Wednesday, June 25, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Planifikimi hapësinor bazuar në metodat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike

02/02/2022
në Emergjenca klimatike
A A
0
Planifikimi hapësinor bazuar në metodat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike

Përshtatja e bazuar në ekosistem (Ecosystem based Adaptation – EbA) u përcaktua zyrtarisht në Konventën për Diversitetin Biologjik, 2009 si përdorim i biodiversitetit dhe shërbimeve të ekosistemit, si pjesë e një strategjie globale për të ndihmuar njerëzit të përshtaten ndaj efekteve negative të ndryshimeve klimatike. Deri më tani, kërkimet kanë treguar se ruajtja dhe restaurimi përmes përfshirjes së EbA-së, si një program specifik përshtatjeje, jo vetëm që mund të çojë në uljen e riskut, por gjithashtu dhe në nxitjen e përfitimeve mjedisore, ekonomike dhe sociale. Studimi paraqet një hetim teorik mbi përfshirjen e EbA-së në procesin e planifikimit territorial në Shqipëri. Një klasifikim i detajuar përfshin Planet e Përgjithshme Vendore dhe strategjitë e 12 bashkive bregdetare, si dhe qasjen e tyre ndaj masave të EbA-s.

Përshtatja me ndryshimet klimatike nënkupton integrimin e shqetësimeve klimatike dhe të përgjigjjeve të përshtatjes brenda politikave, planeve, programeve dhe projekteve përkatëse në shkallë kombëtare, rajonale dhe lokale. Anëtarësimi i Shqipërisë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin e Klimës (UNFCCC) – Paris (ratifikuar më 21 Shtator 2016) dhe në Protokollin e Kjotos (që prej 1 Prillit të 2005) si vend me statusin “Non-Annex 1”, siguron bazën për veprimet e përshtatjes me ndryshimet klimatike. Si një vend në zhvillim, Shqipëria nuk ka asnjë detyrim për të zvogëluar shkarkimin e gazeve serë, por është e angazhuar në zbatimin e ‘Veprimeve të Duhura Kombëtare të Zbutjes’. Edhe pse Shqipëria mbart një përgjegjësi të vogël përsa i përket shkarkimit të gazeve me efekt serë në shkallë globale, pasojat mjedisore, sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga ndryshimi i klimës janë të konsiderueshme.

Komunikimi i Tretë Kombëtar i Shqipërisë në Konventën Kuadër të Kombeve të Bashkuara në kuadër të Projektit të Ndryshimeve Klimatike u finalizua në vitin 2016 dhe përfshin skenarët e ndryshimeve që mund të pësojë klima, vlerësimin e rreziqeve të lidhura me përshtatjen, me fokus biodiversitetin, burimet ujore, bujqësinë, pylltarinë, popullsinë dhe shëndetin, për të gjithë rajonin bregdetar. Gjithashtu, Shqipëria është duke punuar mbi Komunikimin e Katërt Kombëtar, i cili do të paraqitet deri në fund të vitit 2022.

Procesi i Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike (NAP) i nisur në vitin 2015, si një strategji kombëtare përshtatjeje dhe Procesi për Planin Kombëtar të Përshtatjes me Ndryshimet Klimatike (NAP), nisi në vitin 2015 si një strategji kombëtare e përshtatjes dhe integrimit me ndryshimet klimatike. Ai përfshin dy plane veprimi — dokumentin NAP dhe Planin Kombëtar të Zbutjes për Ndryshimet Klimatike (National Mitigation Plan – NMP), ku ky i fundit pritej të miratohej në 2018, por nuk është miratuar ende. Ligji për Ndryshimet Klimatike u miratua në Dhjetor të vitit 2020.

Duke iu referuar kuadrit legjislativ kombëtar, integrimi i konceptit “EbA – Ecosystem based Adaptation” në Shqipëri është disi kaotik pasi ka mbi 40 pjesë të veçanta të legjislacionit dhe rreth 50 agjenci që trajtojnë çështjet mjedisore (udhëzimet e EbA 2018). EbA është një qasje e re për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në zonat urbane dhe informacionet në lidhje me shkallën në të cilën ajo është e integruar në proceset ekzistuese të planifikimit, janë të pakta.

Metodologjia

Në këtë studim u përdorën të dhënat e mbledhura nga strukturat përgjegjëse, bazuar në literaturën dhe dokumentet në dispozicion. Studimi u konceptua në dy shtylla kryesore:

  • identifikimi dhe analiza e Planeve Aktuale Territoriale dhe të atyre në proces, lidhur me qasjen e ndërhyrjes në ekosistem dhe
  • rezultatet që tregojnë shkallën e integrimit të EbA-s në Instrumentet e Planifikimit Hapësinor dhe në aktivitetet e Planifikimit Territorial

Diskutimi i gjetjeve synon të tërheqë vëmendjen e institucioneve qendrore e lokale për përfshirjen e dobët të zgjidhjes përmes EbA-së, duke nxitur nevojën për të vendosur sa më parë të jetë e mundur udhëzime të posaçme të EbA-së në procesin e planifikimit territorial.

Rezultatet

Studime të ndryshme kanë treguar se zonat bregdetare janë të ndjeshme ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike, të cilat shoqërohen me degradim të ekosistemeve bregdetare (veçanërisht dunat e rërës, lagunave, moçalishteve dhe deltave të lumenjve) dhe në ndërhyrjen e ujërave të kripura në sistemet e ujërave të ëmbla.

Sipas Komunikimit të Tretë Kombëtar të Shqipërisë UNFCCC, ekosistemet përgjatë vijës bregdetare janë zonat më të ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike. Këto ekosisteme ndahen në 5 sektorë:
i) Drini-Mati;
ii) Kepi i Rodonit-Kështjella Turra;
iii) Shkarkimet Shkumbin-Seman;
iv) Bregdeti jugor;
v) Zonat e Butrintit.

Rodoni Castle
Ekosistem në Kepin e Rodonit

Planet e përgjithshme kombëtare dhe ato vendore të territorit zhvillohen në bazë të Ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Mbi Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit (i ndryshuar)”. Plani i Përgjithshëm Kombëtar (PPK 2016) është përcaktuar si instrumenti kryesor i planifikimit territorial në Shqipëri, i cili trajton çështjet e planifikimit në një mënyrë më të integruar, duke mbuluar të gjithë territorin shqiptar. Një nga objektivat kryesore të PPK-së është mbrojtja, rigjenerimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve. Lidhur me sistemin bregdetar, PPK-ja ka zhvilluar “Vijën Blu” për të mbrojtur, mbikëqyrur dhe rigjeneruar korridoret natyrore të rrjedhjes së ujit.

Ka një sërë udhëzimesh që kanë të bëjnë me shërbimet e ekosistemit, rreziqet e lidhura me klimën dhe katastrofat e shkaktuara nga reshjet dhe temperaturat. Nga të dhënat e mbledhura sugjerohet një zgjidhje gjithëpërfshirëse e kuadrit ligjor për të siguruar integrimin e përshtatjes dhe të zbutjes në planifikimin territorial, përmes përdorimit të terminologjisë si ‘zhvillimi i zgjuar dhe miqësor me i mjedisin’; por, saktësisht koncepti ‘Përshtatja përmes Ekosistemit’ nuk përmendet askund.

Si pjesë e Instrumenteve Kombëtare të Planifikimit Hapësinor, Plani i Integruar Ndërsektorial për Bregdetin (PINS) 2016, jep një udhëzim të rëndësishëm mbi shfrytëzimin e vijës bregdetare bazuar në një kuadër të gjerë ligjor dhe përvojë ndërkombëtare. Masat e identifikuara që do të merren ndaj ndryshimeve klimatike bazohen në konceptin e zbutjes dhe të përshtatjes. Termi ‘përshtatje në bazë të ekosistemeve’ nuk përdoret ende, megjithatë mbështeten iniciativa, si p.sh mbjellja e pemëve në zonat e rrezikuara, apo përdorimi i materialeve ekologjike.

Diskutimi për përshtatjen është shumë i përqendruar në rreziqet e lidhura me ujin. Ashtu si PPK-ja, inputet e PINS-it në nivel kombëtar dhe lokal sugjerojnëë ndërhyrje infrastrukturore për të mbrojtur sistemin e vijës bregdetare. Nëse i referohemi Planit të Detajuar për Zonën me Rëndësi Kombëtare (PDRZK), shumica e tyre është hartuar dhe së shpejti pritet edhe të miratohet (MTM 2020).

Tabela 1 tregon se integrimi i EbA-së në planet territoriale mungon. PDRZK “Laguna e Karavastasë-Lumi Seman”, miratuar në vitin 2018, mbështet mbrojtjen e mjedisit dhe nxit zhvillimin e ekonomisë lokale. Disa nga përfitimet që krijoi ndërhyrja përshtatëse, me qasje të planifikimit mjedisor të orientuar kah mbrojtjes ishte p.sh mbjellja e pemëve  pinus-pinea  përgjatë bregut të lagunës së Karavastasë, apo ferma hidroponike dhe plantacioni i frutave, dy investime strategjike këto, të miratuara bazuar në zgjidhjen e qëndrueshme ekonomike, ku prodhimi metabolik i peshqve përdoret për të ushqyer bimët, duke reduktuar kështu shkarkimet e CO2 ( pasi që CO2 i çliruar nga peshqit shfrytëzohet nga bimët gjatë procesit të fotosintezës). Pavarësisht kësaj, nuk është ndeshur asnjë referencë në lidhje me konceptin EbA, edhe pse erozioni po e kërcënon këtë zonë.

Ndërkohë që, “Ndërtimi për rikuperimin e lagunës Kune-Vain përmes përshtatjes bazuar në ekosistem”, është realizuar nëpërmjet integrimit të EbA-s.

Nga pikëpamja e Planifikimit Vendor nuk ekziston asnjë udhëzim për përfshirjen e EbA-së në Planet Territoriale (Tabela 1). Në përgjithësi, instrumentet e planifikimit persa i përket përdorimit të tokës përfaqësojnë përfshirjen e masave përshtatëse, duke përdorur kryesisht ndërhyrje të ‘forta’ në infrastrukturë sepse kostot janë më të lehta për t’u llogaritur dhe efektet e ndikimit janë afatshkurta.

Tabela 1. Integrimi i konceptit të EbA-së në Instrumentet e Planifikimit të Territorit të bashkive bregdetare

Diskutime

Ndërsa ka disa nisma të marra në kuadrin e Planifikimit Territorial të bashkive bregdetare dhe më tej, është vënë re se Integrimi i EbA-s në Shqipëri nuk është përfshirë në Planet e Përgjithshme Vendore apo në PDRZK, por ecet me linjën “mbro dhe ekosistem”, ku qasja e rrezikut ndaj fatkeqësive përqendrohet kryesisht në zgjidhjet teknike.

EbA është përfshirë tashmë në planifikimin jozyrtar, por koordinimi midis planeve të menaxhimit dhe strategjive lokale të zhvillimit duket se është i largët. Ekziston një bashkëpunim (i pakët) midis planifikimit vendor për përdorimin e tokës dhe planeve hapësinore kombëtare përsa i përket pikës së hyrjes në EbA. Palët e interesuara janë të panjohura me konceptin EbA si alternativë dhe kryesisht të interesuara për investime lokale të përshtatjes dhe ndërhyrje ‘të konsiderueshme’ në infrastrukturë për shkak të afateve të shkurta kohore, pavarësisht kostove të larta. Në nivel vendor, strukturat organizative nuk kanë kapacitete, ndërsa ndarja e buxhetit financiar për veprimtaritë përshtatëse nuk ekzistojnë.

IIntegrimi i EbA-s nuk mund të jetë efektiv me iniciativa të veçanta, por përmes politikë-bërjes, planifikimit dhe aktiviteteve të vazhdueshme në të gjithë sektorët. Pikat hyrëse të EbA-s duhet të përcaktohen qartë në nivel kombëtar dhe sektorial për të ofruar një kuadër mundësues për zbatimin e planifikimit vendor.r.

Në përfundim theksojme se zhvillimi i ndërhyrjeve të EbA në procesin e planifikimit të territorit është sfidues. Nisur nga vështirësitë për identifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e burimeve financiare dhe të kapacitetit teknik, mund të thuhet se nevojiten kërkime dhe bashkëpunime të mëtejshme.

Autore: Ark. Irma Temali

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare "Climate Central", "World Weather Attribution" dhe "Red...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Viti 2021, një ndër dhjetë vitet më të nxehta të dekadave të fundit

Viti 2021, një ndër dhjetë vitet më të nxehta të dekadave të fundit

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në regjimin e reshjeve të rajonit të Shkodrës

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në regjimin e reshjeve të rajonit të Shkodrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al