Friday, July 11, 2025
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit

10/07/2025
në Emergjenca klimatike, Të reja
A A
1
Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit

Gjatë muajit qershor dhe në fillim të korrikut 2025, Evropa u godit nga dy valë intensive të të nxehtit, të cilat lanë pas një varg rekordesh temperaturash dhe kushte ekstreme moti. Kulmi i valës së parë u shënua midis datave 17 dhe 22 qershor, ndërsa vala e dytë, më e fortë dhe më e zgjatur, ndodhi nga 30 qershori deri më 8 korrik, duke prekur pjesën më të madhe të Evropës Jugore dhe Perëndimore.

Evropa Jugore dhe Ballkani, përfshirë rajonet përreth Shqipërisë, regjistruan vlera të “stresit të nxehtësisë” shumë të fortë, me ndjesi termike që tejkaluan 38°C. Shqipëria u prek ndjeshëm nga ky fenomen ekstrem. Gjatë periudhës 20 qershor – 8 korrik, vendi u përfshi nga një valë e fortë të nxehti, me ndikim të theksuar në zonat bregdetare, të ulëta dhe urbane. Temperaturat maksimale ditore në shumë qytete, si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra, tejkaluan vlerat 39–40°C, duke kulmuar më 7 korrik, që rezultoi dita më e nxehtë e kësaj vale.

Kjo valë të nxehti u shkaktua nga një sistem i fuqishëm presioni të lartë i njohur si “kupolë e të nxehtit” që solli ditë të kthjellëta, pa reshje dhe me rrezatim të fortë diellor. Gjatë saj u shënuan edhe netë tropikale në disa zona të Shqipërisë, ku temperaturat nuk ranë nën 20°C, duke e vështirësuar freskimin gjatë natës dhe duke rritur rrezikun për probleme shëndetësore të lidhura me të nxehtin.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të kontinentit, veçanërisht në Spanjë dhe Portugali, temperatura të ajrit pranë sipërfaqes arritën deri në 46°C. Në verilindje të Lisbonës, temperatura “si ndihet” shkoi deri në 48°C, një stres i ekstrem i të nxehtit.

Për Evropën Perëndimore, vala e dytë e të nxehtit solli rekorde të reja. Më 30 qershor dhe 1 korrik, temperatura mesatare ditore për rajonin arriti 24.9°C vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë për muajin qershor. Mesatarja mujore për qershor 2025 në këtë zonë arriti 20.49°C, 2.81°C mbi mesataren e periudhës 1991–2020, duke kaluar për herë të parë rekordin e mbajtur që nga viti 2003.

Edhe pse Shqipëria nuk shënoi rekorde historike kombëtare, intensiteti dhe zgjatja e kësaj vale e rendisin periudhën 20 qershor 8 korrik si një nga më të nxehtat e dekadës së fundit.

Burimi:

Prof. Dr. Petrit Zorba, meteorolog pranë Departamentit të Meteorologjisë, Instituti i Gjeoshkencave

Climate Watch Advisory

Copernicus-Climate Change Service

ShpërndajTweetDërgo
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Studimi i fundit: Në Shqipëri, një në pesë ditë regjistroi temperatura ekstreme

Sipas një raporti të fundit të publikuar në qershor 2025 nga organizatat ndërkombëtare "Climate Central", "World Weather Attribution" dhe "Red...

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

Rritet me 55% përdorimi i automjeteve elektrike në tremujorin e parë të 2025-ës

Në një kohë kur efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen gjithnjë e më problematike dhe ndotja e ajrit po kthehet...

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

Rreziku i kreditit, një nga shtyllat kryesore të stabilitetit financiar, po ndikohet gjithnjë e më shpesh nga fenomene të tilla...

Postimi pasardhes
Valët e të nxehtit po rrezikojnë jo vetëm trupin, por edhe edhe shëndetin mendor

Valët e të nxehtit po rrezikojnë jo vetëm trupin, por edhe edhe shëndetin mendor

Comments 1

  1. Pingback: Shqipëria përjetoi një nga valët më të gjata të nxehtësisë së dekadës së fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al