Tuesday, June 24, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Temperaturat ekstreme: Ndikimi i valëve të të nxehtit tek shoqëritë e botës moderne

26/07/2023
në Emergjenca klimatike
A A
0
Temperaturat ekstreme: Ndikimi i valëve të të nxehtit tek shoqëritë e botës moderne

Sipas një studimi shkencor valët e të nxehtit që kanë prekur Evropën dhe SHBA-në gjatë muajit korrik 2023 janë rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe aktiviteti i tij. Djegia e lëndëve fosile ka ndikuar negativisht në përshpejtimin e ngrohjes globale duke rritur mundësitë në 50% që vala e të nxehtit të prekë pjesë të ndryshme të Kinës. Studimi zbulon se ndryshimet klimatike nënkuptojnë shtimin e temperaturave me 2.5 gradë Celsius në Evropën Jugore dhe rrjedhimisht edhe valët e të nxehtit.

Ekspertët shprehen se pothuajse të gjitha shoqëritë janë të papërgatitura për përballimin e të nxehtit ekstrem, madje vdekjeprurës. Autorët e studimit thonë se gjetjet e tij theksojnë rëndësinë e përshtatjes së botës ndaj temperaturave më të larta, sepse ato nuk janë dhe nuk do të jenë më “të rralla”.

“Nxehtësia është ndër llojet më vdekjeprurëse të fatkeqësive,” thotë Julie Arrighi nga Qendra Klimatike e Gjysmëhënës së Kuqe të Kryqit të Kuq, dhe gjithashtu një nga autorët. Ajo shton se vendet duhet të ndërtojnë shtëpi rezistente ndaj temperaturave të larta dhe të gjejnë mënyra për të freskuar qytetet përfshirë këtu mbjelljen e më shumë pemëve.

Në Shqipëri, 25 Korriku është cilësuar si dita më e nxehtë e rregjistruar ndonjëherë. Në qytetin e Kuçovës temperaturat kanë arritur 44 Gradë Celsius.
Ndërkohë,

Tirana 43 Gradë Celsius
Vlora 42.2 Gradë Celsius
Durrësi 41 Gradë Celsius
Peshkopia 38.8 Gradë Celsius

Ekspertët thonë se nxehtësia ekstreme mund të jetë një kërcënim shumë serioz për jetën, veçanërisht për të moshuarit. Sipas një studimi, më shumë se 61,000 njerëz në Evropë, u vlerësua të kenë vdekur nga shkaqe të lidhura me nxehtësinë gjatë periudhave të valëve të të nxehtit të vitit të kaluar.

“Ky studim konfirmon atë që ne e dinim më parë. Ai tregon përsëri se sa ndryshimi i klimës luan një rol në atë që po përjetojmë aktualisht,” tha Friederike Otto nga Imperial College London.

Shkencëtarët e klimës thonë se pompimi i gazeve serrë në atmosferë po shkakton rritjen e temperaturave globale. Por jo të gjitha ngjarjet ekstreme të motit duhen lidhur menjëherë me ndryshimin e klimës, duke qenë se edhe modelet natyrore të motit mund të luajnë gjithashtu një rol domethënës.

Shkencëtarët e grupit ‘World Weather Attribution’ në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Holandë studiuan valët e fundit të të nxehtit për të identifikuar se deri në çfarë niveli kishin lidhje me të, ndryshimet klimatike. Përmes përdorimit të modeleve kompjuterike të motit, ata simuluan një botë të pandikuar nga emetimet në atmosferë, në temperaturat e botës reale të matura gjatë valëve të të nxehtit.

Shkencëtarët arritën në konkluzionin se vala e të nxehtit në Amerikën e Veriut ishte 2 gradë Celsius (3.6°F) më e nxehtë dhe vala e të nxehtit në Kinë ishte 1 gradë Celsius më e nxehtë për shkak të ndryshimeve klimatike. Krahasimisht me periudhën para-industriale përpara se njerëzit të fillonin djegien e lëndëve fosile bota është ngrohur me 1.1 gradë Celsius më tepër.

“Nëse rritja e temperaturave bëhet me 2 gradë Celsius, gjë që shumë ekspertë paralajmërojnë se ka shumë të ngjarë pasi vendet nuk po arrijnë të reduktojnë me shpejtësinë e duhur emetimet e tyre, këto ngjarje do të ndodhin çdo dy deri në pesë vjet”, thonë shkencëtarët.

Studimi gjithashtu morri në konsideratë rolin e fenomenit natyror El Niño që çoi në temperatura më të larta globale. Studimi arriti në përfundimin se El Niño ndoshta luajti një rol të vogël dhe se rritja e temperaturave nga djegia e lëndëve fosile ishte shtytësi kryesor i valëve më intensive të të nxehtit. Një seri rekordesh klimatike janë shënuar gjatë javëve të fundit, duke përfshirë rritje të temperaturave mesatare globale dhe temperaturave në sipërfaqen e detit, veçanërisht në Atlantikun e Veriut.

Ekspertët thonë se shpejtësia dhe koha janë “të paprecedentë” dhe paralajmërojnë se më shumë rekorde mund të regjistrohen në javët dhe muajt e ardhshëm. Rast konkret janë zjarret e rrezikshme në Greqi të cilët detyruan mijëra njerëz të largohen nga banesat e tyre. Ekspertët thonë se moti i nxehtë dhe i thatë ka krijuar kushte të favorshme që zjarri të përhapet më lehtë.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare "Climate Central", "World Weather Attribution" dhe "Red...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
Kufijtë Planetarë: Njerëzit kanë kaluar gjashtë nga nëntë

Kufijtë Planetarë: Njerëzit kanë kaluar gjashtë nga nëntë

Ndryshimet klimatike, shqetësimi i pandarë i botës moderne

Ndryshimet klimatike, shqetësimi i pandarë i botës moderne

UNESCO zbulon site të reja të trashëgimisë botërore

UNESCO zbulon site të reja të trashëgimisë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al