E shtunë, 21 Maj, 2022
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

E ardhmja e qytetit të Tiranës: Këmbana klimatike

10 Shtator, 2021
në Emergjenca klimatike
A A
0
E ardhmja e qytetit të Tiranës: Këmbana klimatike

Njё në katёr qytete në Botë ka mungesë mjetesh financiare për të përballuar pasojat e emergjencave klimatike. Dita ditës, qytetet po përballen me fenomene të tilla si, reshje të dendura dhe përmbytje, valë të tejzgjatura të nxehti, mungesat e ujit të pijshëm por edhe me dëme në infrastrukturë.

Sa më sipër është një nga përfundimet që nxjerr raporti i CDP-së (Disclosure Insight Action) botuar së fundmi. Raporti merr në studim 800 qytete në mbarë botën dhe me një popullsi në total, rreth 400 milionë banorë, nga ku rezultoi se gjatë 2020, 43% e qyteteve, nuk kishin ndërmarrë masa kufizuese lidhur me pasojat e ndryshimeve klimatike.

Në përgjithësi, Qeveritë duket se nuk financojnë plan veprimet që lidhen me ruajtjen e infrastrukturës dhe mbrojtjen e shëndetit të popullatës për shkak të krizës klimatike.

Për 25% të qyteteve të vëzhguara, arsyet e mos financimit lidhen me kufizimet e buxhetit.

Reagimi me anë të masave të veprimit, përmes financimit të duhur, do të ndikonte në uljen e risqeve nga përmbytjet apo thatësirat, ruajtjen e cilësisë së ajrit dhe ujit, përmirësimin dhe shtimin e hapësirave të gjelbra në qytete, qoftë edhe në formën e tarracave të gjelbra, etj. E vërteta është se, shumë vende po përjetojnë kohë të vështira për shkak të mungesës së financimit nga ana e qeverive. Një prej tyre edhe Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, i cili po përjeton çdo ditë e më tepër valët e të nxehtit dhe rritjen e intensitetit të reshjeve, me pasojë përmbytjet.

Në një prej studimeve të mëparshme, cilësohen rreziqet me të cilat po përballen sektorё tё ndryshёm tё kryeqytetit , si dhe janë propozuar masat që duhen marrë për zvogëlimin e tyre.

Autorët vënë në dukje se, përfshirja e risqeve në planifikimin urban të qytetit së bashku me përmirësimin e infrastrukturës së shërbimeve publike, mund të ndihmojë në lehtësimin e pasojave të ndryshimeve klimatike.

Pas vlerësimit të aspekteve që kanë të bëjnë me vendimmarrjet e gjelbra, autorët cilësojnë se në zonat që karakterizohen nga mbipopullimi, ndërtesat e larta dhe mungesa e hapësirave të gjelbra, apo atyre (zonave) të rrezikuara nga përmbytjet janë marrë disa masa, por ende ka mjaft për të bërë.

Vlerësimi i duhur i situatës dhe ofrimi i zgjidhjeve do të ndikonin ndjeshëm në përmirësimin e jetesës së banorëvë të kryeqytetit dhe në marrjen në konsideratë të nevojës për politika të gjelbra.

Autor: Dr. Ani Bajrami

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Situata aktuale e ndryshimeve klimatike në tetë grafikë

Situata aktuale e ndryshimeve klimatike në tetë grafikë

Ndryshimet klimatike janë kthyer në epiqendër të vëmendjes së vendeve të ndryshme, qeveritë e të cilave po punojnë për hartimin...

Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

Temperatura po rritet dhe klima po ndryshon çdo vit. Një milionë nga tetë milionë speciet në planet rrezikojnë të zhduken....

Infrastrukturat blu-të gjelbërta(BGI), reduktojnë pasojat e ndryshimeve klimatike

Infrastrukturat blu-të gjelbërta(BGI), reduktojnë pasojat e ndryshimeve klimatike

Ky studim prezanton Indeksin e Lidhshmërisë Transversale (TCI) si një tregues ekologjik për klasifikimin e zonave të peizazhit natyror sipas...

Postimi pasardhes
Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al