Thursday, June 26, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

16/05/2021
në Natyra
A A
0
Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

Koha kur ndodhin ngjarjet fenologjike është e lidhur ngushtë me faktorë të ndryshëm klimatikë, ku përfshihen temperatura e ajrit dhe e tokës, reshjet, rrezatimi diellor, evapotranspirimin, kohëzgjatja e ditës, mbulesa e dëborës, etj.

Vëzhgimet fenologjike janë thelbësore për shumë aspekte në bujqësi. Njohuritë lidhur me marrëdhëniet bimë-mot, mund të përmirësojnë menaxhimin e të mbjellave dhe shoqërohen për pasojë me cilësi më të lartë dhe më të qëndrueshme të prodhimeve.

Ky studim ka për qëllim vlerësimin e ndikimit të temperaturave dhe të kushteve klimatike në përgjithësi, të cilat ndërveprojnë me fazat fenologjike të kultivimit të kultivarit “Visoka” të lajthisë. Për tre vite, u vëzhguan tre zona të ndryshme të Shqipërisë, ku aktualisht kultivohet ky kultivar i lajthisë. Pogradeci, Mati dhe Ballshi, që janë tre zonat e marra në studim, vendosen në gjerësi të ndryshme gjeografike dhe paraqesin kushte të ndryshme klimatike.

Pas grumbullimit dhe më tej përpunimit të të dhënave studiuesit arritën në dy përfundime kryesore:

  1. U konfirmua se feno-fazat e bimëve të lajthisë janë të ndikuara ndjeshëm nga temperaturat minimale dhe ato mesatare të stinës së ftohtë.
  2. Gjithashtu, u vërejt se kultivari Visoka i lajthisë, vonon procesin e lulëzimit sipas temperaturave të zonës. Më konkretisht, një ndryshim i temperaturave mesatare me -6.7oC vonon procesin e lulëzimit me 36 ditë, ndërsa një ndryshim prej -7oC vonon këtë proces me 42 ditë.

Për këtë arsye, ky kultivar ka zhvilluar një lloj mekanizmi vetëmbrojtjeje në zonat më të ftohta, i cili e shtyn procesin e lulëzimit duke shmangur kështu dëmtimin e luleve të reja. Mekanizëm ose një përshtatje që kjo bimë ka pësuar, kundrejt kushteve të ndryshme të klimës, e cila rrjedhimisht ndikon edhe në prodhimtarinë e saj.

Autor: Prof.Dr. Bari Hodaj; Prof. Dr. Petrit Rama

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Pishat e buta mesdhetare në bregdetin Adriatik kërcënohen nga llojet aliene

Pishat e buta mesdhetare në bregdetin Adriatik kërcënohen nga llojet aliene

Një insekt i quajtur breshkëza e pishës së butë, po dëmton me shpejtësi pishat e buta përgjatë bregdetit në vendin...

Financial Times: “Një shkretëtirë Himalaje”, peisazhet e egra të Shqipërisë, destinacioni i shumë turistëve

Financial Times: “Një shkretëtirë Himalaje”, peisazhet e egra të Shqipërisë, destinacioni i shumë turistëve

“Ka një shkretëtirë Himalaje”, në pragun e Evropës, ku peisazhet e egra të Shqipërisë u izoluan nga bota gjatë një...

Postimi pasardhes
Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

Gjitarët në Shqipëri të rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Gjitarët në Shqipëri të rrezikuar nga ndryshimet klimatike

Politikat e klimës, rreziku i tranzicionit dhe stabiliteti financiar

Politikat e klimës, rreziku i tranzicionit dhe stabiliteti financiar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al