E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjitarët në Shqipëri të rrezikuar nga ndryshimet klimatike

19 Tetor, 2021
në Natyra
A A
0
Gjitarët në Shqipëri të rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Gjitarët luajnë rol thelbësor (roli pré-grabitqar, të shpërndarjes sё farave) në çdo ekosistem ku ato jetojnë. Ata janë veçanërisht të rëndësishëm për mbajtjen e shërbimeve dhe funksioneve të ndërlidhura mes tyre, pёr rrjedhojë nё ruajtjen e qëndrueshmërisë së një ekosistemi.

Sipas një studimi qё vëzhgoi praninë e gjitarëve të vegjël në zonat e mbrojtura tё vendit, llojet e identifikuara tё gjitarëve të vegjël ishin 23. Konkretisht, në Korab-Koritnik u identifikuan 11-14 lloje, në Divjakë-Karavasta u identifikuan 9 lloje, në Lëpushë-Vermosh, 7–9 lloje, Bredhi i Hotovës, 7 lloje dhe Llogara-Karaburun 7 lloje.

Në vazhdën e studimeve të mëparshme kryer nga studiues shqiptarë dhe të huaj, llojet e identifikuara në vendin tonë, tё gjitarëve tё vegjël janё 31.

Ndёrsa problemet qё lidhen me ruajtjen e gjitarëve në vendin tonë, sa vijnё e shtohen, autorët theksojnё nevojën e ruajtjes së tyre, veçanërisht tё llojeve endemike të Ballkanit. Këto specie, si në Shqipëri ashtu edhe kudo në botë, përballen me probleme të ndryshme sic janё; degradimi ose shkatërrimi i habitateve dhe pasojat e ndryshimeve klimatike qё vijnë e shtohen.

I njëjti fakt vihet në dukje edhe nga një studim tjetër, i cili tenton tё bёjё njё vlerёsim tё rrezikut nga klima ndaj gjitarëve në Evropë. Konkretisht, rreziku i ndryshimeve klimatike ndaj biodiversitetit vlerësohet duke parashikuar zonat që do të jenë klimatikisht të përshtatshme pёr tё jetuar në të ardhmen, si dhe duke matur distancën/zhvendosjen që specieve do u duhet të përshkojnë për të arritur në këto vende. Ky proces shërben edhe si një tregues i aftësisë së gjitarëve për tu përshtatur dhe evoluar në kohë, apo për të kolonizuar habitate të reja qё nuk kërcënohen nga ndryshimet klimatike.

Vlerësimi i rrezikut nga klima është i rëndësishëm për studiuesit, sepse ndihmon në përpilimin dhe përcaktimin e statusit të gjitarëve qё gjenden në Listën e Kuqe të Llojeve (European IUCN Red List).

Studimi i mësipërm tregon se 47% e gjitarëve në Evropë kërcënohen nga pasojat e ndryshimeve klimatike dhe se tiparet e tyre, nuk mundësojnë përshtatjen me habitate të reja. Sipas studiuesve, llojet mё tё rrezikuara nga ndryshimet klimatike, nuk janё shёnuar me rrezik tё zhdukjes, në Listë. Për këtë arsye, përfshirja e tyre në listë dhe përcaktimi i duhur i statusit duhen rishikuar.

Theksojmë se identifikimi në të ardhmen i habitateve të përshtatshme klimatikisht bashkё me njohjen e aftësisё sё llojeve pёr tu përshtatur, mund të ndihmojë në ruajtjen e këtyre gjallesave, si në territorin e vendit tonë, por edhe më gjerë.

Autor: Prof. Dr. Ferdinand Bego; Dr. Enerit Saçdanaku

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike është bërë një çështje e ngutshme dhe urgjente duke pasur parasysh shpejtësinë alarmante me të cilën...

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në resurset gjenetike të bimëve

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në resurset gjenetike të bimëve

Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të rëndësishëm negative në mjedis dhe në resurset gjenetike të bimëve (RGJB), shpesh duke çuar...

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Në nivel global, aktivitetet njerëzore kanë shkaktuar dhe do të vazhdojnë të shkaktojnë humbje në biodiversitet, mes tjerash, përmes ndryshimit...

Postimi pasardhes
Politikat e klimës, rreziku i tranzicionit dhe stabiliteti financiar

Politikat e klimës, rreziku i tranzicionit dhe stabiliteti financiar

Nismat e Shqipërisë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

Nismat e Shqipërisë për zbutjen e ndryshimeve klimatike

Gjashtë mënyra se si të përshtatemi me ndryshimet klimatike

Gjashtë mënyra se si të përshtatemi me ndryshimet klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al