Kërcënimi i paraqitur nga llojet invazive jo-vendase në mbarë botën, ndaj specieve dhe ekosistemeve vendase po vërehet çdo ditë e më tepër.
Por cfarë do të kuptojmë me termin “lloje invazive”?
Një lloj invaziv është një specie e huaj që kolonizon shumë një zonë, duke shkaktuar dëm në mjedis, në shëndetin e njeriut ose në ekonomi. Vitet e fundit, me ndryshimin e faktorëve mjedisorë dhe rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike, dukuritë e shfaqjes së llojeve invazive janë shtuar. Prandaj lind nevoja e identifikimit të specieve që përbëjnë një rrezik të lartë për t’u kthyer në lloje invazive në vende dhe klima të ndryshme.
Së fundi, një grup prej 195 studiuesish nga 120 vende të mara në studim, vlerësuan dhe kontrolluan riskun e kalimit në lloje invazive të 819 specieve ujore, nën kushtet aktuale dhe të pritshme të ndryshimeve klimatike.
Në total, 33 specie u identifikuan se paraqesin një ‘rrezik shumë të lartë’ për të qenë invazive, si dhe rezultatet e disa prej këtyre specieve në klimën aktuale u rritën në kushtet e ardhshme klimatike, vecanerisht me rritjen e temperaturës.
Ndërkohë në një studim të hershёm, janë identifikuar rreth 196 lloje invazive nё Shqipёri në kushte klimatike normale. Autorёt shpjegojnё se numri i ulёt i tyre, lidhet me periudhёn e gjatё tё izolimit nё komunizёm, shkallёn e ulёt tё zhvillimit ekonomik si dhe shfrytёzimin e lartё tё tokёs.
Ndёrsa, nё kushtet e sotme, me ndryshimet klimatike, rёndёsia e identifikimit tё llojeve invazive, pёr pasojё, shmangia e rreziqeve që ato shkaktojnё, pёrbёn njё nga sfidat kryesore tё studiuesve vendas pёrsa i pёrket ruajtjes sё trashёgimisё natyrore.
Autorё: Prof.Dr. Alfred Mullaj; Prof.Dr. Julian Shehu; Prof.Asoc.Dr. Rigers Bakiu