Në përgjithësi, muaji shtator është karakterizuar nga luhatjet më të mëdha të regjimit të resheve gjatë këtyre viteve të fundit. Kjo dukuri dallohet qartë në grafikun që tregon vlerat e reshjeve, të shprehura në përqindje përkundrejt normës, për matjet e kryera në shkallë vendi gjatë shtatë viteve të fundit. Siç paraqitet në figurën e mëposhtme, mesatarisht shënohet një vlerë prej 7.2% mbi normën.
Në dy javët e para, reshje me intensitet më të lartë se mesatarja e viteve të fundit, e kanë karakterizuar rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, rajonet lindore të Alpeve dhe Karpateve, si dhe Gadishullin Ballkanik. Anomalitë javore kanë qenë midis 10 mm dhe 90 mm, duke arritur lokalisht edhe vlera më të larta. Totali absolut i reshjeve javore ka qenë kryesisht 25-100 mm, duke arritur lokalisht në mbi 100-200 mm. Si pasojë, do të rritet rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës. Në malet më të larta (të cilat arrijnë në mbi 1,500 – 2,000 m lartësi mbi nivelin e detit), shtimi i intensitetit të reshjeve mund të shoqërohet me reshje më të dendura dëbore.
Anomalitë javore të reshjeve ishin midis 10 mm dhe 30 mm, me vlera lokalisht më të larta, veçanërisht mbi sipërfaqet e detit dhe në brigje. Totali absolut i reshjeve javore ishte kryesisht 20-50 mm, ndërsa lokalisht, mbi 100-250 mm.
Ndërkohë, temperaturat e ajrit kanë ruajtur në mënyrë pothuajse të qëndrueshme vlera mbi normën. Anomalitë e tyre për shtatë vitet e fundit, referuar vlerave mesatare, maksimale dhe minimale, kanë qenë vazhdimisht pozitive. Shtatori i këtij viti ka ndjekur prirjen e muajve të tjerë të 2024, duke shënuar temperatura më të larta se normalja. Veçanërisht gjatë javës së parë, temperaturat kanë qenë 1 deri në 7 gradë Celsius mbi mesataren shumëvjeçare.
Gjatë muajit shtator, kur shënohet edhe ekuinoksi i vjeshtës, territori i vendit tonë ka regjistruar vlera relativisht të larta të rrezatimit diellor, kryesisht për shkak të vranësirave më të pakta. Këto vlera kanë qenë pranë ose mbi normën shumëvjeçare.
Moti mbizotërues i këtij muaji varet shumë nga qarkullimi i përgjithshëm i masave ajrore dhe frontet dominuese që prekin territorin. Këta faktorë ndërthuren me kushtet gjeografike lokale, të cilat ruajnë një ndikim të rëndësishëm nga stina e verës edhe gjatë shtatorit.
Vlen të theksohet se në vitet e fundit, shtatori ka shfaqur karakteristika që i shkojnë më shumë përshtat stinës së verës sesa asaj të vjeshtës. E megjithatë, nuk janë vërejtur dukuri shumë ekstreme të motit.
Burimi: