E diel, 3 Dhjetor, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Katër kalorёsit e ndotjes plastike

27 Prill, 2023
në Ndotja dhe shkarkimet
A A
0
Katër kalorёsit e ndotjes plastike

Dr. Ani Bajrami – Antropologe

Ndotja plastike pёrbёn njё problem gjithmonё e nё rritje. Shqipёria konsiderohet njё nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar nё Mesdhe, rreth 73%. Sipas njё vrojtimi tё kryer pёr herё tё parё nё vendin tonё, nё gjashtё qytete nё Shqipёri, shumica dёrrmuese i pёrdornin qeset plastike gjatё pazarit dhe mё shumё se gjysma, nuk i ndanin mbetjet nё burim. Përbërësit e plastikës shkaktojnë çrregullime nё sistemin endokrin, sistemin nervor, tё frymёmarrjes, imun, kardiovaskular, infertilitet.

Ndotja plastike pёrbёn njё problem gjithmonё e nё rritje, pёrfshirё dhe vendin tonё. Shqipёria konsiderohet njё nga vendet me përqindjen më të lartë të plastikës së patrajtuar nё Mesdhe, rreth 73%. Ndërkaq, rreth 65% e mbetjeve në ujrat detare të vendit tonë janë materiale polimere artificiale dhe 58.5% vijnë nga burime përgjatë bregdetit, si rezultat i menaxhimit të dobët të mbetjeve dhe aktivitetit turistik. Nga njё studim pioner tё realizuar nё vendin tonё, u konfirmua prania e mikroplastikёs nё sediment, ujë dhe traktin gastrointestinal të dy llojeve gaforresh në zonёn lagunore Kune-Vain. Plastika gjendet nё tokё, ajёr, ujё, nё trupat e gjallesave, si dhe nё ushqimin dhe ujin qё konsumojmё. Pasojat e ndotjes plastike prekin mjedisin dhe organizmat e gjallё duke ndikuar nё shёndetin e tyre, pёrfshirё dhe njeriun.

” Përbërësit e plastikës shkaktojnë çrregullime nё sistemin endokrin,
sistemin nervor, tё frymёmarrjes, imun, kardiovaskular, infertilitet “

Sipas njё vrojtimi tё kryer pёr herё tё parё nё vendin tonё, nё gjashtё qytete nё Shqipёri, ku Tirana kishte numrin mё tё madh tё tё anketuarёve (606 individё), megjithёse 95 pёr qind ishin tё mendimit se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin, shumica dёrrmuese i pёrdornin qeset plastike gjatё pazarit dhe mё shumё se gjysma, nuk i ndanin mbetjet nё burim. Si ta shpjegojmё kёtё fakt?

“Normalizimi i përdorimit të qeseve plastike shpesh
bie ndesh me perceptimin se ato janë të dëmshme për mjedisin”

Si fillim, rutinizimi i pёrdorimit tё qeseve plastike nё kushet kur aksesi ndaj tyre ёshtё i thjeshtё. Prej kёtej, normalizimi i pёrdorimit tё tyre, megjithёse bie ndesh me perceptimin se ato janё tё dёmshme pёr mjedisin dhe faktin se ky perceptim lipsej tё “drejtonte” sjelljen e pёrditshme, sëbashku me prakticitetin, ndikojnë në përdorimin në masë të qeseve plastike. Mospёrputhja mes sjelljeve dhe perceptimeve të duhura se plastika ёshtё e dёmshme pёr mjedisin, qё i detyrohet katёr faktorёve tё sipёrpёrmendur, fare mirë mund tё shmanget, pёrmes zbatueshmёrisё tё ligjit pёr reduktimin e ndotjes plastike. Së paku, masat pёr uljen e ndotjes plastike duhet tё pёrqёndrohen nё heqjen e qeseve plastike nga qarkullimi.

”Njё nga masat për uljen e ndotjes plastike do të ishte forcimi i besimit mes banorёve dhe institucioneve, qё ata i konsiderojnё pёrgjegjёs pёr mbledhjen/ grumbullimin e mbetjeve plastike”

Njё fakt tjetёr i vёrejtur me shqetёsim gjatё vrojtimit ishte pёrcaktimi si pёrgjegjёs pёr mbledhjen/grumbullimin e mbetjeve plastike, prej shumicёs dёrrmuese tё tё anketuarёve (rreth 70%), tё bashkisё sё qytetit ku jetonin dhe Ministrisё sё Turizimit dhe Mjedisit.
Si merret me mend, njё nga masat për uljen e ndotjes plastike do të ishte forcimi i besimit mes banorёve dhe institucioneve, qё ata i konsiderojnё pёrgjegjёs pёr mbledhjen/ grumbullimin e mbetjeve plastike.

Së fundi, krijimi i hapёsirave, ku banorёt tё kenё mundёsi tё ndajnё mbetjet nё burim dhe përfshirja e tyre aktive, duke pasur parasysh dëshirën e të anketuarëve për përfshirje (48%) mund ta lehtësojë sadopak, përdorimin e pamatë të qeseve plastike. Vendosja e theksit tek ndikimi i plastikës në shëndet, mjedis por edhe te perspektiva turistike të vendeve, mund të shërbejnë si gurë themeltarë të fushatave ndërgjegjësuse dhe me shpresë, të ndikojnë në sjellje dobiprurëse ndaj vetes, anëtarëve të tjerë të shoqërisë dhe vendit ku banojnë.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Krim Mjedisor: Landfilli i Sharrës ‘i nxjerr ujin e zi’ Lumit të Erzenit

Krim Mjedisor: Landfilli i Sharrës ‘i nxjerr ujin e zi’ Lumit të Erzenit

Kompania koncesionare që menaxhon landfillin e Sharrës në Tiranë nuk i trajton ujërat e ndotura që dalin nga dekompozimi i...

Ndotja e Liqenit të Shkodrës: Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme

Ndotja e Liqenit të Shkodrës: Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme

Ekspertë nga Shqipëria dhe Mali i Zi publikuan në Shkodër rezultatet e studimit dy vjeçar mbi nivelin e ndotjes së...

Mungesa e monitorimit rrit rreziqet nga ndotja e pesticideve në Shqipëri

Mungesa e monitorimit rrit rreziqet nga ndotja e pesticideve në Shqipëri

Genci Yzeiri merret me bujqësi prej 12 vitesh, por këtë sezon, morri i bimëve i shkaktoi kokëçarje dhe pesticidet e...

Postimi pasardhes
Ngrohja globale duket se do kapërcejë për herë të parë kufirin prej 1,5 oC

Ngrohja globale duket se do kapërcejë për herë të parë kufirin prej 1,5 oC

Ndotja e Liqenit të Shkodrës: Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme

Ndotja e Liqenit të Shkodrës: Probleme serioze me praninë e metaleve të rënda dhe të pesticideve të rrezikshme

Komunikata e Varshavës mbi Ndryshimet Klimatike në Evropë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al