkurt 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al