Muaji Dhjetor 2023, bazuar në analizat e bëra për 7 vitet e fundit, rezulton rezultoi me një shmangie(rritje) të temperaturës prej +1.9°C. Sa i takon reshjeve, ato shënuan një rënie me -2.5% kundrejt normës. Ndërkohë shmangien më të theksuar e ka shënuar treguesi i numrit të ditëve me reshje, mbi pragun 1.0 mm, me -9.4%. Sipas të dhënave të Buletinit Klimatik të Institutit të Gjeoshkencave, “Shqipëria gjatë muajit Janar 2024 u karakterizua me temperatura të ajrit që shënuan një anomali prej +1.8°C sa i takon vlerave mesatare të tyre, ndërsa shmangiet e temperaturave maksimale ishin me +2.8°C. Sa i takon temperaturave minimale, ato shënuan një anomali me +0.8°C kundrejt periudhës shumëvjeҫare 1961-1990. Në lidhje me reshjet ato shënuan një shmangie prej -2.9% kundrejt vlerave të normës. Gjatë periudhës 30 vjeçare 1991-2020, në shkallë kontinentale temperatura vlerësohet të ketë ndryshuar me +0.9°C kundrejt periudhës së më parshme 1961-1990. Të njëtët tregues konsiderohen edhe për Shqipërinë.
Në grafikun Nr.32është një paraqitje e anomalive të temperaturave të ajrit pranë sipërfaqes së tokës në shkallë globale dhe për kontinentin Europian për muajin janar 2024, duke ju referuar krahasimit me periudhën 1991-2020. (Burimi: Buletini Mujor Klimatik Janar 2024, Instituti i Gjeoshkencave)
Në territorin e vendit tone, për periudhën e 7 viteve të fundit, 2017-2023, rezulton një shmangie e vlerave të temperaturave mesatare të ajrit prej +1.89°C, kundrjet atyre të periudhës 1961-1990.
Këto anomali sipas muajve janë paraqitur ne kjete grafik, ku ato më të lartat i takojnë muajve të verës, gusht me +2.94°C dhe korrik me +2.60°C.(Burimi: Buletini Mujor Klimatik Janar 2024, Instituti i Gjeoshkencave)
Vrojtimet e klimës dëshmojnë qartësisht disa dukuri:
* Rritja e temepraturës mesatare
* Zgjatja e periudhës së verës dhe zbutja e dimrit
* Reduktimi i reshjeve ne zona te caktuara
* Çrregullimi i regjimit te reshjeve
* Reduktimin e reshjeve në formën e deborës
Në tërësi, këto tri dukuri kanë krijuar atë që njihet si klima e re, apo “Ndryshimet e Klimës”. Ky fenomen, është duke modifikuara jetën e gjallë në çdo cep të planetit. Këto ndryshime janë duke ndikuar në rritjen e ç’rregullimit të reshjeve, reduktimin e rezervës ujore, rritjen e shkallës së përmbytjeve, rritjen e shkallës së erozionit. Një nga sektorët që ndikohet drejtëpërdrejtë nga ndryshimet e klimës është edhe ai energjitik, veçanërisht në vendet ku prodhimi i saj bazohet në sistemin e hidroenergjisë.
Përmbledhje
Prodhimi i energjisë elektrike nga uji, apo sistemi hidroenergjitik, është mjaft e ndërthurur me ndryshimet klimatike. Hidrocentralet ndikojnë në reduktimin e shkarkimeve të gazeve sere, që konsiderohen përgjegjës për ngrohjen globale, por nga ana tjetër ndryshimet klimatike ndikojnë në prurjet e lumenjve dhe në kapacitetin e hidrocentraleve. Prandaj, ndërtimi i këtyre veprave infrastrukturore nuk është i qëndrueshëm dhe luhatet në përputhje me modelet e temperaturave dhe regjimin e reshjeve. Skenarët e reduktimit të reshjeve, si pasojë e çrregullimit të regjimit të tyre, parashikojnë se në pjesë të Evropës dhe Mesdheut, prodhimi i hidrocentraleve krahasuar me nivelet aktuale, mund të reduktohet me mbi 40% për shkak të rritjes së temperaturës sipas trajektores 3°C. Në rastin e vendit tonë, pellgu i Lumit Drin luan një rol të rëndësishëm në sistemet energjitike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ai siguron rreth 70% të furnizimit total me energji elektrike për Shqipërinë, 27% për Malin e Zi dhe 7% për Maqedoninë e Veriut. Në analizën e këtij skenari, deri në mesin e këtij shekulli, disponueshmëria, apo rezerva ujore që gjeneron energji elektike pritet të pësojë një rënie të ndjeshme me 15-52%. Humbjet në kaskadën shqiptare janë më të mëdha se në pjesët e tjera, dhe arrijnë mesatarisht deri në 2,000 GWh/vit.
Paqëndrueshmëria e sistemit përkthehet në shifra. Një raport i Entit Rregullator të Energjisë(ERE) në vitin 2023, tregon se për periudhën 2009-2023, prodhimi maksimal i enegjisë elektrike i realizuar nga KESH është shënuar në vitin 2010, në sasinë 7,014 GWh. Prodhimi i energjisë elektrike i vitit 2010 është 1,787 GWh më i lartë se prodhimi i energjisë elektrike i arritur në vitin 2023 i cili rezulton në sasinë 5,227 GWh. Ky tregues, paraqet në mënyrë të qartë shkallën e lartë të varësisë nga kushtet hidrologjike dhe për rrjedhojë ekzistencën e riskut në stabilitetin e prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë.
Për këtë arsye, ekspertët e fushës rekomandojnë një sërë masash për të diversifikuar prodhimin e energjisë, duke investuar në prodhimin e energjisë nga dielli dhe era. Por, edhe investimi për të rritur efiçensën e ndërtesave për të reduktuar konsumin e energjisë.
Angazhimet e Shqipërisë në raport me masat globale ndryshimet klimatike
Gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria i ka kushtuar vëmendje të veçantë mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi dhe ndryshimeve klimatike në veçanti. Vetë Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ka përfshirë “një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezin e sotëm dhe atë të ardhshëm”, si një nga objektivat shoqërorë që duhet të merren parasysh nga të gjitha institucionet shtetërore. Shqipëria është nënshkruese e Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, e miratuar në “Samitin e Rios “Earth” (Kyoto Protocol[1]) në 1992 dhe e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në 1994, e cila vendosi objektivin për të luftuar ndryshimet klimatike duke stabilizuar përqendrimet e GES[2] në atmosfera dhe kufizimi i rritjes mesatare të temperaturës globale. Shqipëria ka nisur procesin e ndryshimit të statusit nga një vend në zhvillim në një vend të zhvilluar. Ky proces është pjesë integrale e procesit të integrimit në BE dhe përfshin zhvillimin e kapaciteteve në nivel kombëtar për monitorimin dhe raportimin vjetor të gazeve serrë, formulimin dhe zbatimin e politikave për reduktimin e emetimeve të GES dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Për të arritur objektivat e reduktimit të emetimeve, Shqipëria është nënshkruese e Marrëveshjes e Parisit, e miratuar në dhjetor 2015 (COP[3] 21) dhe e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë në 2016. Palët në Marrëveshjen e Parisit, duhet të formulojnë gjithashtu strategji afatgjata, për emetime të ulëta të zhvillimit të GES-ve deri në mes të shekullit
Në shtatot të vitit 2021, qeveria shqiptare bri nje levizje të pa precedent në Glasgow. Në këtë Konferencë të Paleve nënshkruese të Marrëveshjes të Parisit (COP21), Shqiperia thelloi objektivin kombëtar të reduktimit të GHG-ve duke e çuar në -20.9% nga -11.5% që ishte angazhimi i mëparshëm.
Burimet e energjisë në Shqipëri
Furnizimi me energji parësore në Shqipëri dominohet nga produktet e naftës, hidrocentralet dhe energjia elektrike e importuar neto, dru zjarri dhe një sasi e vogël qymyri dhe gazi natyror. Referuar konsumit final të energjisë, sipas burimit të energjisë për vitet 2016 dhe 2022, rezulton se produktet e naftës janë ulur nga 60.40% (2016) në 58.93% (2022), ndërsa prodhimi nga hidrocentralet dhe importi neto i energjisë elektrike janë rritur nga 26.69% (2016) në 28.53%. Edhe përdorimi i lëndës drusore është reduktuar nga 10.04% (2016) në 7.96% (2022).
Përdorimi i produkteve energjitike 2016 – 2022
Lloji | Viti | Sasia ne % |
Produktet e naftes | 2016 | 60,40% |
2022 | 58,93% | |
Energjia elektrike | 2016 | 26,69 % |
2022 | 28.53 % | |
Drute e zjarrit | 2016 | 10.04 % |
2022 | 7.96 % |
Prodhimi i energjisë elektrike është përmbushur historikisht pothuajse ekskluzivisht nga hidrocentralet, me një kapacitet total të instaluar të energjisë prej 2700 MW, deri në fund të vitit 2022. Vendi ka shfrytëzuar afërsisht 50% të potencialit të tij hidro-energjetik dhe zgjerimi i ardhshëm i kapacitetit hidroenergjetik është i mundur kryesisht përgjatë Lumenjve Drin, Mat, Devoll dhe Bistrica. Për shkak të investimeve të reja në hidrocentrale të vogla dhe të mesme, kapaciteti total i instaluar arriti në 3000 MW në vitin 2022, nga të cilat 1,448 MW janë në pronësi të shtetit (1,350 MW hidro dhe 98 MW termocentrali i Vlorës), ndërsa pjesa tjetër private. Sektorët me konsumin më të lartë të energjisë në Shqipëri në vitin 2022 ishin sektori i transportit që konsumoi rreth 20.2% të energjisë finale, familjet (25%) dhe industria (19%).
Konsumatorët kryesorë të energjisë
Nr | Sektori | Sasia ne % |
1 | Konsumatori familjar | 25 % |
2 | Transporti | 20.2 % |
3 | Industria | 19 % |
Për të përmirësuar sektorin e prodhimit, gjatë viteve të fundit, Shqipëria ka punuar për të ndryshuar politikën e efiçencës së energjisë, duke mbështetur përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, duke e bërë atë pjesë të strategjisë energjitike të vendit. Për shkak të rënies së kostove të teknologjisë dhe potencialit të konsiderueshëm të energjisë së rinovueshme që ka vendi, panelet diellore mund të përdoren me kosto efektive për të zbutur ndikimin në çmimin e energjisë elektrike tek konsumatori fundor. Deri në fund të vitit 2022, ishin instaluar 150 MW shtesë panele diellore nga vetëprodhuesit.
Ndryshimjet e klimës dhe ndikmi në sistemin energjitik.
Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë në infrastrukturën tonë transportuese të ujit në mënyra të ndryshme, duke përfshirë rritjen ose uljen e nivelit të reshjeve, niveleve më të larta të detit dhe temperaturat më të larta. Sipas skenarëve të një studimi të fundit, ndryshimi i rregullave të funksionimit të digave për të përballuar përmbytjet ka një ndikim të vogël në prodhimin vjetor të energjisë elektrike në pellg. Humbjet në kapacitetin prodhues për hidrocentralet e përfshira në studim (Spilje dhe Fierzë) variojnë nga 0.5% deri në 3% në vit.
Çdo skenar ushtron presion të konsiderueshëm në asetet e rrjetit tonë të ujit. Rritja e reshjeve mund të shkaktojë dëme në infrastrukturë, ndërsa ulja e tyre mund të rrisë ndotjen e ujit për shkak të reduktimit të rrjedhës. Hidroenergjia është aktualisht burimi më i madh i energjisë së rinovueshme në mbarë botën. Kapaciteti total i instaluar arriti në 1,330 GW në vitin 2020, që përfaqëson 15.6% të prodhimit global të energjisë elektrike, ose rreth 60% të të gjithë prodhimit nga burimet e rinovueshme në mbarë botën.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) nënvizon rëndësinë e hidrocentraleve në raportin e saj. Raporti “Net-Zero deri në vitin 2050” sugjeron se bota do të duhet të dyfishojë kapacitetin hidroenergjitik deri në mesin e shekullit për të mbajtur temperaturën globale nën 1.5°C në krahasim me periudhën para-industriale. Kjo do të thotë se i njëjti kapacitet që u instalua në 100 vitet e fundit do të duhet të ndërtohet në 30 vitet e ardhshme. Hidroenergjia është mjaft e ndërthurur me ndryshimet klimatike. Nga njëra anë, hidrocentralet kontribuojnë ndjeshëm në zbutjen e shkarkimeve të gazeve sere, përgjegjës për ngrohjen globale, por nga ana tjetër ndryshimet klimatike ndikojnë në prurjet e lumenjve dhe në kapacitetin e hidrocentraleve. Prandaj, ndërtimi i këtyre veprave infrastrukturore nuk është i qëndrueshëm dhe luhatet në përputhje me modelet e temperaturave dhe regjimin e reshjeve.
Raporti i Gjashtë i Vlerësimit (AR6) nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPÇ) vlerësoi se prodhimi global i hidrocentraleve ra me 4-5% krahasuar me prodhimin mesatar afatgjatë që nga viti 1980, për shkak të thatësirës. Megjithatë, ndryshimet që vijnë si pasojë e skenarëve të shumtë të klimës janë të një larmie të gjerë dhe variojnë sipas rajonit. Në pjesë të Evropës dhe Mesdheut, prodhimi i hidrocentraleve krahasuar me nivelet aktuale, mund të reduktohet me mbi 40% për shkak të rritjes së temperaturës sipas trajektores 3°C. Rreziqet nga përmbytjet dhe dëmet shoqërore parashikohen të rriten me intensifikimin e ngrohjes globale, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, sigurinë ushqimore, prodhimin e energjisë elektrike dhe fusha të tjera.
Në rastin e vendit tonë, pellgu i Lumit Drin luan një rol të rëndësishëm në sistemet energjitike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ai siguron rreth 70% të furnizimit total me energji elektrike për Shqipërinë, 27% për Malin e Zi dhe 7% për Maqedoninë e Veriut.
Vendet perfituese nga Pellgu i Lumit Drin
Nr | Vendi | Sasia e energjise |
1 | Shqiperia | 70 % e nevojës |
2 | Mali i Zi | 27 % e nevojës |
3 | Maqedonia e Veriut | 7 % e nevojës |
Pellgu i Lumit Drin po përballet me sfida të shumta mjedisore, ku ndryshimet klimatike dhe përmbytjet përbëjnë shqetësimet kryesore. Ky studim ka analizuar ndikimin e këtyre fenomeneve në sistemin energjitik të pellgut, duke u fokusuar në një analizë gjithëpërfshirëse të optimizimit tekniko-ekonomik. Përmes kësaj qasjeje, synohet të kuptohet më mirë ndërveprimi midis ndryshimeve klimatike, dinamikës së përmbytjeve dhe prodhimit të energjisë në këtë ekosistem ujor kompleks.
Plani i Integruar i Menaxhimit të Energjisë Hidrike është mjet thelbësor për operatorët e digave. Ky plan mundëson planifikimin strategjik si në afat të shkurtër, ashtu edhe për të ardhmen e largët, duke përmirësuar dy aspekte kryesore: prodhimin e energjisë dhe kontrollin e përmbytjeve. Përmes kësaj qasjeje të integruar, operatorët mund të balancojnë më efektivisht nevojat për gjenerim energjie me kërkesat për siguri dhe menaxhim të qëndrueshëm të burimeve ujore.
Në analizën e këtij skenari, diferenca në disponueshmërinë e ujit për shkak të ndryshimit të klimës rezulton në një rënie të ndjeshme, me 15-52% në vit, të gjenerimit të energjisë hidrike brenda pellgut deri nga mesi i shekullit të XXI-të. Humbjet në kaskadën shqiptare janë më të mëdha se në pjesët e tjera, dhe arrijnë mesatarisht deri në 2,000 GWh/vit.
Në kuadër të planifikimit për furnizimin me energji elektrike, burimet e rinovueshme alternative mund të konsiderohen si zgjidhje kyçe. Këto burime janë thelbësore për zbutjen e ndikimit të ndryshimeve klimatike në sigurinë energjitike, sidomos në perspektivën afatgjatë. Diversifikimi i burimeve të prodhimit, përmes integrimit të teknologjive të ndryshme të rinovueshme, jo vetëm që i redukton kostot por edhe forcon qëndrueshmërinë e sistemit energjitik përballë sfidave klimatike.
Vetë për nga natyra e tyre, ndryshimet klimatike kanë një ndikim afatgjatë, çka nxjerr në pah nevojën për planifikim afatgjatë dhe perspektivë investimi. Analiza tregon se dielli dhe era mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kornizën e burimeve alternative të furnizimit me energji elektrike të vendeve pjesë e Basenit të Lumit Drin, dhe të kompensojnë kësisoj, reduktimet e mundshme, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.
Përdorimi i energjisë diellore dhe asaj të erës kontribuon në nxitjen e pavarësisë energjitike dhe mundëson reduktimin e importit të energjisë elektrike me 65% për Shqipërinë dhe 25% për Maqedoninë e Veriut. Gjithsesi, implikimet financiare nuk janë të imëta. Kostoja e përgjithshme e sistemit rritet nga 34.7 miliardë euro në 155 miliardë euro në skenarin më të keq.
Ky ndryshim i kostos është kryesisht i nxitur nga rritja e instalimeve të energjisë diellore dhe të erës, për të kompensuar rënien e prodhimit hidro-energjitik nga pellgu i Drinit, kombinuar me ndryshimet e derivuara si pasojë e sasisë së importit e energjisë elektrike. Ky mund të përbëjë fare mirë një tregues tjetër të ndikimit të ndryshimeve klimatike në sistemet elektrike të vendeve të në të cilat shtrihet ky pellg.
Për sa u përket parashikimeve të ndryshimeve klimatike, studimet e ardhshme mund të eksplorojnë një gamë më të gjerë skenarësh për të përcaktuar shkallën e pasigurisë mbi ndikimin e kushteve klimatike.
Sipas Raportit të ERE në vitin 2023, prodhimi maksimal i enegjisë elektrike i realizuar nga KESH sh.a. për periudhën 2009 – 2023 është arritur në vitin 2010 në sasinë 7,014 GWh. Prodhimi i energjisë elektrike i vitit 2010 është 1,787 GWh më i lartë se prodhimi i energjisë elektrike i arritur në vitin 2023 i cili rezulton në sasinë 5,227 GWh. Ky tregues, paraqet në mënyrë të qartë shkallën e lartë të varësisë nga kushtet hidrologjike dhe për rrjedhojë riskun e madh të sistemit hidro-energjitik nga ndryshimet e klimës.
Varësia e prodhimit të energjisë elektrike, (për shkak se ky prodhim bazohet kryesisht në burime hidrike) bën të nevojshëm vijimin e diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë elektrike në vendin tonë, në perputhje me Strategjinë Kombëtare të Energjisë dhe Planit të Konsoliduar Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të energjisë, miratuar nga Këshilli i Ministrave.
Por, çfarë rekomandohet për ti paraprirë të ardhmes në këtë fushë?
Ekspertët rekomandojnë rritjen e prodhimit të energjisë nga era dhe dielli. Termoizolimin e banesave, për të reduktuar konsumin e energjisë dhe mbi të gjitha, përdorimin ne vend të energjisë së rinovueshme që prodhohet dhe mospërodirmin e tokës për të prodhuar energji diellore për eksport.
Më konkreëtisht:
- Të zbatohen masat dhe politikat (PaM) të miratuara të cilat parashikojnë:
- Diversifikim të burimeve të rinovueshme. Kjo do të thotë të rritet pjesa e investimeve në impiantet fotovoltaike, duke lënë në gjendjen aktuale prodhimin e energjisë nga hidrocentralet. Kjo situate është komplementare pasi, sado të vogla apo të meda të jenë impiantet diellore ato kontribuojne në nivelin e ujit në hidrocentrale dhe plotesojne.
- Energjia elektrike nga burime të rinovueshme është aset kombëtar dhe duhet konsumuar brenda vëndit. Ajo duhet të kontribuoje në arritjen e objektivit kombetar prej 54.5% të kësaj energjie jo fosile, krahasuar me burimet e tjera qe konsumohen në Shqiperi, sidomos nafta për transport.
- Të ketë politika të drejta të përdorimit të tokës për fotovoltaike. Dhënia e tokës për tregun e lirë rezikon qe energjia e rinovueshme të shitet në tregje rajonale duke mos u konsumuar në vend. Konkurenca e çmimeve të energjive fosile do të jape presione për importe të energjise elektrike nga burime të rinovueshme. Kjo po ndodh aktualisht në Shqiperi.
- Eficenca e energjisë është urgjente për tu zbatuar! Institucioni i ngritur është i dobët dhe asnjë masë nuk po merret që nga kriza e çmimeve të vitit 2022, ku masat e ndërmara u harruan.
- Masat për izolimin e ndërtesave publike dhe private për rritjen e eficencës janë lënë mënjanë, pavarësisht faktit se shumë institucione kanë vendosur panele diellore për prodhimin e energjise elektrike. Kjo mund të ulë konsumin e tepruar por gjithesesi, në fillim merren masat për të reduktuar konsumin e energjine dhe, me pas si mase e fundit është prodhimi i energjise në keto ndërtesa.
Burimi:
Mentor Kikia
Artikulli u përgatit nga stafi i organizatës Forumi i Mendimit të Lirë, me asistencën e ekspertit të energjitikës, Z. Gjergj Simaku.
Comments 1