Thursday, June 26, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora dhe humbja e biodiversitetit në Alpe

28/03/2024
në Emergjenca klimatike
A A
0
Zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora dhe humbja e biodiversitetit në Alpe

Zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora dhe ndryshimi i llojeve të bimësisë në Alpe, dy fenomene të nxitura nga ndryshimet klimatike, ushtrojnë së bashku një ndikim të konsiderueshëm në biodiversitetin dhe funksionimin e ekosistemeve në malet e larta sipas studimeve më të fundit. Ndryshimet klimatike parashikohet të shkaktojnë një humbje që deri në fund të këtij shekulli pritet të arrijë në rreth 80-90% të sipërfaqes së mbuluar nga dëbora, në Alpet Evropiane.

Një ekip studiuesish ndërkombëtarë evidentuan ndikimet negative që ushtron në biodiversitetin e rajonit të Alpeve zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora. Studiuesit vërejtën se ndërveprimi mes dy faktorëve me ndikim kyç në ndryshimin e klimës, përkatësisht zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora dhe përhapja e shkurreve po e modifikon ciklin e azotit mikrobial të bimëve dhe dheut të pranishëm në kullotat alpine. Këto të fundit po ngrohen me dyfishin e mesatares globale.


Studiuesit vëzhguan se përthithja e azotit organik te bimët në pranverë dhe vjeshtë u zvogëlua me 70% dhe 82%, biomasa mikrobike e tokës u reduktua me 19% dhe 38%, respektivisht; dhe numri i baktereve të dëmshme që mund të ushtronin efekte negative në prodhimin e azotit u rrit përkatësisht me 253% dhe 136% në të dyja stinët. Sipas studiuesve, të gjithë këta faktorë të marrë së bashku përcaktojnë se ndryshimi i klimës ka një efekt negativ në ciklin e azotit që ndodh në ekosistemet kullosore të Alpeve.


Gjatë ekspeditave tona kemi vërejtur se çdo vit e me shumë, si pasojë e rritjes së shpejtë të temperaturave, akumulimet e dëborës së pashkrirë janë pakësuar, teksa sasia e reshjeve që mundësohen nga akumulimi i dëborës së pashkrirë ka ardhur drejt rënies, çka për më tepër po ndikon në rritjen e episodeve të thatësirës edhe në alpet shqiptare. Ndryshimet e temperaturave gjatë dekadave të fundit kanë bërë që stina e pranverës të shoqërohet me temperatura më të larta se mesatarja duke sjellë një lulëzim më të hërshëm të bimëve dhe shkurtim të fenofazave të tyre: bimët lulëzojnë më herët dhe thahen shumë shpejtë. Ky lulëzim i menjëhershëm pasohet nga fenomene normale, si për shembull ngricat apo uljet e përkohshme të temperaturës, çka mund të shkaktojnë dëmtim të sythave riprodhues duke rrezikuar që bima të mos lulëzojë.

Thotë Dr. Ajola Mesiti, kërkuese shkencore pranë Kopshtit Botanik, në Qendrën Kërkimore të Florës dhe Faunës, Tiranë


“Zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora në stinën e dimrit është një prej ndikimeve më të dukshme dhe më të theksuara të ndryshimeve klimatike në zonat alpine. Efektet e saj në funksionimin dhe biodiversitetin e ekosistemeve alpine përbëjnë shqetësim të madh për njerëzit që jetojnë në këto rajone por dhe më gjerë.

Burimi

https://onlinelibrary.wiley.com/doi/10.1111/gcb.17245

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare "Climate Central", "World Weather Attribution" dhe "Red...

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Nga vreshtat tek gota: Si po transformohet shija e verës Shqiptare nga ndryshimet e klimës

Ndryshimet klimatike po shndërrohen në një kërcënim serioz për industrinë e verërave, duke ndikuar negativisht në prodhimin e verërave të...

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

2024: Viti i rekordeve klimatike, nxehtësi ekstreme dhe intensifikim i numrit të zjarreve

Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturave për Evropën, me vlera veçanërisht të larta në rajonet qendrore, lindore dhe juglindore...

Postimi pasardhes
Buletini mujor: Mars 2024

Buletini mujor: Mars 2024

Sipas Raportit të Cilësisë Ajrit në Botë, Shqipëria renditet e 7-ta në Rajonin Evropian për cilësinë keqe lidhur me grimcat PM2.5

Sipas Raportit të Cilësisë Ajrit në Botë, Shqipëria renditet e 7-ta në Rajonin Evropian për cilësinë keqe lidhur me grimcat PM2.5

Si pasojë e ndryshimeve klimatike, në tri dekadat e fundit është reduktuar me 70% sipërfaqja totale e tokës bujqësore në vendin tonë

Si pasojë e ndryshimeve klimatike, në tri dekadat e fundit është reduktuar me 70% sipërfaqja totale e tokës bujqësore në vendin tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al