Tuesday, June 24, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Rekord botëror temperaturash, java e parë e korrikut me ditët më të nxehta

10/07/2023
në Emergjenca klimatike
A A
0
Rekord botëror temperaturash, java e parë e korrikut me ditët më të nxehta

Sipas të dhënave jozyrtare temperaturat mesatare në botë kanë arritur një nivel të ri për herë të tretë brenda një jave. Të dhënat e analizuara nga një grup shkencëtarësh amerikanë tregojnë se temperatura mesatare globale të enjten, datë 6 korrik, ishte 17.23 gradë Celsius duke thyer në këtë mënyrë rekordin prej 17.01 gradë Celsius të vendosur të hënën, datë 3 korrik, i tejkaluar vetëm një ditë më vonë kur temperatura mesatare arriti në 17.18 gradë Celsius.

Lidhur me këtë fenomen shkencëtarët shprehen se ndryshueshmëria në temperatura është e nxitur edhe nga ndryshimet klimatike të cilat janë shkaktuar pjesërisht nga njeriu dhe pjesërisht nga dukuria El Niño.

“Shkencëtarët e klimës nuk janë të befasuar për thyerjen e rekordit ditor të temperaturës globale, por kjo është shumë shqetësuese”, tha Friederike Otto, Pedagoge në Imperial College London.

“Duhet të jetë një thirrje zgjimi për këdo që mendon se bota ka nevojë për më shumë naftë dhe gaz”, shtoi ajo.

Para kësaj jave, hera e fundit që u thye rekordi ishte në gusht 2016. Ekspertët paralajmërojnë se shumë shoqëri nuk janë përshtatur ende me të nxehtit ekstrem dhe ndikimet që ajo ka tek njerëzit dhe mjedisi. Leximet e temperaturës kryhen përmes një mjeti të quajtur Climate Reanalyzer. Shkencëtarët në Universitetin e Maine përdorin një kombinim të leximeve nga vëzhgimet e sipërfaqes, balonave ajrore dhe satelitore, si dhe modelimin kompjuterik për të vlerësuar temperaturat mesatare globale.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kjo verë është jashtëzakonisht e nxehtë dhe ka të ngjarë që rekordet të vazhdojnë të thyhen

“El Niño nuk ka arritur ende kulmin dhe vera është ende në lëvizje të plotë në hemisferën veriore, kështu që nuk do të ishte befasuese nëse rekordi ditor i temperaturës thyhet përsëri dhe përsëri në vitin 2023,” tha Dr Paulo Ceppi, lektor në shkencën e klimës në Imperial College London.

Sipas Shërbimit të Monitorimit të Klimës në BE, (Copernicus) qershori ishte muaji më i nxehtë i regjistruar. Në Mbretërinë e Bashkuar, nga temperaturat e larta rekord të qershorit pati vdekje “të paprecedentë” të peshqve dhe u kërcënua mbijetesa e insekteve. Vapa përvëluese po vazhdon të godasë pjesë të ndryshme të botës, me Afrikën e Veriut që sheh temperatura afër 50 gradë Celsius dhe pjesë të Kinës që vuajnë nën 40 gradë Celsius.

Agjencia Evropiane e Mjedisit paralajmëroi se në qershor Evropa Jugore mund të ketë më shumë se 60 ditë verë këtë vit, gjë që shihet si e rrezikshme për njerëzit. Temperaturat më të larta se mesatarja ndikojnë gjithashtu në të mbjellat dhe rrisin rrezikun e zjarreve. Rritje të nxehtësisë në dete janë zbuluar gjithashtu javët e fundit, duke përfshirë një valë të nxehtë detare në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë. Qeveritë globalisht janë të përkushtuara për të reduktuar emetimet e tyre të karbonit me qëllim arritjen e objektivit të vendosur në Marrëveshjen e Parisit duke bërë të mundur stabilizimin e temperaturave në shkallë globale/Georgina Rannard.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare "Climate Central", "World Weather Attribution" dhe "Red...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
I nxehti pritet “të pushtojë” botën: Temperatura deri në 50 gradë Celsius, stuhi dhe shira të dendur, ja si parashikohet të jetë moti gjatë javës së ardhshme

I nxehti pritet “të pushtojë” botën: Temperatura deri në 50 gradë Celsius, stuhi dhe shira të dendur, ja si parashikohet të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat ekstreme: Ndikimi i valëve të të nxehtit tek shoqëritë e botës moderne

Temperaturat ekstreme: Ndikimi i valëve të të nxehtit tek shoqëritë e botës moderne

Kufijtë Planetarë: Njerëzit kanë kaluar gjashtë nga nëntë

Kufijtë Planetarë: Njerëzit kanë kaluar gjashtë nga nëntë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al