Wednesday, May 14, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Vala e dytë e të nxehtit për verën meteorologjike 2024

12/07/2024
në Emergjenca klimatike
A A
0

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit po prek Evropën Lindore dhe Ballkanin me temperatura që kalojnë 40-42°C. Temperatura maksimale për 7 ditët e ardhshme pritet të kalojnë 10-12°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020 në shumë zona të Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë. Pritet të thyhen rekordet mujore por edhe absolute të temperaturave në 10 ditët e ardhshme.

Edhe pse ende nuk ka kaluar gjysma e parë e verës, jemi duke u përballur me valën e dytë të nxehtë për verën meteorologjike 2024. Në këtë pesëvjeçar të fundit, në krahasim me periudhën 30-vjeçare 1960-1990, temperaturat janë më të larta me 1-2 gradë, duke treguar një rritje të temperaturave mesatare. Vërehet gjithashtu një rritje e ekstremeve absolute, si temperaturave maksimale ashtu dhe minimale. Nëse i referohemi periudhës së verës së këtij pesëvjeçari, jemi 3-5 gradë më lart në temperaturë krahasuar me periudhën 30-vjeçare. Temperaturat e natës janë 1.6 gradë mbi normën e periudhës 30-vjeçare 1960-1990.

Janë shtuar netët tropikale, ku temperaturat qëndrojnë mbi 20 gradë. Vala e parë e nxehtë e këtij viti preku jo vetëm vendin tonë, por edhe gjithë Ballkanin dhe Evropën Juglindore me temperatura shumë të larta. Më problematike se maksimumet e ditës ishin temperaturat minimale të natës, të cilat qëndronin mbi 20 gradë. Kjo situatë shoqërohet me një sërë problemesh shëndetësore, pasi prish komfortin dhe rutinën e përditshme. Duke qenë se nata konsiderohet si periudha e qetësisë së trupit, ky fenomen nuk i jep kohë organizmit të pushojë.

“Ka ndryshuar frekuenca e goditjeve nga valët e të nxehtit. Nëse i referohemi periudhës para 20 vitesh, përballeshim me një valë të nxehti vetëm gjatë muajit korrik. Valë e të nxehtit konsiderohet kur temperaturat shumë të larta, mbi 35 gradë ditën dhe 20 gradë natën, godasin vendin për një periudhë më të gjatë se 3 ose 5 ditë. Kohët e fundit është vënë re se frekuenca ka ndryshuar. Nëse më parë goditeshim vetëm nga një valë e të nxehtit, aktualisht, po përballemi me valën e dytë të të nxehtit për verën meteorologjike 2024, duke qenë se vala e parë nisi shumë shpejt këtë vit, në muajin qershor”.

Thotë Ing. Anira GJONI eksperte në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

Një valë e fortë dhe e zgjatur e të nxehtit po prek Evropën Lindore dhe Ballkanin me temperatura që kalojnë 40-42°C. Temperatura maksimale për 7 ditët e ardhshme pritet të kalojë 42-44°C (10-12°C mbi vlerën mesatare të periudhës 1991-2020) në shumë zona të Ballkanit përfshirë edhe Shqipërinë. Rekordet mujore por edhe absolute të temperaturave pritet të thyhen në 10 ditët e ardhshme.

Përveç temperaturave shumë të larta maksimale në mesditë, temperaturat e larta pritet të qëndrojnë edhe gjatë natës, ku në shumë zona dhe veçanërisht në qendrat e mëdha urbane temperatura nuk pritet të bjerë nën 28-30°C, duke shënuar rritje. Një barrë e rëndë kryesisht për grupet vulnerabël të popullsisë.

Sipas rezultateve të parashikimeve mujore nga Climate Watch Advisory, priten temperatura mbi normalen në pjesë të rajonit lindor të Mesdheut ku bën pjesë dhe vendi ynë, gjatë katër javëve të ardhshme të muajit korrik. Anomalitë javore do të jenë midis +1 °C dhe +6 °C. Temperaturat maksimale ditore do të kalojnë herë pas here 35–40 °C në disa vende. Probabilitetet për temperatura mbi normalen janë mbi 90% për javën e parë dhe 80-90% nga java e dytë deri në të katërtën. Si pasojë, ekziston një rrezik në rritje i stresit nga nxehtësia dhe zjarreve në pyje.

Disa të dhëna krahasuese të muajit korrik në 60 vitet e fundit
Muaji korrik i vitit që lamë pas shënoi thyerje rekordesh në lidhje me temperaturat e ajrit. Në shkallë globale, vlerat e temperaturave mesatare të ajrit për këtë muaj ishin 0.72ºC më të larta se norma 1991-2020, si dhe 0.3ºC më të larta se muaji korrik më i ngrohtë i mëparshëm, ai i vitit 2019.
Në lidhje me ecurinë ndër vite të këtij treguesi, me ditët me temperatura mbi pragun 35°C për vendmatjen meteorologjike të Tiranës, në figurën më poshtë, paraqiten të dhënat për periudhën nga viti 2002 deri në vitin 2023 për muajin korrik. Në vitet e fundit shihet një qëndrueshmëri e vlerave të rritura të këtij treguesi.

Më datën 18 korrik të vitit 1973, në vendmatjen e Tiranës (Qytet), e ndodhur pothuajse në qendër të kryeqytetit (400 metra larg) dhe me rreth 150 mijë banorë, si dhe 2100 m larg vendmatjes së Tiranës (Observator) (1700 m nga qendra e qytetit), paraqitur dhe në figurën, është shënuar vlera e temperaturës maksimale të ajrit prej 41.3ºC. Ndërsa në atë të Tiranës (Obs.) vlera ishte 41.5ºC, me një ndryshim të vogël prej 0.2ºC.

Përgjithësisht, nga studimet rezulton se për shkak të efektit të “Ishullit Urban” në qytetet e mëdha me rreth 1 milion banorë shënohet një vlerë anomalie dhe rritje në temperaturat e ajrit me rreth +1ºC deri +3ºC më të larta se mjediset pranë. Vlerat mesatare mujore të temperaturave minimale për disa vendmatje meteorologjike të Shqipërisë për muajin korrik 2023 evidentojnë faktin e një anomalie prej +2.1ºC kundrejt vlerave mesatare shumëvjeçare të periudhës 1961-1990.

Pemët punojnë në heshtje për planetin
Por sa ndryshim bëjnë pemët? Studimet tregojnë se temperatura në zonat urbane mund të ndryshojë nga 8-11° midis lagjeve më të nxehta dhe më të ftohta dhe shumica e këtij ndryshimi është për shkak të ndryshimeve në mbulesën e pemëve dhe hapësirën e gjelbër. Ndërsa valët e të nxehtit bëhen më të shpeshta dhe intensive, një rritje prej 8° mund të jetë ndryshimi midis jetës dhe vdekjes. Sëmundjet e lidhura me nxehtësinë si goditja e nxehtësisë dhe dehidrimi paraqesin një kërcënim serioz për popullatat e cenueshme si të moshuarit dhe fëmijët.

Natyra mund të jetë aleati ynë për t’i ndihmuar njerëzit të përshtaten me një klimë gjithnjë e më jomikpritëse. Ne duhet të rimendojmë se si i zhvillojmë qytetet tona dhe mjedisin e ku kemi ndërtuar. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbjelljen e më shumë pemëve, por me integrimin e zgjidhjeve të bazuara në natyrë në planifikimin tonë urban.

Ky proces përfshin disa hapa të dukshëm, si krijimi i më shumë parqeve dhe kopshteve të komunitetit, por gjithashtu përfshin metoda novatore si çatitë dhe muret e gjelbërta. Këto struktura, të cilat janë pjesërisht ose plotësisht të mbuluara me bimësi, ofrojnë disa përfitime: ndihmojnë në filtrimin e ndotësve, përmirësojnë izolimin e ndërtesave, ulin kostot e energjisë.

Burimi:

Prof. Dr. Petrit Zorba përgjegjës i departamentit të Klimës dhe Mjedisit në IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit)

Ing. Anira GJONI eksperte në Departamentin e Meteorologjisë – IGEO

https://www.geo.edu.al/Services/Department_of_Meteorology/Monthly_Climatic_Bulletin

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes
Fuqia e erës dhe diellit në Ballkanin Perëndimor për një të ardhme të pastër

Fuqia e erës dhe diellit në Ballkanin Perëndimor për një të ardhme të pastër

Temperaturat e larta nxisin ankthin dhe depresionin

Temperaturat e larta nxisin ankthin dhe depresionin

Një analizë klimatike e temperaturave të qershor 2024

Një analizë klimatike e temperaturave të qershor 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al