Friday, May 9, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Valët e të nxehtit që ndikojnë në klimën dhe motin e Shqipërisë

09/09/2022
në Emergjenca klimatike
A A
0

Si pjesë e zonës mesdhetare, Shqipëria ka një klimë tipike mesdhetare me dimër të butë e të lagësht dhe verë të nxehtë e të thatë. Sasia vjetore e reshjeve mbi territorin shqiptar qëndron rreth 1480 mm/vit, por shpërndarja e tyre përgjatë territorit të Shqipërisë, tregon një variabilitet të lartë nga një zonë në tjetrën.

Zonat në juglindje të Shqipërisë kanë sasinë më të ulët të reshjeve në vit, ndërsa në Alpet Shqiptare shirat janë më të bollshëm dhe sasia vjetore e reshjeve arrin deri në 3000mm në këto zona.

Reshjet kryesisht janë të pranishme gjatë periudhës së ftohtë Tetor-Mars (rreth 70%), nga ku Nëntori është muaji më i lagësht. Për sa i përket temperaturës së ajrit, temperaturat mesatare vjetore të ajrit variojnë nga 7°C në zonat malore deri në 15°C në bregdet. Mesatarja vjetore e temperaturave maksimale dhe minimale shkon nga 11.3°C dhe -0.1°C në zonat malore, deri në 21.8°C dhe 14.6°C në zonat bregdetare dhe të ultësirës.

Por kohët e fundit, klima në Shqipëri dhe jo vetëm, ka pësuar shumë luhatje. Pas kësaj tabloje normale të klimës të përshkruar më sipër, qëndron tabloja e ngjarjeve ekstreme të motit.
Gjatë dekadave dhe viteve të fundit, Shqipëria si dhe shumë vende të botës po përballen me motin ekstrem ose thënë ndryshe, ndryshimet klimatike. Vera që sapo lam pas dhe episodet e shpeshta të valëve të të nxehtit, e tregojnë më së miri këtë fakt.

Arsye kjo, e cila i ka shtyrë shumë shkencëtarë dhe kërkues të rinj të hetojnë mbi ndryshimet klimatike dhe po ashtu nëpërmjet studimeve, ata përpiqen të parashikojnë se si do vazhdojnë ndryshimet klimatike në vitet e ardhshme.

I tillë është edhe ky studim i cili ka pasur në fokus analizën e temperaturave maksimale ditore gjatë stinës së nxehtë të verës, të cilat shumë shpesh i kanë tejkaluar vlerat e tyre normale.

Metodologjia e përdorur konsiston në vëzhgimin e temperaturave maksimale ditore të ajrit gjatë periudhës 1982-2012, për qytetet e Shkodrës dhe Tiranës. Gjithashtu, temperaturat maksimale mujore për periudhën 1961-1990, u përdorën për të vlerësuar anomalinë e temperaturave maksimale ditore të vëzhguara për periudhën nën studim. Prej këtej do të shihen edhe ditët e prekura nga fenomeni i “valës së të nxehtit”.

Rezultatet treguan se gjatë një periudhe 31 vjeçare, u identifikuan 61 episode të “valës së të nxehtit” në qytetet e Shkodrës dhe Tiranës. Pra, mesatarisht rreth 2 episode në vit ose 569 ditë nën kushtet e “valës së të nxehtit”.

Figure 1. 61 episodet e “valëve të të nxehtit” të regjistruar në Shqipëri, gjatë viteve 1982 – 2012.

Analizat e shpërndarjes së fenomenit gjatë periudhës 31 vjeçare tregojnë se periudha pas vitit 1996 është periudha gjatë së cilës fenomeni i “valëve të të nxehtit” ka qenë më frekuent, me 74% të rasteve totale. Një fakt që tregon se dukuria u bë më e shpeshtë gjatë dekadave të fundit në territorin shqiptar.

Gjithashtu rezultoi se episodet e “valëve të të nxehtit” në Shqipëri nxiten nga masat ajrore jugore dhe jug-perëndimore të qarkullimit.

Pjesa më e madhe e këtyre episodeve dhe numri më i madh i ditëve nën këto kushte mbi Tiranë dhe Shkodër janë të lidhura me masat ajrore jug-perëndimore. Këto masa ajrore të nxehta, çojnë në rritjen e temperaturave të ajrit dhe në shumë raste ato kanë kapërcyer të dhënat historike si për Tiranën, ashtu edhe për Shkodrën.

Studimi tregon qartë se ndryshimet klimatike, si dhe fenomeni i rritjes së temperaturave, ka filluar menjëherë me zhvillimin industrial jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Pasojat e tyre sa vijnë dhe bëhen më të dukshme, sikurse ishte edhe vera që sapo lam pas, prandaj është e rëndësishme veprimi dhe marrja e masave kundrejt këtyre ndryshimeve.

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Liqenet akullnajore të vendit tonë: Trashëgimi natyrore në rrezik zhdukje

Vitet e fundit, vërehet një reduktim shumë i madh i sipërfaqeve të liqeneve akullnajore në vendin tonë. Bimësia dhe biota...

Postimi pasardhes
Rrugët që BE-27 duhet të ndjekë për arritjen e objektivit e 1,5°C të Marrëveshjes së Parisit

Rrugët që BE-27 duhet të ndjekë për arritjen e objektivit e 1,5°C të Marrëveshjes së Parisit

COP27: Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

COP27: Ndryshimi i klimës kërcënon shëndetin global

COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

COP27: Ndikimi i valëve të shpeshta të të nxehtit tek fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al