Nё raportin e fundit, tё realizuar nga Fondacioni Minderoo, citohet se 55 % e plastikёs njёpёrdorimёshe prodhohet nga 20 kompani biznesi. Sipas të njëjtit raportit, mё shumё se 130 milionё tonё e kёsaj plastike digjet apo depozitohet nё landfille tё posaçme.
Nё Shqipёri, me gjithë trendin zhvillues që ka marre industria e riciklimit, shfaqen ende problematika qё lidhen me grumbullimin dhe ndarjen nё burim tё mbetjeve plastike.
Plastika dhe mikroplastika janë përgjegjëset kryesore të sëmundshmërisë dhe mortalitetit tek kafshёt, peshqit, gjitarёt e detit dhe shpendёt. Rreth 600 lloje gjallesash detare tё zinxhirit ushqimor vuajnё pasojat e ndotjes nga plastika, apo edhe ngordhin pёr shkak tё gёlltitjes sё plastikёs. Pёr shembull, prania e lartё mikroplastikёs nё zinxhirin ushqimor dhe ekspozimi, qoftё dhe i shkurtёr, shkakton tek larvat e peshqve, dёme nё procesin e rritjes .
Gjithashtu, njё shqetёsim tepёr i madh pёr shkencёtarёt ёshtё ndikimi i plastikës nё shёndetin e njerёzve, e cila ka po studiohet intensivisht kohët e fundit.
Ka studime që evidentojnë dëmin negativ të plastikës në shëndetin e njeriut, si p.sh., tek qelizat imunitare tё cilat duke luftuar atё (mikroplastikёn) shkaktojnё inflamacion kronik dhe rrisin mundёsinё pёr lindjen dhe shfaqjen e qelizave kanceroze.
Ditёt sotme, plastika ёshtё e pranishme pothuajse, nё çdo mjedis tokёsor e detar dhe ende ka kёrkesё tё madhe pёr prodhimin dhe pёrdorimin e saj, pёr shkak tё kostos sё ulёt tё prodhimit. Duke iu referuar situatёs nё tё cilёn ndodhemi, është e nevojshme të kufizohet pёrdorimi i plastikёs, deri nё gjetjen e një materiali zёvendёsues.
Kёshtu, do tё mundej përkohësisht tё shmangnim ndotjen dhe pasojat e saj nё shёndetin e organizmave tё gjallё, pёrfshirё dhe njeriun.