Sunday, June 1, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ekonomia shqiptare dhe efektet e Taksës Kufitare të Karbonit (CBAM), të Bashkimit Evropian

14/02/2024
në Ekonomia
A A
0
Ekonomia shqiptare dhe efektet e Taksës Kufitare të Karbonit (CBAM), të Bashkimit Evropian

Deri në çfarë mase ndikon TKK në mbarëvajtjen e sistemit ekonomik shqiptar dhe sistemit të politikave mjedisore të vendit?

Autor: Djego Abedinaj

Taksa e Kufirit të Karbonit (TKK) e Bashkimit Evropian (CBAM-Carbon Border Adjustment Mechanism) filloi zbatimin që nga 1 Tetori 2023. TKK është një instrument i cili takson produktet që shkarkojnë sasi të larta karboni të tilla si çimentoja, hekuri dhe çeliku, hidrogjeni, elektriciteti dhe plehrat kimike. Sipas BE kjo masë synon kufizimin e largimit të prodhimit drejt vendeve të cilat ndjekin politika mjedisore më pak ambicioze (carbon leakage) dhe gjithashtu përafrimin e regjimeve rregullatore. Pavarësisht se TKK është në fazën e hershme të zbatimit, tashmë po ndikon në vendimet e qeverive duke i nxitur ato të marrin masa nëpërmjet politikave të cilat rritin presionin ndaj industrive ndotëse.

Ndër vendet e Ballkanit Perëndimor, ekonomia e Shqipërisë është më pak e prekur nga TKK. Kjo pasi vendi mbështetet në një masë të konsiderueshme në prodhimin e energjisë nga burime të rinovueshme në masën 90% të përdorimit total të kërkesës së brendshme. Ndërkohë, ekonomitë e tjera të rajonit si Serbia, Bosnja dhe Hercegovina apo Kosova pritet të kenë një ndikim më të madh për shkak të varësisë së prodhimit të energjisë nga industria e qymyrit. Megjithatë, ka ende industri që ka të ngjarë të preken nga TKK e BE-së si industria e çimentos dhe çelikut, ku sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, eksportet e çimentos janë afërsisht 8% e totalit të eksporteve drejt tregut të BE-së.

(i) Taksa e Karbonit në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka qenë një ndër vendet e para në Ballkanin Perëndimor e cila , që prej vitit 2009, ka vendosur një taksë karboni simbolike në vlerën 0.5 lekë/kg duke ngjallur shpesh debate politike dhe duke shtuar barrën fiskale për ekonominë. Më 4 dhjetor 2023, Komisioni Parlamentar i Ekonomisë diskutoi draftin përfundimtar të buxhetit të vitit 2024. Gjatë diskutimeve të projekt-buxhetit për vitin 2024 në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, pjesë e diskutimeve ishte edhe rishikimi i taksës së karbonit. Draft-buxheti i projektit ka sugjeruar fillimisht ngritjen e kufirit të taksës së karbonit nga 0,5 lekë/kg në 1.5 lekë/kg (ekuivalente me 0,15 euro/kg). Diskutimet çuan në një rishikim të datës së hyrjes në fuqi, duke e shtyrë deri në vitin 2026.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, rritja e nivelit të taksës së karbonit është “një masë e parakohshme” për ekonominë shqiptare, ndaj qeveria duhet t’u japë kohë shtesë industrive të prekura nga TKK për të investuar në teknologji të pastra të prodhimit. Ngritja e taksës së karbonit nga qeveria shqiptare mund të konsiderohet si “një rrugë e mesme” midis ndërtimit të një regjimi fiskal “të gjelbër” dhe zbutjes së impaktit të TKK të BE-së. Për këtë arsye, rritja e taksës së karbonit prej 1.5 lekë/kg është shtyrë për të hyrë në fuqi në vitin 2026, “për t’i dhënë kohë industrisë për të investuar në teknologji të pastra”.

(ii) Rritja e Taksës së Karbonit në Vitin 2026

Koha e hyrjes në fuqi të rritjes së taksës së karbonit në vitin 2026 përkon me hyrjen në fuqi me efekt të plotë të TKK të BE-së. Që nga 1 tetori 2023 me fillimin e zbatimit të fazës tranzitore 2023-2026 të TKK, kompanitë jo-evropiane që eksportojnë mallra në tregun e brendshëm të BE-së do të duhet të raportojnë çdo tremujor emetimet përmes regjistrit kalimtar. Gjithashtu, pjesë e rregullores zbatuese të TKK është mundësia për të ulur çmimin e karbonit për produktet intensive nëse kompanitë i janë nënshtruar taksës së karbonit në vendet e tyre të origjinës. Përveç presionit fiskal, kompanitë do të duhet gjithashtu të rrisin kapacitetet e tyre të pajtueshmërisë rregullatore për të përmbushur kriteret e TKK. Kompanitë që eksportojnë në tregun e BE-së do të duhet gjithashtu të raportojnë emetimet e tyre përmes regjistrim online të TKK.

(iii) Kuadri Institucional Shqiptar mbi Çlirimin e Karbonit

Përveç nevojës për të përmbushur kriteret e TKK, Shqipëria ka marrë zotime duke nënshkruar Marrëveshjen e Klimës të Parisit (2015) dhe ka ndërmarrë masa konkrete politike drejt dekarbonizimit të ekonomisë. Neni 6 i Marrëveshjes së Parisit sugjeron që vendet ta konsiderojnë implementimin e taksës së karbonit si një instrument politikash për dekarbonizimin e ekonomisë dhe për të përmbushur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit. Shqipëria është ndër vendet që ka miratuar taksën “ad valorem” të karbonit, e cila takson karbonin në prodhim dhe jo nga emetimet. Në këtë kontekst, vendi do të duhet të rrisë kapacitetet institucionale në trajtimin e çmimit të karbonit. Këtu përfshihet implementimi i plotë i regjistrit të emetimeve i cili është kërkuar edhe nëpërmjet raporteve zyrtare nga institucionet ndërkombëtare si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë kontekst merret parasysh edhe fakti që çmimi i karbonit ka gjetur gjerësisht konsensus midis industrive dhe qeverive për rolin e rëndësishëm që mund të luajë në uljen e shkarkime të gazeve serë

Gjithashtu, qeveria e Shqipërisë ka hapur zyrtarisht bisedimet e negociatave për anëtarësimin në BE, ku pjesë e tyre janë edhe kapituj që e vendosin plotësisht fokusin në çështjet mjedisore dhe për të cilat vendi duhet të miratojë ‘acquis communautaire‘, duke përfshirë mbrojtjen e mjedisit dhe politikat tatimore. Për ta përfunduar, shtyrja e taksës së karbonit mund t’i lërë kohë industrisë, por nuk do të përjashtojë nevojën e ndërhyrjes së qeverive për të rritur kapacitetet institucionale dhe stimujt për tranzicionin e gjelbër të ekonomisë. Standartet të cilat lidhen me mbrojtjen e ambientit dhe klimës po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në kuadrin rregullator të tregëtisë ndërkombëtare, nga të cilat edhe ekonomia shqiptare preket dhe do të duhet të ngrejë kapacititete për t‘i përballuar këto sfida.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria deri në vitin 2030: Lidere e energjisë së pastër në Ballkan

Shqipëria synon të arrijë objektivin ambicioz prej 54.4% të energjisë së rinovueshme deri në 2030, duke rritur gjithashtu synimet për...

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Kolapsi i Bisedimeve të Busanit rreth ndotjes plastike dhe implikimet për Shqipërinë

Lehtësia në përdorim dhe varësia nga plastika e bën largimin e saj tejet kompleks. Ajo është bërë pjesë e pandashme...

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Shqipëria synon 59.4% të energjisë nga burime të rinovueshme në 2030

Plani Kombëtar i Rishikuar për Energjinë dhe Klimën (PKEK) 2020-2030 është hedhur për konsultim publik, me qëllim harmonizimin e politikave...

Postimi pasardhes
Ndotja nga grimcat PM 2.5 ka rritur shkallën e vdekshmërisë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Ndotja nga grimcat PM 2.5 ka rritur shkallën e vdekshmërisë në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Ndryshime të pritshme ligjore “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”

Shkurti drejt thyerjes së rekordeve të temperaturave më të ngrohta në vend dhe Botë

Shkurti drejt thyerjes së rekordeve të temperaturave më të ngrohta në vend dhe Botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al