E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Studimi i ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor

30 Mars, 2022
në Emergjenca klimatike
A A
2
Studimi i ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor

Ndryshimet klimatike kanë shfaqur pasojat e tyre negative në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me luhatje që tejkalojnë mesataren globale. Ballkani Perëndimor është një rajon me larmi të lartë natyrore dhe përbëhet nga gjashtë vende (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Republika e Maqedonisë).

Raporti i Sekretariatit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, synon të ofrojë një bazë mbi të cilën mund të mbështetet puna e mëtejshme në këtë fushë, duke mundësuar bashkëpunimin rajonal mbi çështje të përbashkëta.

Bazuar në rezultatet e dokumentuara të pasojave që ndryshimet klimatike kanë për rajonin,  disa nga ndryshimet me rrezikshmëri të lartë do të ishin:

  • ndryshimi i klimës në sub-tropikale për rajonin e veriut të BP;
  • rritja e intensitetit të reshjeve dhe e valëve të të nxehtit;
  • rotacion i theksuar i thatësirës së ashpër dhe shirave të rrëmbyeshëm, të cilët do ndikojnë në shfaqjen e stuhive ekstreme në verë.

Ndërsa për sa i përket ndikimeve në sektorët ekonomikë ato janë:

  • Në Bujqësi
  1. Ndryshim drastik në dinamikën e fenologjisë;
  2. Shpeshtësi ngricash në pranverën e vonë;
  3. Ulje progresive të rendimentit dhe cilësisë së prodhimeve bujqësore, deri në fund të shekullit;
  4. Mos përshtatja e varieteteve të reja me kushtet klimatike;
  5. Mbarështimi i rrezikuar i bagëtisë për shkak të temperaturave të larta, uljes së cilësisë së ushqimit dhe degradimit të kullotave;
  6. Rritje e erozionit dhe degradim i tokës për shkak të reshjeve intensive, si dhe thatësira të ashpra.
  • Në Pylltari
  1. Degradim të pyjeve për shkak të shpeshtësisë dhe përhapjes së zjarreve;
  2. Zhdukje të varieteteve në rajon;
  • Në Burimet ujore
  1. Pakësim i reshjeve të dëborës në vendet malore, rënie në shkarkimet pranverore të lumenjve dhe rigjenerim i reduktuar i ujërave nëntokësorë;
  2. Rënie të shkarkimeve verore të lumenjve dhe për rrjedhojë, thatësira të tejzgjatura në kohë;
  3. Rritje të intensitetit të reshjeve dhe rrezikshmëri e lartë nga përmbytjet, për shkak të vërshimeve të shpejta të lumenjve;
  4. Mangësi sezonale në ujin e pijshëm;
  • Në Shëndetin e njeriut
  1. Rritje të shpeshtësisë dhe intensitetit të valëve të të nxehtit;
  2. Ndikim në cilësinë e ujit të pijshëm;
  3. Përhapje sëmundjesh të reja, për shkak të larmisë së vektorëve/transmetuesve.
  • Të tjera

Degradim të habitateve natyrore për shkak të migrimit të avashtë natyror të llojeve, përkundër intensitetit të ndryshimeve klimatike;

Rritje e riskut në infrastrukturën e transportit tokësor, që lidhen me dukuri si të përmbytjet, temperaturat ekstreme, erozioni i tokës dhe dheut.

Studimi nënvizon se Shqipëria pritet të pësojë një ndryshim të konsiderueshëm të klimës së saj, me shpeshtim të valëve të të nxehtit, zvogëlim të reshjeve, për rrjedhoje dhe thatësira të tejzgjatura.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria Energjitike: Legjislacioni dhe Energjitë e Rinovueshme

Siguria energjitike kombëtare por dhe individuale përmirësohet dhe garantohet në se paraprihet dhe mbështetet nga një legjislacion, që ndjek ecurinë...

Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Varfëria energjitike si një ndër shkaktarët e vdekjeve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor

Sipas DOOR dhe EIHP, të paktën 37% e shqiptarëve vuajnë nga varfëria energjitike, ndërkohë që kjo përqindje në vendet e...

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

“Mungesë veprimi”: Ballkani Perëndimor kërcënohet nga ndryshimet klimatike

Viti 2020 ishte një vit i vështirë për Shqipërinë, pasi Korporata Elektroenergjetike Shqiptare përgjysmoi prodhimin si pasojë e thatësirës. Diferencat...

Postimi pasardhes
Pesë fakte të rëndësishme për ndryshimet klimatike, që mund të mos i dini

Pesë fakte të rëndësishme për ndryshimet klimatike, që mund të mos i dini

E ardhmja e qytetit të Tiranës: Këmbana klimatike

E ardhmja e qytetit të Tiranës: Këmbana klimatike

Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

Comments 2

  1. Pingback: Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik? « SAPIENS
  2. Pingback: Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik? - reporter.al

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al