Zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora dhe ndryshimi i llojeve të bimësisë në Alpe, dy fenomene të nxitura nga ndryshimet klimatike, ushtrojnë së bashku një ndikim të konsiderueshëm në biodiversitetin dhe funksionimin e ekosistemeve në malet e larta sipas studimeve më të fundit. Ndryshimet klimatike parashikohet të shkaktojnë një humbje që deri në fund të këtij shekulli pritet të arrijë në rreth 80-90% të sipërfaqes së mbuluar nga dëbora, në Alpet Evropiane.
Një ekip studiuesish ndërkombëtarë evidentuan ndikimet negative që ushtron në biodiversitetin e rajonit të Alpeve zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora. Studiuesit vërejtën se ndërveprimi mes dy faktorëve me ndikim kyç në ndryshimin e klimës, përkatësisht zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora dhe përhapja e shkurreve po e modifikon ciklin e azotit mikrobial të bimëve dhe dheut të pranishëm në kullotat alpine. Këto të fundit po ngrohen me dyfishin e mesatares globale.
Studiuesit vëzhguan se përthithja e azotit organik te bimët në pranverë dhe vjeshtë u zvogëlua me 70% dhe 82%, biomasa mikrobike e tokës u reduktua me 19% dhe 38%, respektivisht; dhe numri i baktereve të dëmshme që mund të ushtronin efekte negative në prodhimin e azotit u rrit përkatësisht me 253% dhe 136% në të dyja stinët. Sipas studiuesve, të gjithë këta faktorë të marrë së bashku përcaktojnë se ndryshimi i klimës ka një efekt negativ në ciklin e azotit që ndodh në ekosistemet kullosore të Alpeve.
“Zvogëlimi i sipërfaqes së mbuluar nga dëbora në stinën e dimrit është një prej ndikimeve më të dukshme dhe më të theksuara të ndryshimeve klimatike në zonat alpine. Efektet e saj në funksionimin dhe biodiversitetin e ekosistemeve alpine përbëjnë shqetësim të madh për njerëzit që jetojnë në këto rajone por dhe më gjerë.
Burimi