E martë, 5 Korrik, 2022
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Shterimi i lumenjve, pasojë e ndryshimeve klimatike

16 Korrik, 2021
në Natyra
A A
0
Shterimi i lumenjve, pasojë e ndryshimeve klimatike

Ujërat e rrjedhshëm kanë një rol unik në mbështetjen e biodiversitetit global, cikleve bio-gjeokimike dhe jetёs njerëzore. Megjithёse rëndësia e tyre është e mirёpranuar, vlera dhe fati i lumenjve/përrenjve qё preken nga pasojat e tharjes sё shpeshtё tё tyre, priret të neglizhohet. Tharja e lumenjve kontribuon në degradimin e burimit kryesor të ujit, pёr rrjedhojë në jetesën e miliona njerëzve.

Kjo problematikё, tё cilёn e ndeshim nё çdo skaj tё globit, veçanërisht kёto vitet e fundit ku efekti i ndryshimeve klimatike sa vjen e bёhet mё i dukshёm, ёshtё objekti i analizёs sё njё studimi të botuar në revistën shkencore “Science”.

Një grup studiuesish nga Universiteti McGill në Kanada, analizuan të dhënat e përftuara prej stacioneve të vendosura në 5600 lumenj. Në këto stacione, u mat sasia e prurjeve tё ujit tё rrjedhёt dhe më pas, u llogarit probabiliteti i ndalimit të rrjedhjes. Për llogaritjet, u pёrdorёn të dhëna klimatike, gjeologjike dhe të faktorëve të tjerë mjedisorë.

Përfundimet treguan se, më shumë se gjysma e lumenjve në Botë reshtin sё rrjedhuri, të paktën një herë në vit. Konkretisht, janë 60% e lumenjve të botës, qё shterojnë për të paktën 1 ditë në vit dhe arsyet kryesore të këtij fenomeni, lidhen me ndryshimet klimatike.

Në të ardhmen, me rritjen në vazhdim të këtyre pasojave, lumenjtë do të vijojnë të shterojnë duke rrezikuar jetesën e miliona njerëzve që e përdorin lumin për ujitje dhe nevoja të tjera jetësore. Pёr rrjedhojë ndryshimi i sistemit lumor do të ndikojë edhe në biodiversitetin e vendeve ku ndodhen lumenjtë.

Studimi i shërben planifikimit dhe marrjes së masave për menaxhimin e burimeve ujore, nё përballimin e krizës sё pritshme të tyre.

Për shkak të situatës jo të favorshme në të cilën ndodhen lumenjtë vendas dhe ata botërorë, lind nevoja për hartimin e planeve dhe vendimmarrjeve në dobi të tyre si dhe për komunitetet që jetojnë aty pranë.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Në nivel global, aktivitetet njerëzore kanë shkaktuar dhe do të vazhdojnë të shkaktojnë humbje në biodiversitet, mes tjerash, përmes ndryshimit...

Rëndësia e pyjeve tropikalë dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimatike

Rëndësia e pyjeve tropikalë dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimatike

Lufta në Evropë, trazirat ekonomike dhe pasojat e COVID-19 kanë qenë kryefjala e vitit 2022. Por kriza e trefishtë e...

Ndryshimet klimatike po ndikojnë në tiparet e shpendëve të Evropës

Ndryshimet klimatike po ndikojnë në tiparet e shpendëve të Evropës

Ndryshimet klimatike vërehet të kenë ndikim në popullatat e egra të shpendëve. Shkalla e këtij ndikimi, krahasimisht ndryshimeve të pësuara...

Postimi pasardhes
Orkideja “e zhdukur”, gjendet në një çati të gjelbër në Londër

Orkideja "e zhdukur", gjendet në një çati të gjelbër në Londër

Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

Mbjellja e pemëve, zbut ndikimin e ndryshimeve klimatike

Mbjellja e pemëve, zbut ndikimin e ndryshimeve klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndikimi i ndryshimeve klimatike në peshkun Kocë dhe Levrek në ujërat shqiptare

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al