Shqipëria, ka marrë së fundi 2 anije me qera, të cilat do të vendosen në TriPortin e Vlorës dhe do të shërbejnë për prodhim energjie elektrike, – deklaron Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. Kapaciteti prodhues i njërës prej tyre është 114MW/orë dhe funksionimi pritet të fillojë në verë, kur nevoja për energji është e konsiderueshme.
Por çfarë janë këto platforma, çfarë ndikimi kanë ato në mjedis dhe a ndikojnë në ndryshimet klimatike?
Platformat lundruese të energjisë po gjejnë përdorim në rritje, pasi shihen si një zgjidhje e gatshme që lehtëson deficitin energjitik të vendeve me infrastrukurë tokësore të kufizuar, përsa i përket prodhimit të energjisë, si dhe shmang kohën e gjatë që do të merrte procesi i ndërtimit dhe vënies në funksion të objekteve energjitike, standarte. Përgjithësisht ato ankorohen në porte dhe lidhen direkt me rrjetin e shpërndarjes.
Përdorimi i tyre ka gjetur zbatim në rajone me dalje, ose jo në det, si p.sh në Afrikë (Ganë, Senegal, Zambia-përmes Mozambikut, Sudan Sierra Leone, Guine dhe Gambia), Lindjen e Mesme (Irak dhe Liban), Azi (Pakistan dhe Indonezi) dhe në Karaibe (Kubë) për të siguruar furnizimin e tyre me energji. Në disa prej këtyre vendeve, impiantet lundruese të energjisë, mbulojnë gjithë sasinë e energjisë së prodhuar (si p.sh në Guine), pjesën kryesore të saj (60% në Gambia), apo pjesë të mëdha të kësaj sasie (∼25% në Gana dhe Liban).
Në nivel global, kapaciteti i energjisë së prodhuar nga impinatet lundruese është rritur 17 herë. Përndryshe, nga 144 MW të prodhuara në 2010, prodhimi në 2020 ka tejkaluar 2.6 GW. Po ashtu, aktualisht është në proces ndërtimi një tjetër impiant, me kapacitet 4.4 GW.
Afrika e Jugut po ashtu, ka licensuar tre impiante lundruese me kapacitet të përgjithshëm prodhues 1.2 GW (dy prej tyre me kapacitet 450 MW dhe një me 320 MW), me synimin për të kompensuar humbjet rutinë të energjisë, pavarësisht së lejet mjedisore për këto investime nuk janë dhënë.
Dihet shumë pak mbi shkarkimet e ndotësve të ajrit me pasoja në shëndet dhe të gazeve serë (GS) me ndikim në klimë, që gjenerojnë platformat. Platformat energjitike funksionojnë me motorrë që djegin naftën e rëndë (NR) ose gazin natyror (GN), të cilat përdoren gjërësisht nga mjetet e mëdha lundruese në oqeane.
Si rregull, flota e këtyre impianteve lundruese përdor gazin natyror të rezervave, pasi ka përdorur fillimisht naftën e rëndë. Gazi natyror me destinacion impiantet lundruese në Afrikën e Jugut transportohet në gjendje të lëngët (GNL) dhe ofrohet ekskluzivisht nga Shell. Varësia ndaj GNL-ve për distanca të gjata, shoqërohet me ndotje dhe shkarkime shtesë të GS-ve, për shkak të gazeve të metanit (CH4) që përftohen nga nxjerrja dhe përpunimi i GN, si pasojë e djegies me qëllim lëngëzimin dhe rigazifikimin dhe transportimin e GNL në depozita.
Shkarkimet ne nivel global të flotës së impinateve energjitike
Shkarkimet vjetore të ndotjes, që gjeneron flota aktuale e impianteve lundruese (ndaj një kapaciteti prodhues 2.6 GW) ku varësia nga burimet e brendëshme të GN është thuajse tërësore, arrijnë vlerat: 4.4 Tg CO2, 0.8–3.2 Tg CH4, 1.6 Gg NOx dhe 1.0 Gg PM, duke pranuar si të mirëqenë supozimin se prodhimi i energjisë kryhet në 67.85% të ditës dhe se nuk aplikohen metoda për kontrollin e shkarkimeve. Shkarkimet parashikohet të rriten me 3-fish me vënien në shfrytëzim të impiantit shtesë, me kapacitet 4.4 GW, që është në process zhvillimi. Nëse ky impiant do të përdorë GNL, përfshi proceset e lëngëzimit dhe rigazifikimit, atëherë ai do t’i shtonte këtyre vlerave një ndotje shtesë prej 0.4 Tg CO2. Po ashtu transporti i depozitave do të kish një ndikim të konsiderueshëm në treguesit e ndotjes, ndonëse do të varej edhe nga distanca që do të përshkonte depozita dhe përmbajtja sulfurore e NR.
Vetëm në Afrikën Sub-Sahariane, mungesa e energjisë prek 600 milionë njerëz. Kjo përkthehet në një deficit prej 480 GW, nëse për njehsimin e tij përdorim kapacitetin/frymë të energjisë së prodhuar në 2010, në Afrikën e Jugut, që ishte ∼0.8 kW. Duke iu referuar flotës aktuale, vërejmë se qasja ndaj teknologjisë lundruese të prodhimit të energjisë nuk kufizohet vetëm në rajonet bregdetare (Zambia) ose vendet e pasura në burime (Guine-Bisau). Nëse cdo vend i Afrikës Sub-Sahariane do të qasej ngjashëm ndaj kësaj teknologjike, me synimin për të arritur një kapacitet prodhues prej 1.2 GW, sa më sipër do ta conte kapacitetin prodhues në 54 GW dhe do të mbulonte 11% të deficitit aktual. Shkarkimet e GS nga nxjerrja, transmetimi, ruajtja dhe djegia do të kapnin nivele të ndotjes në vlerat 110–160 Tg CO2, për një projeksion kohor prej 100 vitesh. Kjo sasi përbën 5-7% të shkarkimeve bruto të raportuara për rajonin e Afrikës Sub-Sahariane në 2018, të cilat kapin vlerën e 2.36 Pg CO2.
Përfundime
Impinatet lundruese përfaqësojnë një burim shkarkimesh në rritje, të ndotësve të ajrit, në ato rajone që synojnë adresim të shpejtë të deficitit energjitik. Aftësia për të vlerësuar në mënyrë të besueshme ndikimin që ato kanë në cilësinë e ajrit, klimë dhe angazhimet kuadër të Marrëveshjes së Parisit mbetet një sfidë, pasi mungojnë matjet lidhur me ndotësit e ajrit dhe faktorët që nxisin shkarkimet e GS-ve në atmosferë, si dhe mungon të kuptuarit e duhur lidhur me karakteristikat dhe kushtet e funksionimit te tyre.
Teknologjitë që bëjnë kontrollin e shkarkimeve, si dhe rregulloret ndërkombëtare mund të ndikojnë në zbutjen e shkarkimeve ndotëse që krijon kjo teknologji dhe transportimi i depozitave me GN të lëngshëm. Por shumë nga vendet që i qasen kësaj nuk kanë; ose rregullore për adresimin e cështjeve mjedisore, ose mjete për zbatueshmërinë e tyre.
Mbetet përparësi, realizimi i matjeve lidhur me shkarkimet: e gazeve të metanit (CH4), -që çlirohen nga proceset e lëngëzimit dhe rigazifikimit; e ndotësve të tjerë të ajrit dhe GS-ve që çlirojnë motorrët, varësisht përmbushjes së një tërësie kushtesh të funksionimit të tyre, me qëllim zvogëlimin e pasigurive që shoqërojnë përllogaritjen e shkarkimeve.