E enjte, 2 Shkurt, 2023
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Klima
S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës

5 Tetor, 2021
në Kuriozitete
A A
0
Çmimi Nobel i Fizikës, shkon për shkencëtarët e klimës


Tre shkencëtarë fituan çmimin Nobel për fizikë, për punën që gjeti rregull në “kaosin” në dukje, duke ndihmuar në shpjegimin dhe parashikimin e forcave komplekse të natyrës, duke përfshirë zgjerimin e kuptimit tonë të ndryshimit të klimës.


Siukuro Manabe, me origjinë nga Japonia, Klaus Hasselman nga Gjermania dhe Giorgio Parisi nga Italia fituan çmimin Nobel në Fizikë.
Të tre këta shkencetarë, punojnë në ato që njihen si «sisteme komplekse», pjesë e të cilave është edhe klima. Sistemet komplekse karakterizohen nga rastësia dhe çrregullimi dhe janë të vështira për t’u kuptuar.

Çmimi i këtij viti njeh metoda të reja për përshkrimin e tyre dhe parashikimin e sjelljes afatgjatë të tyre. Një sistem kompleks me rëndësi jetësore për njerëzimin është klima e Tokës.

Por cilët janë këta shkencëtarë dhe cili është kontributi i tyre në shkencën e fizikës dhe në fushën e klimës?

Siukuro Manabe tregoi se si nivelet e rritura të dioksidit të karbonit në atmosferë çojnë në rritjen e temperaturave në sipërfaqen e Tokës. Në vitet 1960, ai udhëhoqi zhvillimin e modeleve fizike të klimës së Tokës dhe ishte personi i parë që eksploroi ndërveprimin midis ekuilibrit të rrezatimit dhe transportit vertikal të masave ajrore. Puna e tij hodhi themelin për zhvillimin e modeleve aktuale të klimës.

Rreth dhjetë vjet më vonë, Klaus Hasselmani krijoi një model që lidh së bashku motin dhe klimën, duke iu përgjigjur kështu pyetjes se përse modelet klimatike mund të jenë të besueshme, pavarësisht se moti është i ndryshueshëm dhe kaotik. Ai gjithashtu zhvilloi metoda për identifikimin e sinjaleve specifike, shenjat e gishtërinjve, që si fenomenet natyrore ashtu edhe aktivitetet njerëzore shkaktojnë në klimë. Metodat e tij janë përdorur për të provuar se temperatura në rritje në atmosferë është për shkak të shkarkimeve dioksidit të karbonit nga veprimtaria njeriut.

Rreth vitit 1980, Giorgio Parisi zbuloi modele të fshehura në materiale komplekse e të çrregullta. Zbulimet e tij janë ndër kontributet më të rëndësishme në teorinë e sistemeve komplekse. Ata bëjnë të mundur të kuptojnë dhe të përshkruajnë shumë materiale dhe fenomene të ndryshme dhe në dukje krejtësisht të rastësishme, jo vetëm në fizikë por edhe në fusha të tjera, shumë të ndryshme, të tilla si matematika, biologjia, neuroshkenca dhe mësimi i makinës.

Zbulimet që janë njohur këtë vit tregojnë se njohuritë tona rreth klimës mbështeten në një bazë të fortë shkencore, bazuar në një analizë rigoroze të vëzhgimeve.

Në përfundim juria shprehet se këta laureatë kanë hedhur themelin e njohurisë sonë për klimën e Tokës dhe si ndikojnë veprimet njerëzore në të.

ShpërndajTweetDërgoShpërndaj
Advertisement Banner

Postime të ngjashme

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Zhvillimi i biokarburanteve, po rrit sipërfaqet e shpyllëzuara

Indonezia u zotua në samitin e fundit të klimës COP26 se emetimet e saj të gazeve serrë do të arrijnë...

Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

Ndryshimet Klimatike, frymëzim për artistët

Arti për ndryshimet klimatike po bëhet gjithnjë edhe më i zakonshëm në muzetë dhe galeritë, por disa artistë e ndajnë...

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

Ndryshimet klimatike ndikojnë në mirëqënien e të rinjve

"Nuk dua të vdes, por nuk dua të jetoj në një botë që nuk kujdeset për fëmijët dhe kafshët!" Kjo...

Postimi pasardhes
Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

Centralet e qymyrit, përgjegjës për rritjen e efekteve të ndryshimeve klimatike

Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

Si mund ta parandalojmё dezinformimin klimatik?

Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

Gjykata detyron shtetin francez të marrë masa për klimën

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rreth Klima.al

Klima.al, një platformë e krijuar së fundi, ka si mision botimin e artikujve për ndryshimet klimatike si dhe që gazetarët mund t’i përdorin ato lirisht, me qëllim që të prodhohen disa lajme të bazuara në shkencë.

Më të klikuar

  • Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    Kriza klimatike pёrmes Edukimit për Median dhe Informimin

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0
  • Ndryshimet klimatike në Shqipëri dhe rajon: statusi, zbutja dhe sfidat

    0 shpërndarje
    Shpërndaj 0 Tweet 0

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al

S'ka rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • Faqja Kryesore
  • Rreth nesh
    • Bordi
  • Profili i Autorëve
  • Kategorite e informacioneve
    • Ndotja dhe shkarkimet
    • Emergjenca klimatike
    • Natyra
    • Politika
    • Ekonomia
    • Shëndeti
    • Kuriozitete
  • Kontakto

© 2021 Të gjitha të drejtat e rezervuara Klima News. Mundësuar nga Manifesto.al