E diel, 2 Prill, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Pёrhapja e llojeve invazive dhe kёrcёnimi prej tyre

5 Korrik, 2021
në Natyra
A A
0
Pёrhapja e llojeve invazive dhe kёrcёnimi prej tyre

Nё kontekstin e ndryshimeve klimatike ёshtё me rёndёsi tё njohim shkallёn e rrezikut qё llojet invazive paraqesin ndaj ekosistemeve vendase.

Llojet invazive, ndryshe jo autoktone, tё sjella qёllimshёm ose aksidentalisht nё mjediset vendase, priren tё pёrhapen masivisht duke shkaktuar dёme me natyrё mjedisore, ekonomike dhe tё shёndetit.

Sipas njё artikulli tё botuar sё fundmi nё revistёn prestigjioze “Science of the Total Environment”qё bazohet nё vёzhgimin e 819 specie jo-autoktone nga 15 grupe organizmash ujorё me pёrhapje nё gjashtё kontinente, ёshtё dalё nё pёrfundimin se 33 prej tyre paraqesin rrezik shumё tё lartё pёrsa i pёrket kthimit nё lloje invazive.

Sipas Prof. Rigers Bakiut, njёrit prej autorёve tё studimit, “Metodologjia e pёrdorur pёr analizimin e kampionit ujor bazohet nё përdorimin e njё programi kompjuterik tё quajtur Aquatic Species Invasiveness Screening Kit.

“Studimi pёrfshin dy lloje qё gjenden nё territorin e Shqipёrisё, Siganus luridus dhe Siganus rivulatus (peshku lepur), tё cilat renditen mes llojeve qё rrezikojnё tё kthehen nё “invazive” shtoi ai.

Autorёt theksojnё, nevojёn e marrjes sё hapave tё mёtejshёm pёrsa i pёrket vlerёsimit tё plotё tё rrezikut qё paraqesin kёto lloje. Kёshtu, do tё mund tё arrihej marrja e masave tё menjёhershme (shfarosje, kontroll etj) pёr tё minimizuar apo paraprirё pasojat e dёmshme, veçanёrisht nё ditёt e sotme, kur efektet e ndryshimeve klimatike, po bёhen mё tё dukshme.

Rritja e temperaturave, shkrirja e akujve, zvogёlimi i sasisё sё reshjeve dhe shtimi i problemeve mjedisore, me gjasё do favorizojё përhapjen e kёtyre specieve. Kjo pёr shkak se kushtet e reja klimatike shtojnё mundësitё e tyre pёr mbijetesё e njёkohёsisht ulin rezistencёn e llojeve vendase.

Nё kёto kushte, ёshtё me rёndёsi tё kuptojmё se faktorёt e mёsipёrm, do tё reduktonin efektivitetin e strategjive tё kontrollit ndaj kёtyre specieve dhe se kёto fenomene janё disa nga sfidat me tё cilat pёrballen studiuesit lidhur me ruajtjen e trashёgimisё natyrore.

Autor: Prof. Dr. Rigers Bakiu

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Ndryshimet klimatike dhe rikthimi i kultivarëve të perimeve të traditës

Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike është bërë një çështje e ngutshme dhe urgjente duke pasur parasysh shpejtësinë alarmante me të cilën...

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në resurset gjenetike të bimëve

Ndikimi i ndryshimeve klimatike në resurset gjenetike të bimëve

Ndryshimet klimatike kanë një ndikim të rëndësishëm negative në mjedis dhe në resurset gjenetike të bimëve (RGJB), shpesh duke çuar...

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

Në nivel global, aktivitetet njerëzore kanë shkaktuar dhe do të vazhdojnë të shkaktojnë humbje në biodiversitet, mes tjerash, përmes ndryshimit...

Postimi pasardhes
Shterimi i lumenjve, pasojë e ndryshimeve klimatike

Shterimi i lumenjve, pasojë e ndryshimeve klimatike

Orkideja “e zhdukur”, gjendet në një çati të gjelbër në Londër

Orkideja "e zhdukur", gjendet në një çati të gjelbër në Londër

Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

Ndikimi i ndryshimeve klimatike, në mbetjet plastike

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Pasojat e ndryshimeve klimatike në biodiversitet

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al