E enjte, 2 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kostoja e pritshme e mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike, rreth 2 trilion dollarë në vit

20 Maj, 2022
në Ekonomia
A A
0
Kostoja e pritshme e mosveprimit ndaj ndryshimeve klimatike,  rreth 2 trilion dollarë në vit

Ndërsa koha për të ç’bërë dëmin që ka krijuar ndryshimi i klimës, po mbaron, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka në plan të fillojë me përllogaritjen e kostove që krijon mungesa e veprimit – për taksapaguesit.

Zyra e Menaxhimit të Buxhetit në Shtëpinë e Bardhë, publikoi përllogaritjet e para të asaj se si ngrohja e pakontrolluar globale pritet të ndikojë në buxhetin federal, bazuar në potencialet e klimës për të minuar gjithë ekonominë dhe për të rritur me kohën, kostot e programeve të lidhura me klimën.

“Rreziku fiskal i ndryshimeve klimatike është i jashtëzakonshëm”, shkruajnë në një ‘blog’ Candace Vahlsing, Drejtoreshë e Asociuar për Klimën, Energjinë, Mjedisin dhe Shkencën në OMB dhe Danny Yagan, krye-ekonomist në ZMB, pas përfundimit të diskutimeve rreth kësaj analize.

Përfundimet kryesore të raportit janë:

  1. Ekonomia mund të pësojë tkurrje të mëdha. Bazuar në tendencën aktuale të ngrohjes, ZMB parashikoi se deri në fund të këtij shekulli rënia që do pësojë PBB i vendit do të arrijë në 10%. Kjo përkthehet në një humbje vjetore në të ardhurat e buxhetit federal me 7.1%, ose me rreth 2 trilionë dollarë. Për krahasim gjithë buxheti i propozuar i Administratës Biden, për vitin fiskal 2023 është 5.8 trilionë dollarë.
  2. Kostot e programeve kryesore do të rriten. Sipas ZMB-së, stuhitë e mëdha, përmbytjet, zjarret dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit, tashmë janë përgjegjëse për humbje që arrijnë 120 miliardë dollarë dëme në vit, vetëm në SHBA. Një pjesë e kësaj kostoje mbahet nga qeveria, në formën e programeve të sigurimit dhe ndihmës për rimëkëmbjen pas fatkeqësive. Me fuqinë e ndikimit që kanë ndryshimet klimatike, kostot e gjashtë programeve federale që lidhen me fatkeqësitë natyrore mund të rriten me 25 deri 128 miliardë dollarë deri në fund të shekullit. Dëmet nga uraganet kanë kostot më të larta, me një rritje vjetore të tyre që mund të shkojë në 94 miliardë dollarë deri në vitin 2100.
  3. Disa pasoja janë tepër të paqarta për t’u përcaktuar. Rreziqet klimatike për sigurinë kombëtare, ndryshimet në ekosisteme dhe shpenzimet në infrastrukturë nuk kanë ende një çmim të lidhur me to. Kjo gjithashtu nuk e llogarit tensionin në lloje të tjera institucionesh. Autorët e raportit shkruanin se duke parë përtej qeverisë federale, kostoja për shëndetin publik dhe për bizneset «do të jetë më e madhe se ndikimi në bilancin tonë fiskal».

Me urdhër të Presidentit Biden, ZMB ka në plan të llogarisë dhe të publikojë vlerësime të tilla, çdo vit. Kjo lloj analize, ndonëse diçka e re, vlerëson punën e mëparshme të kryer nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (AKOA) dhe Zyra e Buxhetit të Kongresit.

“Qeveria ka sapo ka nisur zbatimin e saj, puna për zhvillimin e së cilës nuk ka përfunduar ende: tha Margaret Walls, Drejtoresha e grupit kërkimor të Programit të Rreziqeve nga klima dhe ndikimit të saj në burimet për të Ardhmen, në Uashington. Walls gjithashtu sugjeron që në versionet e ardhshme të kësaj analize të përfshihen edhe kostot që ngarkon klima në programet e sigurimit, si p.sh sigurimi i papunësisë.

Grupe të tjera po gjurmojnë përfitimet financiare të humbjeve që do të shmangeshin nga adresimi në kohë i masave përshtatëse ndaj klimës. Frenimi i rritjes së temperaturave me më pak se 2 gradë Celsius (3.6 gradë Fahrenheit) do të sjellë në nivel global më tepër përfitim, se ç’do të ketë kosto – pra, përmbushja e këtij objektivi, thuhet në raportin më të fundit të Panelit Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Të gjitha këto përpjekje synojnë t’i caktojnë një çmim mosveprimit.

Mendoj se kjo do të tërhiqte vëmendjen për kompromis në favor të reagimit për klimën, apo injorimit të ndryshimeve klimatike,” tha Jeremy Symons, menaxher i projektit Klima 21, i cili bëri bashkë mbi 150 ekspertë për të zhvilluar një plan rreth asaj që Presidenti Biden mund bëjë, për të zbutur pasojat e ndikimit të ndryshimeve klimatike. Ai tha se analiza e ZMB ishte inkurajuese, pasi tregoi se edhe zvogëlimet modeste të shkarkimeve mund të frenojnë rritjen e shpenzimeve, për programet e mbrojtjes nga zjarret në zonat e egra, apo fatkeqësitë në zonat bregdetare.

Pasi miratimi i legjislacionit për ndryshimet klimatike si pjesë e ‘Build Back Better’ dështoi, administrata Biden tashmë po kërkon 44.9 miliardë dollarë nga buxheti federal, për vitin fiskal 2023, në kuadër të përpjekjeve për të përmbushur synimet për adresimin e ndryshimeve klimatike. Kjo përfshin 15 miliardë dollarë për investime në energji të pastër dhe infrastrukturë dhe 18 miliardë dollarë të tjerë për gadishmëri në përballjen me ndryshimet klimatike./ NPR

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Zhvillimi i energjisë së pastër, një faktor kryesor në zbutjen e ndryshimeve klimatike

Sektori i elektricitetit ka përgjegjësinë më të madhe në rrugën për të mbajtur temperaturën globale në jo më shumë se...

Bujqësia e Ballkanit Perëndimor nën ndikimin e ndryshimeve klimatike

Bujqësia e Ballkanit Perëndimor nën ndikimin e ndryshimeve klimatike

Ballkani Perëndimor shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 208,000 km2 dhe përfshin Serbinë, Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi...

Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Efiçienca e energjisë dhe lidhja me ndryshimet klimatike

Sipas raportit të IPCC (Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike), Ndryshimet klimatike, të shkaktuara nga shkarkimi i gazeve serë në atmosferë,...

Postimi pasardhes
Rëndësia e pyjeve tropikalë dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimatike

Rëndësia e pyjeve tropikalë dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimatike

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Gjykata Supreme e ShBA kufizon pushtetin e Biden për të reduktuar shkarkimet e gazeve serë në atmosferë

Gjykata Supreme e ShBA kufizon pushtetin e Biden për të reduktuar shkarkimet e gazeve serë në atmosferë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al