E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Gjykata Supreme e ShBA kufizon pushtetin e Biden për të reduktuar shkarkimet e gazeve serë në atmosferë

26 Korrik, 2022
në Politika
A A
0
Gjykata Supreme e ShBA kufizon pushtetin e Biden për të reduktuar shkarkimet e gazeve serë në atmosferë

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA) ka humbur një pjesë të kompetencave të saj për të reduktuar shkarkimet e gazeve serë.

Vendimi historik i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara përbën një pengesë të madhe ndaj politikave të Presidentit Joe Biden për klimën. Ai e cilësoi atë si një “vendim shkatërrues”, duke u shprehur më tej se gjithsesi, nuk do t’i ndalte projektet e tij për t’i bërë ballë emergjencës klimatike.

Çështja e shqyrtuar nga Gjykata Supreme u ngrit nga shteti i West Virginia-s, në emër të 18 shteteve të tjera, të drejtuara kryesisht nga Partia Republikane, si dhe të disa prej kompanive më të mëdha të qymyrgurit në vend. Pala paditëse argumentonte se EPA nuk dispononte kompetencë për t’i kufizuar shkarkimet në territorin e shteteve të veçanta. 19 shtetet paditëse dhe kompanitë ishin të shqetësuara se sektorët e tyre të energjisë do të detyroheshin të ndalonin përdorimin e qymyrit, një veprim me kosto ekonomike tejet të larta.

Pas vendimit 6-3 në favor të shteteve konservatore dhe kompanive, Gjykata vendosi se EPA nuk kishte autoritet për të zbatuar masa shtrënguese gjithëpërfshirëse. Prokurori i Përgjithshëm i shtetit të Missouri-t, Eric Schmitt (një prej 19 paditësve), e cilësoi vendimin si “një fitore të madhe që ndalon rregullat e shpallura nga Presidenti Biden për EPA-n, të cilat shkurtojnë vendet e punës”.

Edhe pse vendimi i Gjykatës Supreme nuk e pengon plotësisht EPA-n në ushtrimin e funksioneve të saj ekzekutive, ai shprehet se kjo e fundit duhet të autorizohet nga Kongresi për ta ushtruar këtë kompetencë. Megjithatë, Kongresi i ka refuzuar në të shkuarën programet e propozuara nga EPA për të kufizuar shkarkimet e dyoksidit të karbonit.

Aktivistët e kauzës mjedisore janë thellësisht të shqetësuar nga ky vendim, pasi historikisht, progresi i 19 shteteve paditëse në reduktimin e shkarkimeve të gazeve serë (i nevojshëm për kufizimin e ndryshimeve klimatike) ka qenë mjaft i ulët.

Shkarkimet e CO2 për cdo shtet (viti 2021)

Shkarkimet e këtyre shteteve arrijnë deri në 44% të shkarkimeve totale të SHBA-së për vitin 2018, ndërkohë që ato kanë arritur t’i reduktojnë shkarkimet e tyre mesatare me vetëm 7% që nga viti 2000.

“Vendimi i sotëm i Gjykatës Supreme ‘cenon’ autoritetin e EPA-s për të mbrojtur njerëzit nga pasojat e ndryshimeve klimatike, në një kohë kur të gjitha të dhënat tregojnë se ne duhet të ndërmarrim masa urgjente!” tha Vickie Patton, Këshilltare e Përgjithshme për Fondin e Mbrojtjes së Mjedisit (EDF).

Kjo do të thotë se Presidentit Biden tani do t’i duhet të shpresojë në një ndryshim të politikës nga këto shtete ose nga Kongresi, përndryshe SHBA-ja nuk do të mund të përmbushë objektivat e saj për klimën. Ky vendim përfaqëson një humbje të konsiderueshme për të, i cili erdhi në detyrë me zotimin se do të rriste përkushtimin e SHBA-së për mjedisin dhe klimën.

Që në ditën e tij të parë si President, Biden e riktheu vendin në Marrëveshjen e Parisit, konventën e parë globale me dispozita juridike të detyrueshme për ndryshimet klimatike. Më tej, SHBA u angazhua në reduktimin e shkarkimeve të gazeve serë me 52% deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2005.

“Ndërsa ky vendim rrezikon ta dëmtojë aftësinë e kombit tonë për ta mbajtur ajrin të pastër dhe për të luftuar ndryshimet klimatike, unë nuk do të heq dorë nga përdorimi i kompetencave të mia ligjore për të mbrojtur shëndetin publik dhe për t’i bërë ballë krizës klimatike”, tha Biden.

Pasojat e këtij rasti do të ndihen nga qeveritë në mbarë botën, duke ndikuar në përpjekjet globale për t’u përballur me ndryshimet klimatike. Shkarkimet e Shteteve të Bashkuara zënë gati 14% të shkarkimeve totale të gazeve serë.

Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara e cilësoi vendimin si “pengesë në luftën kundër ndryshimeve klimatike”, por shtoi se asnjë komb i vetëm nuk mund t’i cenojë përpjekjet globale.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Rrugët që BE-27 duhet të ndjekë për arritjen e objektivit e 1,5°C të Marrëveshjes së Parisit

Rrugët që BE-27 duhet të ndjekë për arritjen e objektivit e 1,5°C të Marrëveshjes së Parisit

Veprimi global për të përmbushur objektivin afatgjatë të temperaturës të Marrëveshjes së Parisit mbetet i pamjaftueshëm. Rritja e ambicieve për...

COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

Mbretëria e Bashkuar po mban një samit që shihet si vendimtar për vendosjen në kontroll të ndryshimeve klimatike. Takimi në...

Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

Gjykata administrative e Parisit ka vendosur në favor të grupit të organizatave «Rasti i shekullit». Prej atij momenti, qeveritë e...

Postimi pasardhes
Ndikimi i ndryshimeve klimatike në resurset gjenetike të bimëve

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në resurset gjenetike të bimëve

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Përshtatja në mënyrë aktive, një ndër rrugët e zgjidhjes së krizës klimatike

Përshtatja në mënyrë aktive, një ndër rrugët e zgjidhjes së krizës klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al