E enjte, 2 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

15 Dhjetor, 2021
në Ndotja dhe shkarkimet
A A
0
Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

Ndryshimet klimatike tashmë kanë shtrirë ndikimin e tyre, kudo në Shqipëri dhe një nga sektorët më të ndikuar është menaxhimi i mbetjeve dhe veçanërisht atyre plastike. Meqënëse, këto ndryshime karakterizohen nga rritja e temperaturës apo reshjet, ato kanë një ndikim të madh në mbetjet plastike, të cilat në përbërjen e tyre kanë substanca të rrezikshme.

Plastika dhe paketimet e ushqimeve përmbajnë kontaminues të shumtë kimikë, që cilësohen si toksike (Ndotës Organikë të Qëndrueshëm ose NOQ). Është e vërtetuar tashmë, se kimikatet toksike clirohen në mjedis jo vetëm gjatë prodhimit dhe përdorimit të plastikës, por gjithashtu gjatë asgjësimit të tyre, e në veçanti gjatë procesit të djegies. Pas shkarkimit të tyre në mjedis, temperaturat e larta (pasojë kjo e ndryshimeve klimatike), ndikojnë në avullimin e më shumë NOQ-ve nga toka në ajër. Nga ana tjetër reshjet e dendura, mund të çojnë në depozitimin më të madh sipërfaqësor të NOQ-ve, si dhe në transportimin e tyre deri tek ujrat nëntokësorë.

NOQ-të janë substancat më toksike në planet dhe shkaktojnë dëme serioze nëse depozitohen në organizëm, edhe kur janë në doza shumë të vogla. Gjithashtu, për shkak të qëndrueshmërisë së lartë që i karakterizon, eleminimi i prezencës së tyre në mjedis dhe organizma është tepër i vështirë.

Së fundi, një grup organizatash jofitimprurëse, kanë kryer një studim, që kishte në fokus ndotjen që shkaktojnë toksinat e plastikës në mjedis dhe kalimin e tyre në zinxhirin ushqimor.
Për të hetuar depërtimin ndotës të e NOQ-ve në zinxhirin ushqimor, u përdorën vezët e pulave të cilat ishin ushqyer në mjedise të hapura, në afërsi të vendeve dhe objekteve ku asgjësoheshin mbetje plastike.

Vezëve të mara nga kampionët (individët) e përzgjedhur, iu kryen analizat kimike. Përzgjedhja e kampionit përfshiu marrjen e individëve në 25 zona të nxehta, me shpërndarje gjeografike në 14 vende të ndryshme që përfshinte Afrikën, Azinë, Evropën dhe Amerikën Latine.

Pas analizave kimike dhe përpunimit statistikor, u vu re se nivelet e NOQ-ve në kampionët e vezëve të pulave që lëviznin lirshëm në mjediset e kontaminuara, u vlerësuan si të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë. Kjo për faktin se ato mund të çojnë në ndotjen e zinxhirit ushqimor, sidomos në vendet në zhvillim. Po ashtu, edhe procesi i riciklimit të plastikës shoqërohet me shkarkime të NOQ-ve shumë toksike në mjedis.

Në përfundim, autorët vënë në dukje se problemi me plastikën nuk qëndron vetëm tek menaxhimi i mbetjeve. Sipas tyre, zgjidhja e problemit duhet parë tek minimizimi i prodhimit të saj, duke shmangur kështu edhe praninë e substancave toksike. Sa më e vogël sasia e plastikës së prodhuar, aq më i vogël do jetë edhe shkarkimi në mjedis i toksinave, si rezultat i rritjes së temperaturës apo djegies së tyre. Për rrjedhojë do të zvogëlohet edhe ndikimi i tyre në zinxhirin ushqimor.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

TEC-et lundruese dhe ndikimi i tyre në ndryshimet klimatike

Shqipëria, ka marrë së fundi 2 anije me qera, të cilat do të vendosen në TriPortin e Vlorës dhe do...

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Taksat mbi prodhimin blegtoral, mund të ndikojnë në ndryshimet klimatike

Aktivitetet bujqësore ndikojnë klimën kryesisht përmes shkarkimit të gazeve serë (gazeve të amonikaut CH3) . Bujqësia është sektori kryesor që...

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Pasojat e ndotjes së ajrit në shëndetin e popullësisë evropiane

Ndotja e ajrit përvec se është shkaku kryesor i ndryshimeve klimatike në botë, është përgjegjëse për vdekjet dhe sëmundjet e...

Postimi pasardhes
Mbjellja e pemëve, zbut ndikimin e ndryshimeve klimatike

Mbjellja e pemëve, zbut ndikimin e ndryshimeve klimatike

Bimësia pyjore e vendit tonë në rrezik zhdukje, prej ndryshimeve klimatike

Bimësia pyjore e vendit tonë në rrezik zhdukje, prej ndryshimeve klimatike

Bashkimi Evropian publikon planin e ri të masave për ndryshimet klimatike

Bashkimi Evropian publikon planin e ri të masave për ndryshimet klimatike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al