Wednesday, June 25, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

11/10/2021
në Emergjenca klimatike
A A
1
Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

Nё Shtator tё kёtij viti, rrjeti i njohur social Facebook vendosi t’i japё rreth 1 milionё dollarё specialistёve tё klimёs dhe shoqatave qё merren me kontrollin e fakteve mbi dezinformimin klimatik. Kjo nismё u ndёrmor nё kuadrin e parandalimit sё dezinformimit klimatik qё ka pushtuar rrjetin social.

Pёrmes krijimit tё “Qendrёs sё Shkencёs Klimatike” qё ofron informacion tё bazuar nё fakte, rrjeti social po merr masa jo vetёm tё parandalojё pёrhapjen e dezinformimit klimatik, por dhe tё edukojё publikun lidhur me ndryshimet klimatike.

Dezinformimi klimatik shpёrfaqet si njё gёnjeshtёr e qёllimshme dhe e paramenduar qё bazohet nё informacion tё pasaktё mbi ndryshimet klimatike.

Prej dekadash, ai ёshtё krijuar pёr t’i shёrbyer interesave tё industrisё sё nxjerrjes dhe pёrpunimit. Pёrmes financimit tё shoqatave apo individёve tё ndryshёm, u realizuan fushata dezinformimi klimatik pёrmes kontrollit tё narrativёs nё media.

Qё prej atёhere, publiku ende priret drejt mosbesimit e deri mohimit tё ndodhjes dhe pasojave tё ndryshimeve klimatike; pre e lehtё e fabrikuesve tё dyshimit, qё pёr njё kohё tё gjatё, krijuan njё realitet tё pavёrtetё. Ashtu si pas zgjimit, ndjesitё dhe mendimet e publikut, pёrkunden mes ёndrrёs dhe zhgjёndrrёs, qё i detyrohet teknikave tё dezinformimit klimatik.

Sё pari, ato synojnё tё rrisin shkallёn e mosbesimit lidhur me konsensusin e hershёm ndёr shkencёtarё, qё ndryshimet klimatike po ndodhin dhe pasojat e tyre do tё jenё deri katastrofike, nёse nuk merren masat e nevojshme.

Sё dyti, kёto teknika synojnё tё ulin jo vetёm shkallёn e njohjes pёr kёtё problem ekzistencial por edhe shkallёn e reagimit tё secilit prej nesh. Pёr shembull, ka njё mungesё tё kёrkesёs sё llogarisё tё publikut ndaj programeve politike, qё shpeshherё nuk pёrputhen me interesin dhe dёshirёn e tij, pёr njё jetё tё shёndetshme dhe dinjitoze, bazuar nё zhvillimin e qёndrueshёm.

Sё fundmi, mbase mё e rёndёsishmja, ato pёrfshijnё projektimin e skenareve optimiste pёr tё ardhmen, duke vёnё nё dyshim dhe mohuar faktet e propozuara prej autoriteteve shkencore. Mёsymja mediatike e radhёs sё pseudoshkencёtarёve e ka bёrё publikun mosbesues ndaj autoriteteve; pёr analogji, gjatё pandemisё, mediat kombёtare promovuan dhe i dhanё hapёsirё televizive sharlatanёve duke rrezikuar shёndetin e popullatёs.

Gjendur pёrballё retorikёs antishkencore ёshtё e nevojshme tё forcohet imuniteti ndaj dezinformimit klimatik.

Si fillim, publiku ka nevojё tё njohё dhe tё kuptojё faktet mbi ndodhjen dhe pasojat e ndryshimeve klimatike, si pёrmes shkollave ashtu dhe medias. Nё kёtё kuptim, formimi i gazetarёve mjedisorё/klimatike nё Shqipёri, merr rёndёsi, po tё kemi parasysh edhe rreziqet klimatike me tё cilat do pёrballet vendi ynё. Paralelisht, edukimi mbi median dhe informacionin (EMI) i publikut, do ta ndihmojё tё “pikasё” teknikat e dezinformimit klimatik, qё shfaqet pa problem nё media.

Thёnё mё thjeshtё, publiku do t’i kuptojё faktet shkencore pёrmes njohjes sё thelluar sё ndryshimeve klimatike dhe teknikave tё dezinformimit.

Me shpresё, ai do tё mund tё parandalojё pёrhapjen e dezinformimit klimatik dhe mё e rёndёsishmja, do tё kёrkojё hartimin e politikave tё gjelbra, nё dobi tё jetёs sё tij dhe kujtdo, jo vetёm sot, por dhe nё tё ardhmen.

Autor: Dr. Ani Bajrami

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare "Climate Central", "World Weather Attribution" dhe "Red...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

COP26: Ndikimi i avionëve private në ndryshimet klimatike?

COP26: Ndikimi i avionëve private në ndryshimet klimatike?

COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

COP26: Konferenca për klimën në Glasgow dhe rëndësia e saj

Comments 1

  1. Pingback: Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik? « SAPIENS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al