E shtunë, 1 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pesë fakte të rëndësishme për ndryshimet klimatike, që mund të mos i dini

10 Qershor, 2021
në Kuriozitete
A A
0
Pesë fakte të rëndësishme për ndryshimet klimatike, që mund të mos i dini

Pandemia e vitit të kaluar na mësoi se të dëgjosh shkencëtarët si të luftosh një krizë është shumë e rëndësishme dhe se duke vepruar herët, mund të kufizojmë pasojat.

Tashmë një traditë që nisi më shumë se 50 vite më parë, vijohet sot me miliona njerëz nga të gjitha skajet e globit që protestojnë për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Por cila është saktësisht situata lidhur me ndryshimet klimatike sot? Ja pesë fakte të rëndësishme që mund të mos i keni ditur…

1. Gjashtë vitet e fundit (përfshi 2020), kanë qenë vitet më të ngrohta të regjistruara

Sipas studimeve më të fundit, viti i kaluar ishte një nga tre vitet më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë, që shënoi një temperaturë mesatare globale, rreth 1.2°C mbi nivelin optimal.

Shkencëtarët presin që rritja të vazhdojë, gjë e cila do të shkaktonte shkrirje të akullnajave, shpeshtim të ngjarjeve ekstreme të motit, ngrohje të oqeaneve dhe rritje të nivelit të detit.

2. Kostot në nivel global të dëmeve si pasojë e ndryshimeve klimatike mund të arrijnë në 69 trilionë dollarë deri në vitin 2100

Kostoja e ndryshimeve klimatike është ekstreme – si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë njerëzor.

Sipas raportit të përgatitur nga “Moody’s Analytics” dëmi ekonomik botëror që pritet të shkaktojnë ndryshimet klimatike mund të arrijë në 54 trilionë dollarë, deri në 2100-tën. Kjo edhe nëse arrijmë ta kufizojmë ngrohjen totale me një rritje të temp. me 1.5°C.  Nëse rritja  temp  do jetë me 2°C, dëmi ekonomik do të arrijë në 69 trilionë dollarë. Kjo pasi, siç thotë studimi: “ngjarjet më të shpeshta dhe më intensive të motit ekstrem do të prishin dhe dëmtojnë gjithnjë e më shumë infrastrukturën dhe pronat, ndërsa rritja e nivelit të detit do të jetë një kërcënim për komunitetet bregdetare dhe vendet ishullore”.

Pra, sa do të na kushtonin investimet në masa të përshtatjes me ndryshimet klimatike?

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se investimet globalisht për të mbajtur një rritje me nën 2° C të temperaturës do të ishin rreth 16 trilion dollarë, ndërsa për një rritje të saj me nën 1,5°C do shkonin në rreth 30 trilionë dollarë. Studimi thekson, kostoja e mosveprimit është shumë më e madhe se kosto e masave të veprimit.

3. Po shkojmë drejt një bote që në fund të shekullit do të jetë 3.2°C më e nxehtë

Sipas Kombeve të Bashkuara, globi po shkon drejt një rritje me 3.2°C të temperaturave, deri në fund të shekullit, nëse mbeten në fuqi politikat aktuale zhvillimore aktualisht në fuqi. OKB nxit qeveritë të hartojnë urgjentisht politika agresive pro klimatike, nëse duan të lehtësojnë pasojat aktuale.

4. Emetimet e 1%-shit më të pasur të shoqërisë në botë, janë sa dyfishi i emetimeve të 50 %-it më të varfër

Sipas të njëjtit burim (pra OKB), emetimet e ndryshme në mjedis, (si pasojë e gazeve serë, mbetjeve ushqimore, kimikateve etj.,) nga  1%-shi më i pasur i popullsisë në nivel global, përbëjnë më shumë se dyfishin e emetimeve që shkaktohet nga  50 %-shi i popullsisë së varfër. Pavarësisht se shkaktarë të ngrohjes janë një pjesë e gazeve serë, vendet e varfëra do të jenë gjithsesi më të goditurat nga ndryshimet klimatike. Kombet e Bashkuara shtojnë se 1%-shi më i pasur i popullsisë globale duhet të zvogëlojë ndikimin, në mënyrë që të qëndrojë në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit.

5. Energjia e rinovueshme është energjia më e lirë në botë

Për t’a përfunduar me një fakt pozitiv, energjia e rinovueshme vazhdon të bëhet më e lirë, duke u bërë më i arritshëm për qeveritë, të cilat duhet që jo vetëm ti vendosin qëllime vetes, për zero emetime të dioksidit të karbonit, por edhe t’i arrijnë ato.

Në tetor 2020, një organizatë ndërqeveritare arriti në përfundimin se “energjia diellore është burimi më i lirë i energjisë elektrike në histori”. Ndërsa investimet në energjinë e erës, diellit dhe baterisë rriten, çmimi i asaj të rinovueshme, do të vijojë të bjerë më tej, duke e shndërruar atë në një opsion ekonomik më tërheqës për qeveritë, bizneset dhe individët.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Breshkat e detit të pranishme në bregdetin shqiptar prej ngritjes së temperaturave

Breshkat e detit të pranishme në bregdetin shqiptar prej ngritjes së temperaturave

MEDASSET – Shoqata Mesdhetare për Ruajtjen e Breshkave të Detit Sfondi i përgjithshëmBreshkat e detit nuk janë një specie tipike...

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Indonezia u zotua në samitin e fundit të klimës COP26 se emetimet e saj të gazeve serrë do të arrijnë...

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel për fizikë, për punën që gjeti rregull në “kaosin” në dukje, duke ndihmuar në shpjegimin...

Postimi pasardhes
E ardhmja e qytetit të Tiranës: Këmbana klimatike

E ardhmja e qytetit të Tiranës: Këmbana klimatike

Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

Rëndësia e hapësirave të gjelbra për shëndetin e popullatës

Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

Fazat fenologjike dhe përshtatja klimatike e kultivarit të lajthisë, Visoka

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al