Wednesday, May 14, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Me ngrohjen e motit, breshkat e detit po i afrohen brigjeve tona

01/07/2024
në Emergjenca klimatike
A A
0
Me ngrohjen e motit, breshkat e detit po i afrohen brigjeve tona

Breshkat e detit, përveç kërcënimeve madhore që sfidojnë mbijetesën e tyre (kapjet e rastësishme gjatë peshkimit, degradimi i zonave të folenizimit, trafiku detar, ndotja detare, tregtia dhe konsumi i paligjshëm dhe veçanërisht mbeturinat plastike), po përballen sot edhe me kërcënimin e ndryshimeve klimatike. Ndërsa temperaturat në rritje ulin përshtatshmërinë e vendeve aktuale të folenizimit, breshkat detare po shfrytëzojnë Mesdheun perëndimor dhe rajonet detare veriore, siç është Adriatikun, të cilat janë të përshtatshme për folenizimin e breshkave. Edhe në Shqipëri, dukuria e folenizimit sporadik po vihet re gjithnjë e më shpesh.

Në ditët e sotme, të gjithë jemi dëshmitar të ndryshimit të klimës. Atmosfera dhe oqeanet janë ngrohur, sasia e borës dhe akullit janë zvogëluar, niveli i detit është rritur, të gjitha këto si pasojë e rritjes së gazeve serë në atmosferë. Oqeanet kanë thithur rreth 30% të dyoksidit të karbonit të shkarkuar si pasojë e aktivitetit njerëzor, duke kontribuuar në acidifikimin e tyre.

Breshkat e detit, përveç kërcënimeve madhore që sfidojnë mbijetesën e tyre (kapjet e rastësishme gjatë peshkimit, degradimi i zonave të folenizimit, trafiku detar, ndotja detare, tregtia dhe konsumi i paligjshëm dhe veçanërisht mbeturinat plastike), po përballen sot edhe me kërcënimin e ndryshimeve klimatike. Në këtë mënyrë, rritja temperaturave globale (rritur me 1.17°C dhe parashikohet të rriten me mbi 2°C deri në vitin 2100), ka prishur raportet gjinore mashkull/femër duke çuar në feminizimin e popullatës.

Kjo ndodh pasi seksi i breshkave të detit përcaktohet nga temperatura e rërës në të cilën inkubohen vezët. Temperaturat më të ftohta prodhojnë më shumë meshkuj, ndërsa temperaturat më të ngrohta përkthehen në më shumë femra. Gjithashtu, nëse temperaturat tejkalojnë kufirin e sipërm për inkubimin e vezëve (34°C), vezët nuk do të çelin. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga studimet më të fundit të bëra në Mesdhe, ku tregohet qartë që foletë e breshkave të monitoruara kanë prodhuar me tepër femra në raport me meshkujt.

Megjithatë, breshkat e detit duket sikur e kanë zgjidhur vetë këtë problem, falë përshtatshmërisë natyrore të meshkujve, të cilët janë të aftë të çiftëzohen me më tepër se një femër brenda një sezoni riprodhimi dhe nga ana tjetër, femrat mund të ruajnë spermën nga shumë meshkuj në rrugët e tyre gjenitale për një kohë relativisht të gjatë.

Këto strategji riprodhimi, të shfaqura si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat, patjetër që kanë dhënë kontributin e tyre për të zbutur diferencën e raportit gjinor, si dhe për të siguruar një popullatë të shëndetshme të llojit. Megjithatë, rritja e vazhdueshme e temperaturave që po ndodh sot, do të vazhdojë të ndikojë në raportet gjinore duke favorizuar femrat dhe duke vënë kështu në rrezik statusin e popullatës aktuale të breshkave detare, si dhe atë të së ardhmes.

Një kërcënim i drejtpërdrejtë për popullatën e breshkave detare nga ndryshimet klimatike është rritja e nivelit te detit. Niveli mesatar global i deteve është rritur me 0.19 m midis 1901 dhe 2010. Duke marrë në konsideratë shkarkimet aktuale globale të gazeve serë, vlerësimet e rritjes së nivelit të detit parashikohen nga 0.26 m në 0.97 m, deri në vitin 2100, duke rrezikuar plazhet në të cilat ndodh folenizimi, të cilët do të përballen gjithnjë e më shumë me ndikime shkatërruese nga erozioni dhe përmbytjet e baticës. Vlen të përmendim këtu plazhet e ngushta dhe të ulëta në zonën e mbrojtur detare të Parkut Kombëtar Detar të Zakynthos, Greqi, të cilët janë në rrezik, veçanërisht ato ku zhvillimi bregdetar parandalon migrimin natyror drejt tokës së plazhit.

Megjithatë, ekziston mundësia që ndërsa temperaturat në rritje ulin përshtatshmërinë e vendeve aktuale të folenizimit, zona të reja mund të shfrytëzohen për këtë proces, të cilat më parë kanë qenë të paarritshme termikisht ose gjeografikisht. Zona të tilla konsiderohen Mesdheu perëndimor dhe rajonet detare veriore, siç është Adriatiku, të cilat janë shumë të ftohta për folenizimin e breshkave. Së fundmi, në këto zona janë regjistruar fole të breshkave detare (folenizim sporadik), të cilat vit pas viti po i frekuentojnë gjithnjë e më shumë këto plazhe të freskëta për të depozituar vezët e tyre.

Edhe në Shqipëri, dukuria e folenizimit sporadik po vihet re gjithnjë e më shpesh. Përmendim këtu folenë e parë të breshkës kokëmadhe (Caretta caretta) që u regjistrua në plazhin e Divjakës, në vitin 2018 dhe pothuajse në çdo vit, janë hasur fole apo përpjekje për folenizim kryesisht në këtë zonë si edhe në grykëderdhjen e Vjosës.

Thotë Dr. Enerit Saçdanaku punonjës kërkimor – shkencor pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës, Shqipëri

Kjo tregon sërish se breshkat e detit kanë aftësi përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike duke u zhvendosur në rajone me plazhe më të ftohta për të depozituar vezët e tyre. Përshtatja natyrore e tyre ndaj këtij kërcënimi mund të përfshijë edhe zhvendosjen e sezonit të folenizimit në muajt më të freskët të vitit. Kjo po vihet re edhe sot, ku në vendet e Mesdheut perëndimor dhe jugor (Greqi, Turqi, etj.), sezoni i folenizimit po fillon çdo vit e më herët (nga Qershori që është muaji tipik i fillimit të folenizimit, ky proces po nis që në fund të Prillit dhe fillim të Majit).

Por sot, presionet shtesë të ushtruara nga njerëzit po e vënë në rrezik aftësinë e breshkave të detit për t’u përshtatur. Menaxhimi aktiv artificial mund të përdoret fare mirë për të hijëzuar foletë apo për t’i zhvendosur në vende më të freskëta. Megjithatë, rreziqet e teknikave të menaxhimit aktiv nuk njihen, sikurse nuk kemi njohuri rreth efektivitetit të tyre.

Rreth autorit

Dr. Enerit Saçdanaku është punonjës kërkimor – shkencor pranë Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës, prej vitit 2015. Studimi i tij në doktoraturë ka qenë i fokusuar në Biologjinë e Ruajtjes së breshkave të ujërave të ëmbla dhe detare, por së fundmi veprimtaria e tij kërkimore shkencore është shtrirë edhe më gjerë në fushën e Herpetolgjisë duke u marrë me studimin e amfibëve dhe reptilëve të Shqipërisë.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes
Buletini mujor: Qershor 2024

Buletini mujor: Qershor 2024

Përfitimet dhe sfidat nga trendi i rritjes së përdorimit të makinave elektrike në tregun shqiptar

Përfitimet dhe sfidat nga trendi i rritjes së përdorimit të makinave elektrike në tregun shqiptar

Vala e dytë e të nxehtit për verën meteorologjike 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al