Mënyra se si bankat reagojnë ndaj rreziqeve të klimës dhe pasigurisë së krijuar për pasojë, mund të ndikojë në stabilitetin financiar.
Sipas një studimi të ri, nga kërkuesit e IIASA dhe Universiteti i Ekonomisë dhe Biznesit të Vienës, bankat dhe pritshmëritë që ato kanë, rreth risqeve që lidhen me klimën dhe vecanërisht tranzicionin që pësojnë politikat e klimës, luajnë një rol të rëndësishëm për kalimin në një ekonomi me karbon të ulët.
Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i rolit të sektorit bankar në fuqizimin e politikave të gjelbra dhe stabilitetit financiar. Autorët vendosën të vlerësojnë ndikimin që pritshmëritë e bankave ndaj rreziqeve të klimës, luajnë në nxitjen apo ngadalësimin e këtij ndryshimi.
Në thelb, kushtet e krijuara në kuadër të politikave, në dobi të ekonomisë së gjelbër, mund t’i japin përparësi kredive të gjelbra për investime të kësaj natyre.
Nga ana tjetër, në kushtet e post pandemisë dhe si një përgjigje ndaj saj, orientimi drejt ekonomisë së gjelbër në Shqipëri, merr rëndësi pasi vendi ynë ka shumë potenciale.
Kalimi drejt aktiviteteve me cikël me vlerë të shtuar sa më të lartë, dhe orientimi drejt tre kolonave të ekonomisë post covid si ekonomia e gjelbër, ekonomia e dijes dhe dixhitalizimi, nuk përbëjnë sfida të lehta por duhen pasur parasysh të realizohen sa më shpejt.
Dikur ekonomia varej nga përdorimi i burimeve natyrore bazuar në mendimin se burimet natyrore ishin të pakufizuara, por në dritën e fakteve të reja dhe pasojave prej ndryshimeve klimatike, në ditët e sotme po ndodh e ashtuquajtura ‘krizë e burimeve’.
Përgjigjet e duhura ndaj ndryshimeve klimatike në planin ekonomik, kombinuar me hartimin e politikave të gjelbra, do të mund të krijojnë një ekonomi të shëndoshë, në dobi të ruajtjes së stabilitetit financiar dhe social në vendin tonë.