Gjykata administrative e Parisit ka vendosur në favor të grupit të organizatave «Rasti i shekullit». Prej atij momenti, qeveritë e njëpasnjëshme tani do të jenë të detyruara të provojnë veten dhe të respektojnë rreptësisht zotimet e Francës për klimën.
Shteti Francez gjithashtu urdhërohet të riparojë dëmin ndaj mjedisit të shkaktuar nga mosveprimi i tij, deri më 31 Dhjetor 2022. Ky gjykim thelbësor është i detyrueshëm për qeverinë aktuale, por edhe për qeveritë e ardhshme të Elysée dhe shënon fillimin e një epoke të re për politikat klimatike të Francës. Kurrë më asnjë President nuk do të largohet nga mos marja e masave kunddrejt klimës.
Për grupin e organizatave «Rasti i Shekullit: “Tani e tutje, çdo President që nuk respekton angazhimet klimatike të Francës dënohet dy herë: së pari duke e ekspozuar popullsinë e tij ndaj ndikimeve gjithnjë e më shkatërruese dhe të kushtueshme të ndryshimit të klimës, dhe së dyti duke e ekspozuar atë ndaj dënimeve të mëtejshme nga gjykatat. ”
Mandati i ardhshëm pesëvjeçar presidencial është mundësia e fundit dhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare. Prandaj, organizatat «Notre Affaire à Tous, la Fondation Nicolas Hulot, Greenpeace France dhe Oxfam France» u bëjnë thirrje të gjithë kandidatëve të demonstrojnë, me shifra që i mbështesin, se si ata synojnë të nxjerrin shtetin nga paligjshmëria dhe të respektojnë objektivat klimatike.
Për të respektuar angazhimet e shtetit për Klimën, Shteti Francez duhet, për shembull:
• Të arrijë 700 000 rinovime të ndërtesave në vit;
• Rritja e trafikut hekurudhor me 20 deri në 25% në krahasim me vitin 2018;
• Të rrisin rreth 4 herë, sipërfaqen e disponueshme për bujqësinë organike.
Janë të nevojshëm rreth 14 muaj për të kapur vonesën e klimës e cila është akumuluar për 3 vjet.
Midis 2015 dhe 2018, Franca shkarkoi 15 milion ton gaze serë, më shumë se angazhimet e saj legjislative. Një vepër penale që e vendosi shtetin në një pozitë të paligjshme dhe të cilën udhëheqësit e vendit tani janë të detyruar të vendosin rregull, menjëherë para fundit të vitit të ardhshëm. Në këtë mënyrë, 15 milion ton gaze serë do të duhet të zbriten nga “buxheti i karbonit” i Francës për vitin 2022. Prandaj, ky vendim detyron shtetin të dyfishojë reduktimin e shkarkimeve të planifikuara midis 2021 dhe 2022.
Për organizatat: “Nga sot, çdo divergjencë nga plani i reduktimit të gazeve serrë mund të sanksionohet nga gjykatat në rast të ndonjë vonese të mëtejshme. Shteti tani ka një detyrim për klimën. Ne kemi gjyqtarët që morën në konsideratë çështjen e klimës, si dhe mobilizimin e madh të 2.3 milion njerëzve që mbështetën organizatat «Rasti i Shekullit». “
Me këtë rast ky grup organizoi një demonstratë në Trocadero në Paris, me dy mesazhe me shkronja gjigande: “Klima: drejtësia është në anën tonë!” Dhe “Kandidatët presidencialë: pa klimë, pa mandat presidencial (Candidates: Pas de Climat, pas de mandat)”.